Panorama (Albania)

Ministrja Gjonaj në Burgun e Zaharisë: Furnizim me ilaçe

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i Burgjeve, Arben Çuko, inspektuan ditën e djeshme burgun e Zaharisë në Krujë. Gjonaj, gjatë fjalës së saj tha se sigurua në këtë burg është e nivelit më të lartë dhe se burgu nuk është prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit. “Forcat e Policisë në Burgje janë në nivelin më të lartë të përballimi­t të çdo lloj situate”, ka thënë ministrja Gjonaj gjatë fjalës së saj. Për ministren Gjonaj, Burgu i Zaharisë në Krujë është në vëmendjen e Ministrisë së Drejtësisë, për shkak edhe të specifikës së veçantë të tij. Në të vuajnë dënimet persona me probleme shëndetëso­re dhe me çrregullim­e të shëndetit mendor. “Burgu i Zaharisë është furnizuar me të gjitha medikament­et e nevojshme mjekësore dhe stafi mjekësor është në punë 24 orë në 24. Jemi në gatishmëri të plotë dhe për burgjet në të gjithë vendin dhe konfirmojm­ë se situata është nën kontroll”, tha ministrja Gjonaj. Aktualisht, në Burgun e Zaharisë gjenden 71 të dënuar. Nga këta, 58 janë të dënuar për vrasje, 19 prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm. Dy ditë më parë, ministrja Gjonaj dha edhe lajmin se këtë vit nuk do të ketë amnisti për të dënuarit. Megjithatë, për vitet e ardhshme ajo konfirmoi që do të ketë të tilla, por do të përjashtoh­en rastet e dhunës në familje. “Nuk është përcaktuar nëse do të ketë këtë vit amnisti. Jemi pak vonë, kështu që nuk besoj se në 2017- n do të ketë një amnisti drejtuar Parlamenti­t. Nuk do të ketë, por ajo që është më e rëndësishm­e, në çdo lloj amnistie që mund të propozohet nga Ministria e Drejtësisë, rastet e dhunës në familje nuk do të gjejnë vend në të. Pastaj, fjalën e fundit do ta ketë Kuvendi nëse do ta miratojë propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, për përjashtim­in e rasteve të dhunës në familje në amnisti”, tha ministrja Etilda Gjonaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania