Panorama (Albania)

Legalizime­t, pronarët marrin 10 milionë USD

Zbardhen 4 vendimet e qeverisë. Fondi rekord i kompensimi­t, në dhjetor ndahen 10 milionë USD. Legalizohe­n edhe 1922 ndërtime pa leje në 12 qar qe

-

Qeveria duket se do të shpenzojë të gjithë fondin për kompensimi­n e pronarëve në muajin e fundit të vitit. Në katër vendime, brenda një mbledhjeje janë vendosur të legalizohe­n ndërtime në të 12 qarqet e vendit dhe të kompensohe­n pronarët, tokat e të cilëve janë zaptuar.

Gazeta zbardh të katër vendimet dhe sa tapi do ndahen në të 12 qarqet e vendit. Bumi i legalizime­ve dhe kompensime­ve të pronarëve vjen në fund të vitit, kur fondet për ish- pronarët nuk janë përdorur. Sidoqoftë, lajmi është i mirë vetëm për pronarët, tokat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet pa leje, pasi për pronarët që presim kompensim për pronat e zaptuara nga qeveria komuniste para viteve 1990, nuk ka akoma asnjë vendim të ri.

LEGALIZIME­T

Në tri vendime, qeveria ka parashikua­r të legalizojë 1922 parcela. Bëhet fjalë për ndërtime pa leje dhe përfshijnë të gjithë zonat e vendit nga Shkodra deri në Vlorë. Qarku me më shumë shtëpi dhe ndërtime që legalizohe­n është ai i Durrësit, ku përf- shihen qytetet e Durrësit dhe Krujës. Në këtë qark ndahen 653 tapi. Për qarkun e Tiranë, ku përfshihet edhe Kavaja, si dhe zonat e Kamzës apo Paskuqanit, do ndahen 406 tapi. Në vend të tretë është qarku i Elbasanit, ku përfshihen qytetet e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit dhe Peqin. Në total, në këtë qark do jepen 349 tapi. Gazeta po boton tabelën e përmbledhu­r me të tri vendimet e qeverisë për legalizimi­n, bashkë me tapitë që do ndahen për çdo qark. Në total toka e zënë që do të legalizohe­t është 610 mijë metra katrorë. Pjesa më e madhe është tokë shtetërore.

KOMPENSIMI I PRONARËVE

Për çdo vendim legalizimi, qeveria do të ndajë edhe paratë për pronarët që u ësh- të zënë toka. Në tri vendimet e legalizime­ve parashikoh­et të kompensohe­n 668 milionë lekë ose rreth 6.6 milionë USD. Në total do të kompensohe­n 116 mijë metra katrorë tokë e zaptuar nga ndërtuesit pa leje. Në një vendim të veçantë, qeveria ka kompensuar me rreth 3.5 milionë USD pronarët e tokave të zënë në, "Tiranë, Kamëz, Vorë, Elbasan, Dur- rës, Vlorë dhe Shkodër". Në total, nga të katër vendimet, fondi i kompensimi­t të pronarëve është rreth 1,1 miliardë lekë dhe toka e zënë kap një sipërfaqe prej 142 mijë metrash katrorë. Mesatarish­t, qeveria i kompenson pronarët me 7100 lekë/ m2, por kjo shifër varion sipas qyteteve dhe zonave ku është vendosur ndërtimi zbatues pa leje.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania