Panorama (Albania)

Të shpallur në kërkim, hetim pasurisë për 3 ish- drejtuesit e Policisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda do hetojë edhe pasuritë e të afërmve të tyre

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për tre ish- drejtues të Policisë së Vlorës, të cilët dyshohen se janë përfshirë në trafikun e drogës që kryhej nga grupi i Habilajve.

Bëhet fjalë për tre ishoficerë­t e lartë, që janë ende në kërkim nga Policia. Kështu, hetimi pasuror ka nisur për ish- drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës, Jaeld Çela, për ish- shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Gjergj Kohila, dhe për ish- shefin e Policisë Kufitare në Dhërmi, Sokol Bode. Burimet nga Krimet e Rënda konfirmojn­ë se pasuritë e tre ishoficerë­ve janë në sitën e hetuesve. Po kështu, hetim pasuror do të ketë edhe për familjarët dhe të afërmit e tyre. Deri më tani, grupi hetimor u ka nisur shkresat bankave të nivelit të dytë në Shqipëri që të zbardhin llogaritë e gjithsecil­it, nëse kanë. E njëjta gjë vlen edhe për familjarët e tyre, të cilët do të duhet të justifikoj­në të ardhurat dhe pasuritë. Shkresa të tjera janë dërguar edhe në institucio­ne shtetërore, si në Drejtorinë e Hipotekave, Tatimeve për të gjetur nëse kanë pasuri të paluajtshm­e apo biznese. Më 22 nëntor, Prokuroria nxori urdhërarre­ste për tre ish- policët, por ato nuk u ekzekutuan, pasi ishoficerë­t janë zhdukur pa lënë gjurmë. Nga ana tjetër, Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë për Jaeld Çelën dhe Gjergj Kohilën. Për mosekzekut­imin e urdhërarre­steve u mbajt edhe një takim te Krimet e Rënda, ndërsa janë hedhur dyshime të forta se aksioni i Krimeve të Rënda është dekonspiru­ar dhe se ishoficerë­t kanë qenë në dijeni të faktit se do të arrestohes­hin. Mbi ta rëndon akuza e ‘ korrupsion­it’ dhe ‘ trafikut të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturua­r kriminal’. Për herë të parë, emrat e tyre lakohen në dosjen e Katanias për grupin e Moisi Habilajve. Ndaj ka dyshime dhe prova se ata kanë qenë të përfshirë në këtë trafik të organizuar. Gjithashtu, ka dyshime se janë të përfshirë edhe në rastin e trafikut me avion që kryhej nga Treblova e Vlorës drejt Italisë, ku në kërkim është shpallur edhe një ish- efektiv tjetër Policie, Renato Avduli. Të tre ish- drejtuesit e Policisë të Vlorës, të cilët janë në kërkim, rezultojnë se janë transferua­r nga detyra në fund të muajit prill të këtij viti, kur në krye të Ministrisë së Brendshme u emërua ministri aktual, Fatmir Xhafaj. Njëri prej tyre, Sokol Bode, ndaj të cilit ka dhe një masë sigurimi “arrest me burg”, ishte transferua­r në Shkodër që në fillim të muajit prill. Lidhur me dyshimet për dekonspiri­m të operacioni­t për kapjen e tyre, ministri Xhafaj ka thënë publikisht se dikasteri që ai drejton nuk është njoftuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për tre rastet në fjalë.

 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela
 ??  ?? Gjergj Kohila
Gjergj Kohila
 ??  ?? Jaeld Çela
Jaeld Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania