Panorama (Albania)

Uji izolon qindra banorë, evakuohen me helikopter­ë 11 vetë

-

FUSHE- KRUJE- Qindra shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat e bashkisë së Fushë- Krujës vijojnë të qëndrojnë nën pushtetin e ujërave që prej 48 orësh. Dhjetëra fshatra po vuajnë pasoja të ndryshme pasi dy ditë më parë lumi Zezë doli nga shtrati dhe përmbyti e izoloi mijëra banorë. Situata alarmante paraqitet ne fshatin Derven ku niveli i ujit vijon të jetë shumë i lartë dhe për pasojë banorët e kanë të pamundur të dalin nga banesat e tyre. Në fshatrat Derven dhe Mallkuc të Krujës janë dashur operacione nga ajri për t’u ardhur në ndihmë banorëve qe rrezikonin jetën e tyre. Dy helikopter­ë të Ushtrisë fluturuan mbi banesat e këtyre fshatrave për të marrë banorët, të cilët ishin ngjitur në çatitë e banesave të tyre. Helikopter­ët e Forcës Ajrore evakuuan 11 persona në Mallkuc. Ndërkohë, në Fushë- Krujë, pranë urës së Gjolës, janë evakuuar rreth 60 familje të përmbytura, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Zezë. Sipas Shtabit të Emergjenca­ve civile, janë rreth 60 familje të përmbytura në këtë zonë ku niveli i ujit ka arritur mbi 1.5 metra, ndërsa harta e përmbytjes pritet të zgjerohet gjatë orëve në vazhdim. Banorët kanë humbur gjithçka, që kanë arritur ta ngrenë me mund për vite të tëra, pasi nuk kanë mundur të shpëtojnë as orenditë shtëpiake, të cilat janë shkatërrua­r plotësisht. Ata shprehen se përmbytja nuk ka ardhur si pasojë e natyrës, por nga papërgjegj­shmëria e qeverisë që nuk ka marrë asnjë masë gjatë viteve të fundit edhe pse situata është e përsëritur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania