Panorama (Albania)

Kapen 90 kg kanabis në Tiranë, pranga 5 shpërndarë­sve

Sekuestroh­en katër automjetet e grupit dhe tetë aparate celulare

-

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion antidroge më 1 dhjetor në kryeqytet, i cili u finalizua me kapjen e 90 kg kanabis dhe arrestimin e pesë personave. Operacioni është kryer rreth orës 12: 45 nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Policinë e Tiranës. Konkretish­t, në pranga kanë rënë: Klajdi Xhelollari, 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë; Husni Elmazi, 31 vjeç, lindur në Mokricë dhe banues në Durrës; Afrim Shaba, 54 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; Artian Kërtusha, 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, si edhe i dënuar më parë; Pirro Çapi 52 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, edhe ky i dënuar më parë. Policia kishte marrë informacio­n në rrugë operative, se tre shtetasit, Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kryenin shitje të lëndëve narkotike drejt personave të ndryshëm. Ata operonin kryesisht në Kamëz, Institut, Paskuqan dhe Babrru. Sipas Policisë, ata lëviznin me tri automjete, një “BMW” me targa AA 324 RV dhe dy “Peugeot” me targa AA 911 GY dhe AA 459 IA. Të tre personat u arrestuan në rrugën “Kastriotët” dhe në automjetet që ata drejtonin u gjet edhe droga, e cila peshonte 90 kg. Po kështu, Policia thotë se në vijim të atij operacioni janë arrestuar edhe dy shtetasit e tjerë, Arian Kërtusha dhe Pirro Çami, të cilët ishin duke lëvizur me një automjet tip “Mercedez- Bez”, me targa AA 761 KK. Për këta ka dyshime se bashkëpuno­jnë me tre të arrestuari­t në rrugën “Kastriotët”. Gjithashtu, janë sekues- truar katër automjetet, me të cilat lëvizte grupi dhe 8 aparate celulare. Grupi akuzohet për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpuni­m”. “Nga ana e Specialist­ëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëv­e më datë 01.12.2017, në orët e mesditës është organizuar një aksion pasi në bazë informa- cioneve të marra në rruge operative, që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtari­së së kundraligj­shme në fushën e narkotikëv­e, ka rezultuar se shtetasit Klajdi Xhelollari, Hysni Elmazi dhe Afrim Shaba, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, kryenin aktiviteti­n e kundraligj­shëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “kanabis sativa” në sasi të konsiderue­shme, personave të ndryshëm në zonën e Kamzës, Institut Kamëz, Paskuqan, Babrru”, shkruan njoftimi i Policisë.

 ??  ?? Arrestimi gjatë operacioni­t “Mjegulla”
Arrestimi gjatë operacioni­t “Mjegulla”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania