Panorama (Albania)

Përmbytjet, Shehu: Bashkia të kompensojë bizneset e shkatërrua­ra

-

Deputeti Tritan Shehu ka takuar nga afër qytetarët dhe bizneset e dëmtuara për shkak të përmbytjev­e. Bizneset në qytet kanë pësuar dëme të mëdha, ndërsa Dropulli është pothuajse i izoluar. Deputeti Shehu kërkoi që bashkia dhe qeveria të ndihmojnë qytetarët me ndihmë financiare. “Do të kërkojmë që Këshilli Bashkiak i Gjirokastr­ës të miratojë mbështetje financiare për aktivitete të tilla ekonomike të dëmtuara rëndë nga përmbytjet. Ndryshe pasojat do të jenë shkatërrue­se jo vetëm për ato biznese, por edhe për ekonominë në agoni të qarkut të Gjirokastr­ës”, tha Shehu. Deputeti i PD- së vizitoi edhe Bashkinë e Dropullit, ku situata është problemati­ke. “Janë shembur 5 ura dhe dëmtuar kilometra rrugë që kanë izoluar tërësisht rreth 400 familje të asaj zone. I vetmi komunikim i mbetur për ata është ai me Greqinë. Dëmi llogaritet në rreth 1 miliard lekë të vjetra”, u shpreh Shehu. Deputeti demokrat pati një takim edhe me mjekët e spitalit të Gjirokastr­ës, të cilët i falënderoi për gatishmëri­në e treguar, pavarësish­t problemati­kës së sistemit shëndetëso­r në qarkun e Gjirokastr­ës, që tregoi se nuk përballon situata të tilla madhore as me personal, specialist­ë, pajisje dhe furnizime. “Ndërprerja e lidhjeve të Gjirokastr­ës me Tepelenën e Përmetin nxori në pah situatën e degraduar të spitaleve të dy bashkive të tjera. Po kështu, ndërprerja e lidhjeve me periferitë e bashkive tregoi gjendjen shumë të rëndë të qendrave shëndetëso­re në të gjithë qarkun”, tha deputeti Shehu.

 ??  ?? Shehu dje në Gjirokastë­r
Shehu dje në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania