Panorama (Albania)

“U bllokuam 24 orë në katet lart, pa ujë, bukë e në të ftohtë”

-

SHIJAK- Lumi Erzen është tërhequr duke u rifutur në shtratin e tij, por dëmet që kjo përmbytje ka lënë pas llogariten në qindra milionë lekë. Dhjetëra familje kanë mbetur mes katër rrugëve, pasi banesat e tyre janë dëmtuar nga rrjedha e lumit. Sipas banores Dallëndysh­e Laci, vetëm dje pas tërheqjes së ujërave, banorët e Shijakut dhe ata të Sukthit kanë mundur të dalin nga banesat e tyre, pasi ndodheshin të bllokuar për më shumë se 24 orë në katet e dyta dhe të treta të objekteve. Dallandysh­e, çfarë dëmesh keni? Ju e shikoni vetë se çfarë katastrofe është. Nuk ka ngelur asnjë gjë. Uji ka marrë përpara gjithçka, ndërsa ka depërtuar në katin e parë të shtëpisë. Dëmet materiale, sikurse i shikoni, janë të shumta. Kemi ngelur vetëm me rrobat që kemi veshur, pasi gjithçka tjetër ka dalë jashtë përdorimit. Ku ndodheshit në momentin që lumi doli nga shtrati? Ndodheshim në shtëpi. Ishim në gjumë, në katin e parë të shtëpisë, vetëm kur erdhën komshinjtë, të cilët na thanë ngrihuni se ju mori rrjedha e lumit. Nuk patëm mundësi të shpëtonim asgjë. Qëndruat të bllokuar në katin e dytë? Jo vetëm familja jonë, por të gjitha familjet u vendosën në katet e dyta të objekteve, pasi katet e para u mbushën nga uji. Ata që kanë shtëpi 1- katëshe u strehuan te fqinjët. Mbetëm të bllokuar në katin e dytë, nuk mund të zbrisnim, qoftë edhe për t’u furnizuar me ushqime. Kishim etje, ftohtë dhe uri, por e kishim të pamundur, pasi ishim të bllokuar dhe nuk kishim asnjë mundësi.

Po kjo është e disata herë që përmbytemi. Vjet edhe parvjet u përmbytëm sërish. E njëjta situata përvit. Sa herë ka shira, ne përmbytemi dhe humbasim gjithçka. l. m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania