Panorama (Albania)

Veliaj, ndihma për familjet e prekura nga përmbytjet

- TIRANE

Bashkia e Tiranës u ka ardhur dje në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet. Grupit të vullnetarë­ve iu bashkua edhe kryebashki­aku Erion Veliaj, i cili së bashku me të rinjtë paketoi një sasi ushqimesh dhe veshmbathj­esh në magazinën e Rezervave të Emergjencë­s, që Bashkia e Tiranës ka ngritur në Farkë, e më pas u shpërndanë për familjet në nevojë në zonën e ish- Institutit, në Njësinë 8, në Njësinë 4 pranë Bregut të Lumit dhe në Njësinë 6.” Jam shumë krenar sot për Tiranën. Tirana, kur shikon se ka një nevojë, solidarizo­het; kur shikon një problem, e zgjidh; kur shikon një krizë, mobilizohe­t dhe besoj se kjo është fryma e Tiranës, kjo e bën qytetin tonë të jetë një qytet unik në raste të tilla. Sot do të vazhdojmë me ndihma në Njësinë 11, në Njësinë 8 dhe në Njësinë 4. Kemi të gjitha listat e familjeve me ndihmë ekonomike”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte dje pranë familjeve të prekura nga përmbytjet në qytetin e Fushë- Krujës, ku ka kërkuar nga qeveria që të ndërhyjë urgjentish­t në këto zona për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura.

Kreu i opozitës është takuar me banorët e zonës, të cilët janë ankuar tek ai se kanë 24 orë pa ushqime dhe se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Banorët në FushëKrujë i thanë Lulzim Bashës se mesnatën e së premtes Kryeminist­ri qëndroi fare pak minuta në autostradë dhe nuk i takoi të përmbyturi­t. Basha i kërkoi Ramës të shkojë pranë njerëzve dhe t’i ndihmojë ata me ushqime, veshje dhe strehim. “Kam ardhur t’ju shoh dhe për të ndërgjegjë­suar që t’ju gjenden pranë e t’ju ndihmojnë. Ju keni nevojë për ndihmë. Të bëjmë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit. Kjo është e para. Pastaj të gjithë përgjegjës­it do të mbajnë përgjegjës­i. Të gjithë do të mbajnë përgjegjës­i”, ka thënë dje Basha. Në Fushë- Krujë, Basha pati rastin të falënderoj­ë të gjithë ata që po bëjnë gjithçka për të shpëtuar jetën e njerëzve. “Edhe atyre njerëzve që kanë bërë sakrificë, ushtarë dhe policë u jam shumë mirënjohës. Se ata janë duke u përballur me rrezikun. I falënderoj nga zemra”, ka thënë Basha.

PËRPLASJA Ndërkohë, qëndrimeve të kreut të PD- së i është përgjigjur kryetari i Grupit të PS- së, Taulant Balla, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook të dhënat e mirëmenaxh­imit të kaskadave si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. Sipas Ballës, nga shitja e energjisë në katër ditë KESH ka fituar 2.9 milionë euro. “KESH mundi të shmangë në maksimum shkarkimet pa të ardhura, duke depozituar në Kosovë 26500 MWh energji dhe shitur në tregun e parregullu­ar 58000 Mwh, duke i krijuar të ardhura kompanisë publike në vlerën 2.9 milionë euro. Mos harroni se kjo formë menaxhimi profesiona­l ka 4 vite që ndodh, pa krijuar asnjë fenomen përmbytjes­h në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës. Ky është menaxhimi i përgjegjsh­ëm i kaskadës nga ekspertët. Kujtoni pak si e menaxhonin kaskadën ata të Republikës së re, Saliu dhe Luli, që hapnin e mbyllnin portat e hidrocentr­aleve me telefon! Ata që dinë se 7 x 7 = 42 apo 36 + 49 = 95 nuk kanë pasur menaxhim tjetër veçse të hapnin portat dhe përmbysnin ç’të dilte përpara! Ai që paguan 1 milion dollarë në dëm të imazhit të Shqipërisë, nuk di të bëjë asnjë punë. Prandaj Lulzim, eksperti duhet lënë të bëjë punën e ekspertit dhe politikani atë të politikani­t. Ti Lulzim, për fat të keq, s’di të bësh asnjërën. Saliu dhe Luli në opozitë janë fat i mirë dhe për Shkodrën e Lezhën, e për gjithë Shqipërinë”, shkruan Balla.

 ??  ?? Lulzim Basha dje në Fushë- Krujë
Lulzim Basha dje në Fushë- Krujë
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania