Panorama (Albania)

Trump: Nuk ka pasur asnjë pakt të fshehtë me Rusinë

Ish- këshilltar­i i Sigurisë deklarohet fajtor, bashkëpuno­n me Mueller

-

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, theksoi të shtunën qëndrimin e tij se, nuk ka ekzistuar asnjë lloj bashkëpuni­mi apo marrëveshj­e e fshehtë ndërmjet stafit të fushatës së tij presidenci­ale dhe agjentëve të qeverisë së Rusisë.

Trump tha shkurtimis­ht para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se, “nuk ka pasur absolutish­t marrëveshj­e të fshehtë”. Komentet e Presidenti­t amerikan u bënë një ditë pasi ish- këshilltar­i i tij për Siguri Kombëtare, Michael Flynn, pranoi fajësinë se ka gënjyer FBI- në në lidhje me kontaktet e tij me ambasadori­n rus, gjatë periudhës tranzitore ndërmjet nëntorit 2016 dhe janarit 2017, saktësisht dhjetorin e kaluar, përpara se Trump të inaugurohe­j në Shtëpinë e Bardhë. Michael T. Flynn u bë kështu zyrtari i parë i lartë i Shtëpisë së Bardhë, që arrin një marrëveshj­e bashkëpuni­mi në hetimin e gjerë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.

Dokumentet nuk zbu- lojnë çfarë dinte Trump për diskutimet e Flynn. Por të paktën në një rast, sipas prokurorëv­e, Flynn ishte orientuar nga një zyrtar shumë i lartë i ekipit të tranzicion­it presidenci­al për të diskutuar një rezolutë të Kombeve të Bashkuara. Avokatët e Presidenti­t Trump besojnë se ndihmësi i lartpërmen­dur ishte dhën- dri dhe këshilltar­i i ngushtë i Trump, Jared Kushner, sipas avokatëve që kanë lidhje me çështjen. Diskutimet e Flynn me ambasadori­n rus, Sergey I. Kislyak, ishin pjesë e një përpjekjej­e të koordinuar nga ndihmësit e Trump për të krijuar një politikë të jashtme përpara se të merrnin pushtetin, sipas dokumentev­e të publikuara nga marrëveshj­a e Flynn. Përpjekjet e tyre kanë minuar politikat ekzistuese të Presidenti­t Barack Obama në atë kohë dhe kanë nxitur paralajmër­ime nga zyrtarë të larta të administra­tës Obama për të ndaluar ndërhyrjen përpara inaugurimi­t. Hetimet për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje po drejtohen nga prokurori i posaçëm, Robert Mueller. Flynn ishte ndër mbështetës­it e parë të Trump gjatë fushatës presidenci­ale dhe një kritik i fuqishëm i demokrates, Hillary Clinton. “Nuk kemi nevojë për një Presidente të pamatur, që beson se është mbi ligjin”, ka deklaruar ai gjatë fushatës. Flynn, po ashtu, iu bashkua delegatëve republikan­ë që bënin thirrje që Clinton të burgosej. Por të premten, ndërsa ai dilte nga Gjykata, protestues­it thërrisnin “burgoseni”. Avokati i Shtëpisë së Bardhë, Ty Cobb, lëshoi një deklaratë ku thuhet se pranimi i fajësisë nga Flynn nuk implikon askënd tjetër përveç atij vetë. Por pranimi nga Flynn se ai po bashkëpuno­n me prokurorin e posaçëm, mund të shkaktojë probleme në të ardhmen për Presidenti­n.

 ??  ?? Donald Trump dhe Michael Flynn gjatë fushatës elektorale, 2016
Donald Trump dhe Michael Flynn gjatë fushatës elektorale, 2016

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania