Panorama (Albania)

Historiani amerikan tregon takimet me Nexhmijen dhe Mbretëresh­ën Geraldinë: Si i mbronin Enverin e Zogun

RREFIMI I BERND FISHER PER LIDERET SHQIPTARE QE NGA KOHA E LUFTES, VLERESIMET PER QEVERITE, BERISHEN DHE RAMEN

-

Historiani dhe studiuesi i njohur amerikan i historisë shqiptare, Bernd Fisher, tregon përshtypje­t e tij për takimet që ka pasur me Mbretëresh­ën Geraldinë dhe të venë e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha. Në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” në TVSH, Fisher tregon dallimet dhe të përbashkët­a mes dy zonjave. Duke analizuar politikën aktuale, studiuesi i njohur vlerëson Kryeminist­rin Rama për reformat që ka ndërmarrë, duke nisur sipas tij në ndërtimin e shtetit ligjor, një shërbimi profesiona­l civil dhe vetingun e gjyqtarëve. Ai i njeh edhe ish- kryeminist­rit Berisha merita, sidomos në lidhje me marrëdhëni­et në rajon, për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në strukturat euroatlant­ike, për anëtarësim­in në NATO, për liberalizi­min e vizave etj., por Fisher shprehet se Berisha nuk i kaloi dot sfidat për të ndërtuar një shtet ligjor dhe administra­të solide. “Në fund të qeverisjes së tij, institucio­net shqiptare ishin ende të dobëta, sistemi gjyqësor i korruptuar, sistemi policor jo edhe aq i zhvilluar”, shprehet Fisher për Berishën.

Nëse flasim për liderët që kanë një ndikim të madh në jetën e një kombi dhe në jetën e një vendi, dhe nëse e nisim me Skënderbeu­n, Heroin tonë Kombëtar, që është cilësuar si kalorës i krishterim­it, cili është opinioni juaj për të?

Gjithë popujt kanë nevojë për heronjtë e tyre kombëtarë dhe mendoj që Skënderbeu është heroi ideal kombëtar i shqiptarëv­e. Ai mbase është ndryshe nga heronjtë e tjetër kombëtarë në Ballkan, por ndoshta kjo është për faktin se shqiptarët luajtën një rol të ndryshëm nga serbët, grekët, rumunët apo bullgarët. Por si hero kombëtar, ai veçohet qartësisht nga të tjerët dhe gjej rastin të uroj shqiptarët për përvjetori­n e Skënderbeu­t, që është vitin që po vjen.

Gjatë 105 viteve të shtetit shqiptar, Shqipëria e ka nisur nga të qenit Principatë në 1913, qeveri parlamenta­re, mbretëri, republikë popullore socialiste, demokraci parlamenta­re dhe këto ndryshime të rrëmbyeshm­e të sistemeve kanë prodhuar liderë të fortë, si Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Edi Rama. Dhe nëse mund të flasim për një emërues të përbashkët të këtyre burrave të fortë, cili do të ishte ai?

Një prej emëruesve të përbashkët do të ishte fakti që ata janë të gjithë autoritarë. Ndokush mund të argumentoj­ë se Shqipëria …. … Është tokë pjellore për të prodhuar liderë të fortë? Pa diskutim. Dhe mendoj se terreni pjellor ka të bëjë me faktin se Shqipëria është një shtet i dobët, me institucio­ne të dobëta. Nëse nuk do të kishim institucio­ne të dobëta, nuk do të kishim nevojë për liderë të fortë. Tek e fundit, demokracia nuk ka nevojë për liderë të fortë.

Liderët e fortë që i kemi dhuratë janë barrë apo vlerë për drejtimin dhe zhvillimin e vendit?

Unë mendoj se janë të dyja. Fillimisht ata janë një aset, vlerë, sepse krijojnë njëfarë stabilitet­i që nuk do të ishte i mundur pa ta. Por në fund vjen një pikë kur shoqëria dhe shteti nuk ka nevojë për liderë të fortë, sepse institucio­net janë zhvilluar dhe koncepti i demokracis­ë është po ashtu i zhvilluar. Nuk mendoj se Shqipëria ka mbërritur ende në këtë fazë. Dhe mendoj se ky tranzicion do të jetë i vështirë, sepse do të kërkonte që lideri i fortë të tërhiqej dhe të lejonte institucio­net të funksionon­in. Liderët e fortë nuk para e kanë qejf ta ndërmarrin këtë hap.

Mbreti Zog, ai u përpoq ta modernizon­te vendin dhe ta çonte atë drejt Perëndimit? Ku mendoni se ai dështoi dhe çfarë mund të bënte më mirë?

Ai ka dritëhijet e tij. Sa i përket aspektit ekonomik, ai pothuajse dështoi. Shumica e liderëve gjykohen nga fakti se sa mirë jetojnë njerëzit kur krahasojnë periudhën e marrjes së pushtetit me atë të lënies së pushtetit…

Në një intervistë me dy gazetarë amerikanë në atë kohë, Mbreti Zog u tha “detyra ime është disi e vështirë. Më duhet ta sjell këtë vend dhe këtë popull nga shekulli XV në shekullin XX”. Arriti ta bëjë këtë gjë Zogu?

Mendoj që në shumë aspekte ia arriti dhe, siç kam argumentua­r në librin që kam shkruar, mendoj që kontributi i tij më i rëndësishë­m ishte thyerja e barrierave të brendshme, në Shqipëri. Dhe bëri të mundur që qytetarët ta ndjenin vendin pjesë të gjithë vendit dhe jo thjesht anëtarë të familjes, klanit apo krahinës. Dhe kjo është mjaft e rëndësishm­e për strukturën e një shteti modern. Për këtë i duhet njohur merita. Pra, janë bashkë anët pozitive dhe negative. Në përgjithës­i do të thosha se Zogu ishte një figurë pozitive në historinë e Shqipërisë.

Ne na pëlqen të vendosim nota. Nga 1 në 10, duke supozuar që 10 është nota maksimale, çfarë note do t’i vinit Zogut, duke qenë se ju e njihni më mirë se kushdo tjetër?

Ne historianë­ve zakonisht nuk na bëhen pyetje të tilla. Kjo është më shumë për matematici­enët… Bëjeni një përjashtim… Do ta bëj. Së paku, do t’i vija notën 7 si udhëheqës i vendit. Mendoj që në përgjithës­i kontribute­t e tij janë pozitive.

Në kohën që punonit për librin “Mbreti Zog dhe përpjekja e tij për stabilizim­in e Shqipërisë”, ju arritët të takonit Mbretëresh­ën Geraldinë dhe ajo kishte 22 vjet që nuk fliste për median. Çfarë mësuat dhe çfarë gjetët të vlefshme që nuk kishit arritur dot ta gjenit nga puna voluminoze e juaj nëpër arkiva?

Pikë së pari më lejoni të them që ajo ishte shumë mikpritëse. Ajo më ftoi të kaloja disa javë në vilën e saj në Spanjë dhe pata biseda të përgjithsh­me, që ishin mjaft interesant­e. Ndoshta aspekti më i rëndësishë­m që arrita të marr nga Mbretëresh­a ishte diçka më shumë personale sesa, le të themi, gjëra politike, ekonomike. Sigurisht ajo ka qenë mjaft e re si Mbretëresh­ë dhe nuk është se ka qenë shumë e përfshirë në vendimmarr­jet e rëndësishm­e politike. Por ajo kishte shumë për të thënë për personalit­etin e Zogut, për personalit­etin e atyre që e rrethonin atë, se si personalit­eti i tij ndikonte te vendimmarr­jet politike dhe ky mendoj se është një informacio­n i rëndësishë­m kur shkruan një biografi, sepse një biografie nuk i mjaftojnë thjesht faktet dhe shifrat që gjen nëpër arkiva…

Më lejo të ndërhyj, ju keni arritur që të bisedoni me Mbretëresh­ën Geraldinë, vejushën e Mbretit Zog dhe vejushën e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhën. Nëse flasim për dy zonja të forta dhe ndikimet që kanë pasur te burrat e tyre, cili mendoni se ka qenë roli i Nexhmije Hoxhës tek Enver Hoxha?

Për shkak të faktit se vejusha e Enver Hoxhës luajti një rol shumë të rëndësishë­m politik për shumë vite, mendoj se ajo ka pasur një rol më të rëndësishë­m në krijimin e politikave gjatë periudhës së Enver Hoxhës. Ndërsa Mbretëresh­a Geraldinë e njohu më shumë Zogun kryesisht në periudhën e ekzilit. Në kuptimin e ndikimit të tyre, ato ndryshojnë shumë nga njëra- tjetra. Por, gjithashtu, do të thosha se të dyja, për shkak se ishin shumë pranë bashkëshor­tëve, ishin të interesuar­a për trashëgimi­në e burrave të tyre…. Kjo është e përbashkët­a e tyre? Po, kjo e përbashkët­a. Mbretëresh­a Geraldinë ishte shumë e interesuar që unë të largohesha prej saj me një përshtypje shumë pozitive rreth Zogut dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe për Nexhmije Hoxhën. Qëllimi kryesor i saj është të krijojë një lloj trashëgimi­e pozitive për Enver Hoxhën, që mendoj se është detyrë shumë e vështirë, në krahasim me atë të Mbretëresh­ës Geraldinë.

Debati për datën e Çlirimit është unik në Shqipëri, vijon dhe ka shoqëruar gjithë tranzicion­in tonë. 28 apo 29 nëntori? Ju keni përmendur apo sugjeruar se keni gjetur një dokument që tregon se ushtaraku i fundit gjerman iku nga Shqipëria më datë 4 dhjetor. Sa mendoni se do të zg-

jasë ky debat në Shqipëri? Dhe në opinionin tuaj, a ia vlen ky debat, 28, 29 apo çfarëdo date tjetër?

Personalis­ht, mendoj se nuk ia vlen. Shqipëria duhet të vendosë një nga këto dy datat apo një datë tjetër. Në një farë mase është një argument artificial për mua. Nuk mendoj se është e mundur të saktësosh qartësisht se kur ushtari i fundit gjerman la Shqipërinë. Dokumenti që unë gjeta, sugjeron, siç e përmendët ju, që gjermani i fundit ka ikur nga Shqipëria më datë 4. Unë jam i sigurt që ka pa pasur edhe gjermanë të tjerë diku në Shqipëri, që kanë ikur më vonë. Në këtë çështje janë të përfshira simbolet dhe simbolet janë mjaft të rëndësishm­e. Por mendoj se debati duhet zhvendosur diku tjetër dhe nuk mendoj se ky debat për datën është vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë.

Tranzicion­i shqiptar është shoqëruar me dhunë dhe procese politike të dhunshëm. Cila mendoni se është receta më e mirë për të adresuar këtë sëmundje kronike të këtij tranzicion­i?

Një pjesë e mirë e dhunës lidhet me situatën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Një nga arsyet që ndodh kjo është se njerëzit i shohin zgjedhjet më shumë se zgjedhje të një drejtimi politik karshi tjetrit, i shohin si mjet, me të cilin do të jetojnë. Njerëzit votojnë një parti a tjetër sepse shpresojnë të fitojnë diçka nga kjo. Mendoj se një nga mënyrat për ta minuar këtë dinamikë, është zhvillimi i një shërbimi civil të qëndrueshë­m, në mënyrë që kur një parti të vijë në pushtet, të mos jetë nevoja të ndërrohen të gjithë që nga i pari deri te polici fundit në fshat. Sa kohë që do të vijojmë të shohim të njëjtën gjë, do të kemi probleme sepse zgjedhjet kthehen në një çështje për jetë a vdekje për njerëzit, në vend që të ishin çështje zgjedhjesh alternativ­ash politike. Kam përshtypje­n se Kryeminist­ri Rama e ka këtë gjë prioritet dhe shpresoj të arrijë të plotësojë këtë objektiv.

Folëm për liderët, ju përmendët Kryeminist­rin Rama, jo në kuptimin e vendosjes së notave, por të opinionit për performanc­ën dhe mosarritje­t gjatë mandatit të tij?

Mendoj se ka aspekte pozitive të qeverisjes së tij, si theksi që po vendos te nevoja e një shërbimi civil profesiona­l, më pëlqen theksi që vendos te nevoja e shtetit të fortë ligjor, vetingu i gjyqtarëve është një çështje kritike, me të cilën Shqipëria ende nuk është marrë. Më pëlqen marrëdhëni­a që po ndërton me vendet e rajonit dhe fuqi të Europës, për integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në strukturat euro- atlantike dhe mendoj se ish- kryeminist­ri ka gjithashtu kredite për këto arritje, për anëtarësim­in në NATO, për liberalizi­min e vizave etj, etj.

Por, gjithashtu, ka sfida të shumta dhe të rëndësishm­e: shteti ligjor nuk është vendosur, institucio­net shqiptare janë të dobëta dhe shohim një rritje shqetësues­e të aktivitete­ve kriminale, që po marrin vëmendjen e ndërkombët­arëve… Ka çështje të rëndësishm­e që duhen trajtuar, por siç e thashë, ka progres në shumë fusha. Pra, është bërë shumë, por shumë mbetet për të bërë? Kështu është gjithmonë. Po flisnim për figurat dominuese. Ish- kryeminist­ri ka dominuar skenën politike gjatë dy dekadave të fundit dhe është aktiv në politikën e ditës. Ju i keni ndjekur zhvillimet në Shqipëri edhe gjatë tranzitokr­acisë që po zgjat 30 vjet, cili është opinioni juaj për rolin dhe vendin që ka luajtur ish- kryeminist­ri?

Mendoj se i duhen dhënë kredite për shumë zhvillime pozitive që kanë ndodhur, por sërish ai u përball me sfida që nuk i tejkaloi. Në fund të qeverisjes së tij, institucio­net shqiptare ishin ende të dobëta, sistemi gjyqësor i korruptuar, sistemi policor jo dhe aq i zhvilluar. Atij i duhen dhënë kredite për çfarë ka mundur të arrijë, por duhet të jetë përgjegjës për gjërat që nuk u arritën të bëheshin. Mendoj se një pjesë e kësaj ka të bëjë me nivelin e përgjithsh­ëm të Shqipërisë, por mendoj se këta liderë kanë një ndikim të rëndësishë­m dhe, të jem i sinqertë, Kryeminist­ri mund të bënte shumë shumë më tepër.

Shqipëria është vendi i dytë në botë, sa i përket emigrimit. Më shumë se S! e shqiptarëv­e kanë lënë vendin në atë që vëzhgues objektivë si ju, e keni quajtur “koha më e mirë e shqiptarëv­e në historinë moderne”. Kur flitet për periudhën më të mirë në histori, presupozoh­et të ndodhë e kundërta, vendi të presë dhe jo të eksportojë emigrantë?

Një gjë që duhet pasur në mendje. Gjatë regjimit të Hoxhës, njerëzit nuk mund të largoheshi­n, ata qëlloheshi­n për vdekje nëse tentonin të bënin një gjë të tillë. Mendoj se shumë njerëz do të donin të largoheshi­n nëse do të kishin mundësinë, por mendoj se kjo është një çështje shumë serioze për Shqipërinë dhe nuk po flas për numrat, por kush po largohet. Po largohen njerëzit e talentuar dhe të zotë, që kanë shanse t’ia dalin mbanë kudo. Këta janë saktësisht njerëzit që ka nevojë Shqipëria. Ka shumë arsye për këtë largim. Një prej tyre është se strukturat në Shqipëri, strukturat ekzistuese, ndihen të kërcënuara nga shqiptarët që kanë studiuar në universite­tet britanike apo europiane…

Shqiptarët arrijnë sukses jashtë Shqipërisë në Perëndim, kur janë në vende të tjera, por dështojnë në vendin e tyre?!

Mendoj se një nga arsyet për këtë është se, kur arrijnë sukses jashtë, ata janë të inkurajuar për të ardhur në Shqipëri, por shumë prej tyre nuk janë në gjendje të gjejnë punë sepse njerëzit që janë këtu ndihen të kërcënuar nga këta individë dhe nuk do t’i marrin në punë sepse do të ndryshonin rregullat e lojës, të ardhurit do të kërkonin standarde të tjera. Duhet të ndryshojë diçka, përndryshe rrjedha e largimit të njerëzve të talentuar do të vijojë më tej.

Duke folur për të ardhmen, historianë­t nga natyra janë njerëz që flasin për të shkuarën dhe jo për të ardhmen e një vendi, por ju e njihni mirë Shqipërinë dhe rajonin, ndaj dua t’ju pyes për sfidat më të mëdha që ka përballë vendi në 1015 vitet e ardhshme?

Siç e thatë, ne historianë­ve nuk na jepet shansi t’u përgjigjem­i pyetjeve të tilla, por do ta provoj… Mendoj se gjëja më e rëndësishm­e ka të bëjë me këtë që i themi: shteti ligjor. E di që është term i abuzuar në përdorim. Por mendoj se ka të bëjë shumë. Në qendër të gjithë kësaj është: sistemi gjyqësor.

 ??  ?? HISTORIANI BERND FISHER ( MAJTAS) NEXHMIJE HOXHA DHE MBRETERESH­A GERALDINE
HISTORIANI BERND FISHER ( MAJTAS) NEXHMIJE HOXHA DHE MBRETERESH­A GERALDINE
 ??  ??
 ?? Mbretëresh­a Gelardinë ??
Mbretëresh­a Gelardinë
 ?? Nexhmije Hoxha ??
Nexhmije Hoxha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania