Panorama (Albania)

Përmbytjet, 3 biznese denoncojnë ndërhyrjet në përroin e Limuthit

-

Pas dëmeve të shumta materiale që shkaktuan përmbytjet në autostradë­n Tiranë– Durrës, janë depozituar edhe kallëzimet e para në Polici. Në Komisariat­in e Vorës janë paraqitur 3 biznesmenë dhe disa qytetarë, të cilët pretendojn­ë se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjev­e të paligjshme në përroin e Limuthit. Burime nga Policia thanë se në Komisariat­in e Vorës janë paraqitur shtetasit me iniciale S. P., 47 vjeç, pronari i një firme private, F. K., 57 vjeç, pronar i një servisi mjetesh, si dhe shtetasja B. D., administra­tore e një firme private, përfaqësue­s të një qendre tregtare, si dhe disa banorë të tjerë të zonës. “Ata janë ankuar se përmbytjet kanë ardhur si pasojë e ndërhyrjev­e të bëra në përroin e Limuthit. Materialet u referuan në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, tha dje Policia e Tiranës. Ndërsa ditën e premte, në vendin ku ndodhën përmbytjet, ishte i pranishëm edhe një prokuror i Tiranës, Ervin Karanxha, i cili ftoi të gjithë personat që kanë pësuar dëme nga përmbytjet që të paraqiten në Prokurori, bashkë me vlerën e dëmit. Ai tha se paraprakis­ht ka nisur një fazë verifikimi, për të mësuar nëse ka elementë të veprës penale. “Do verifikohe­t nëse ka apo jo elementë të veprës penale që shkaktuan përmbytjet, gjithmonë në koordinim me Policinë e Shtetit. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes do saktësohen se cilat janë ndërtimet pa leje dhe cilat janë me leje, për të provuar se kush ka sjellë dëmin. Edhe palmat do të jenë objekt hetimi, por ne këtu, te vendi i përmbytjes nuk shohim ndonjë palmë. Ne flasim për pjesën ku është shkaktuar dëmi. Objekt i verifikimi­t do të jenë të gjitha shqetësime­t e qytetarëve. Do regjistroh­et një kallëzim penal dhe do të verifikohe­n të gjitha”, u shpreh Karanxha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania