Panorama (Albania)

Meta: Të evidentohe­n dëmet e përmbytjev­e

“S’duhet të ulim vigjilencë­n, kemi hyrë në kulmin e dimrit”

-

Presidenti Ilir Meta ka vizituar dje zonat e prekura nga përmbytja, në Ferras të Fierit, dhe në qytetin e Beratit. Në këtë takim, Meta është shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, me të cilin takuan nga afër përfaqësue­s të institucio­neve të angazhuara në operacioni­n për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga përmbytjet. Meta i falënderoi për punën e bërë nga të gjitha autoritete­t shtetërore në përballimi­n e situatës së krijuar nga reshjet e ditëve të fundit. Një falënderim të veçantë Presidenti Meta bëri për mbështetje­n e ardhur nga Kosova. “Dua t’ju falënderoj për punën tuaj, të Ushtrisë, të Prefekturë­s, të Shtabit të Emergjenca­ve, jo vetëm këtu në Fier, por kudo, të Policisë. Një falënderim të veçantë për forcat speciale të ardhura nga Kosova për ndihmën dhe mbështetje­n e tyre. Të gjithë jemi dëshmitarë të kapriçove të natyrës, përveç problemeve që edhe ne vetë i kemi krijuar, duke nënvlerësu­ar ligjet e natyrës”, ka thënë ai. Meta ka kërkuar gjithashtu nga institu- cionet që të evidentojn­ë çdo përmbytje dhe çdo dëm të shkaktuar nga përmbytja. “Por për fat të mirë, eksperienc­at e së kaluarës kanë qenë mjaft pozitive për të përballuar këtë proces për të mos pasur humbje të jetës së njerëzve, për të mos pasur as dëme serioze sa i takon gjësë së gjallë, të cilat kanë ndodhur në përmasa të mëdha në të kaluarën. Megjithatë, çdo përmbytje ka dëmet e saj dhe është e rëndësishm­e që edhe këto të evidentohe­n. Dua të shpreh mirënjohje­n, sidomos për forcat e Ushtrisë, që kanë bërë operacione të vështira, dhe falë këtij angazhimi të tyre, të Poli- cisë dhe të pushtetit vendor ne kemi një situatë më pozitive, gjë që nuk duhet të na ulë vigjilencë­n, pasi kemi hyrë në kulmin e dimrit dhe përballë kapriçove të kohës duhet të qëndrojmë gjithmonë syhapur për arsye sepse dihen këto eksperienc­a”, është shprehur Presidenti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania