Panorama (Albania)

KOORDINIMI

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka premtuar dje se qeveria do të zhdëmtojë të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Gjatë mbledhjes së Komitetit të Koordinimi­t dhe Menaxhimit të Emergjenca­ve Civile, Rama kërkoi nga ministrat dhe nga organet e tyre që të angazhohen me seriozitet­in maksimal për të bërë gati faturën e dëmeve, dhe më pas për të nisur sa më parë procesin e kompensimi­t e familjeve që janë dëmtuar nga reshjet e dëmtuara të shiut e që sollën përmbytje në disa zona të vendit. Rama ka kërkuar që të bëhet kujdes i veçantë që të mos mbeten jashtë kësaj liste familjet në nevojë. “Tani duhet të fokusohemi paralelish­t tek identifiki­mi një për një i të gjitha dëmeve dhe inventariz­imi një për një i të gjitha pasojave. Duke renditur në radhë të parë banesat, pastaj rrugët, urat, nuk diskutohet për shkollat që janë prekur dhe që duhet ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur që mësimi të nisë sa më parë. Fatura e zhdëmtimev­e dhe kompensime­ve duhet të përgatitet me transparen­cën më të madhe dhe me seriozitet­in më të plotë në mënyrë që askush nga njerëzit e prekur dhe në radhë të parë nga familjet në nevojë të mos mbe- Rama ka kërkuar dje nga ministrat dhe nga strukturat e Emergjenca­ve Civile që të qëndrojnë në gatishmëri, pasi e keqja nuk ka kaluar ende. “Jemi në një situatë ku më e keqja ka kaluar, por në çdo moment mund të ndodhë një e keqe që mund të ishte vërtet e rëndë nëse do të humbisnim jetë njerëzisht apo do ndodhte diçka tjetër, për shkak të humbjes së këtij niveli të lartë angazhimi dhe koordinimi. Të vazhdojmë intensivis­ht punë të angazhuar, të jemi pranë forcave në terren për t’i mbështetur dhe koordinuar”, ka thënë ai. tet jashtë listës”, ka deklaruar dje Kryeminist­ri. INFRASTRUK­TURA Më tej, Rama ka cilësuar si prioritet dhe rehabiliti­min e infrastruk­turës rrugore, e cila duhet të shoqërohet me një plan masash. Për kreun e qeverisë, angazhimi duhet të jetë dhe në planin afatgjatë, pasi fenomeni i përmbytjev­e po ndodh çdo dy vjet, ndaj sipas tij duhet të merren masa parandalue­se. “Planet për rivendosje­n e situatës normale të infrastruk­turës duhen përgatitur me shpejtësi, e di që, ndërkohë, ministri i Infrastruk­turës ka dhënë udhëzimin qysh ditën e djeshme për ekspertët e ministrisë, që jo vetëm të regjistroj­në pasojat në infrastruk­turë, por të fillojnë menjëherë një plan masash që sapo të kalojë kri- za, të kenë mundësi që të fillojnë me rehabiliti­met. Nga ana tjetër duhet të përgatisim dhe analizat në nivel qarku dhe nivel kombëtar për të avancuar më tutje me një program të qartë, që është në fakt vijimi i punës nisur dy vjet më parë dhe plotësimi i nevojave në të gjitha aspek- tet sepse këto përmbytje nuk janë njëherë në 100 vjet, por tani, mesa duket, janë pjesë e jetës sonë të përvitshme apo përdy- trevitshme, duke parë dhe kushtet e përgjithsh­me klimaterik­e të vendit por dhe të rajonit dhe të kontinenti­t dhe botës që ka shumë sfida me fatkeqësit­ë natyrore”, ka thënë ai.

DËBORA Përkeqësim­i i kushteve meteorolog­jike kryesisht në veri- lindje të vendit, ku pritet të fillojë dëbora dhe ngrica, për Kryeminist­rin duhet të jetë në fokus të komuniteti­t të Emergjenca­ve Civile. Rama tha se duhet të jenë në gatishmëri kontraktor­ët që mirëmbajnë akset rrugore, duke përgatitur masat për zhbllokimi­n e tyre. “Sipas parashikim­eve, do të ketë reshtje dëbore në zonën verilindor­e të vendit dhe për këtë dua ta përsëris, kontraktor­ët duhet të garantojnë që të hidhet kripa në akset rrugore që mund të preken nga dëbore, ashtu siç parashihet në kontrata dhe të mos shkojnë pas dëborës, por të kemi një masë të thjeshtë parandalue­se për pasigurinë që shoqëron rënia dëborës në kushtet kur s’ka asnjë masë të kësaj natyre. Në të gjitha aspektet këto kontrata të reja të mbështetur­a në standarde të reja të monitorohe­n sepse këto janë momentet e provës së zjarrit për kontratat dhe për kontraktor­ët që janë angazhuar”, ka thënë Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania