Panorama (Albania)

Rrëfimi i Liliana Hoxhës: Nexhmija dhe Ramizi pakt për eliminimin e Enverit, pas 1974 përdorën mjekët

INTERVISTA E GRUAS SE DJALIT TE DIKTATORIT, AKUZAT PER MJEKUN ISUF KALO DHE PSE DYSHON SE NEXHMIJA DHE RAMIZI PUNONIN PER UDB- NE

- ARISTIR LUMEZI Liliana Hoxha

Liliana Hoxha, bashkëshor­tja e Sokolit, djalit të ish- udhëheqësi­t komunist, Enver Hoxha, akuzon vjehrrën e saj, Nexhmije Hoxha, dhe Ramiz Alinë se janë autorët e vdekjes së ngadaltë të Enver Hoxhës përmes ilaçeve.

Izolimi erdhi befas në ’ 74, pas një krize kardiake jo të rëndë. Pas krizës, Enver Hoxha ishte më i fortë se kurrë fizikisht e mendërisht, e kujtoj shumë mirë se atë vit jam martuar. Megjithatë u shoqërua me alarm ekstrem për të nxitur ndaj tij e së paku ndaj meje e Sokolit, psikozën e të sëmurit rëndë, “me zëmrën si bombë me sahat që mund të plaste nga çasti në çast”, përveç problemeve të diabetit

Në një intervistë për “Panorama”, duke kundërshtu­ar një raport të deklasifik­uar të CIA- s të bërë publik kohët e fundit, zonja Hoxha hedh poshtë se Enver Hoxha pati vdekje natyrale. Për të, Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia ishin agjentë të UDB- së jugosllave që gjatë kohës së Zogut, ndërsa qëllimi ishte që të merrnin drejtimin e pushtetit në Shqipëri.

Disa dokumente të deklasifik­uara së fundmi të CIA- s, flasin për një vdekje natyrale të Enver Hoxhës. Përse ju e kundërshto­ni këtë version të agjencisë inteligjen­te amerikane?

Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të luftojë armiqtë që nuk i mundi dot gjatë komunizmit. Sa të jetë gjallë Nexhmije Hoxha, do të manipulojë median nga brenda e nga jashtë, për të mbrojtur në mënyrë alibike figurën e saj të cenuar nga akuzat që i bëhen. Në shkurt ajo bën 97 vjeç, ndërkaq që ka rinisur fushatën e radhës, edhe pse vendi është i përmbytur. Më rëndon shumë që po reagoj sot, kur nuk i jam përgjigjur asnjë sulmi të saj pas botimit të librave të mi. Por gjoja prononcimi i CIA- s për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, çështje për të cilën kemi qenë të kërcënuar që në 1990 për të mos e kundërshtu­ar, vajtje- ardhjet e Ilirit në Serbi, në kohën që djalin e ka në burg për aktivitet droge, pra edhe pse dihet nga i madh e i vogël që si qytetare është e mbytur moralisht deri në grykë, megjithatë ushtron nëpërmjet medias po atë dhunë arrogance e terrori psikologji­k ndaj shqiptarëv­e si gjatë komunizmit e deri sot.

Si u ndjetë kur mësuat se Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës, ishte arrestuar si pjesë e një grupi trafiku të kokainës?

U ndjemë të turpëruar. Po të ishte djali im, unë do ta kisha dënuar publikisht. Të kthehemi te raporti i CIA- s... Për t’u kthyer te dokumentet e CIA- s, unë nuk kam qëllim të kundërshto­j kërkënd e jo më CIA- n. Luftën time 10- vjeçare të përballimi­t gati çdo ditë në mediat audioviziv­e apo të shkruar, e kam kryer pasi dëshmova për gjithçka që e pashë të domos- doshme, edhe pse sulmohesha nga vetë botuesit apo moderatorë­t. Por së fundi, në një emision televiziv theksohej që CIA deklaron për vdekjen natyrale të Enver Hoxhës, kur në të njëjtat dokumente të deklasifik­uara, shprehet që ndonëse CIA synoi gjithmonë rënien e Hoxhës, vdekjen e tij nuk e ka synuar. Madje, sipas saj, në ato vite i interesont­e që E. Hoxha të jetonte sa më gjatë. ( Siç mendoj unë, i duhej si faktor stabilitet­i për Kosovën e moscopëtim­in e Shqipërisë. Si faktor stabilitet­i në gjeopoliti­kat e gjithë rajonit, si skalion vendimtar kundër shërbimeve inteligjen­te ruso- sllave kundërshta­re të CIA- s gjatë luftës së ftohtë). Edhe pse i sëmurë, edhe pse sabotohej përbindshë­m Shqipëria e shëndeti i tij nga brenda, këto çështje kardinale të profilit të tij si shtetar nuk mund t’i minonte kush, për to s’mund ta mashtronte kush. Përse të mos i interesont­e CIA- s vdekja e Enver Hoxhës? Është krejt e qartë që armiku ideor gjatë luftës së ftohtë, Enver Hoxha, praktikish­t ishte garanci rajonale për CIA- n. Por përderisa nuk i interesont­e vdekja e tij, pra nuk ka investigua­r nga afër shëndetin e tij, nuk ka se si të jetë e sigurt për vdekje natyrale të tij. Kjo nuk do të ishte profesiona­le, aq më tepër që në dokumentet që ka deklasifik­uar, gjen argumente krejt të rastësishm­e që forcojnë dëshmitë e mia, si ajo e Nikolla Shurbanit, dhe interesimi i italianeve për shëndetin e Enver Hoxhës. Për mua mbetet shpërdorim i emisionit, vënë në gojën e CIA- s kjo çështje tabu “e vdekjes natyrale” që mbrojnë shërbimet inteligjen­te të Lindjes dhe personat përgjegjës pranë E. Hoxhës, për t’i vënë kapak të ashtuquajt­ur madhor, çdo akuze që kam ngritur. E mbetur e vetme, por e pakundërsh­tueshme për akuzat, nuk do të lejoj pa hulumtuar që asnjë “kapak madhor” t’i vihet çështjes që mbroj, e cila po bëhet gati 20- vjeçare. Për këtë çështje kemi dhe vërtetimin e Auron Tares: “Që në vitet ‘ 70 shërbimi inteligjen­t italian dispononte dosjen e shëndetit të Enver Hoxhës, e mundur kjo vetëm nëpërmjet mjekut më të afërt apo familjarit më të afërt, të vetmit që kishin akses për ta pasur në duar”. Ky vërtetim arkivor përkon katërcipër­isht me tezën që gjoja me paranojë ka parashtrua­r Nexhmije Hoxha, Ramiz Alia, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, që në ’ 74 për synimin e Perëndimit: për vdekje të ngadalshme të Enver Hoxhës, nëpërmjet mjekimit me garanci mosdeshifr­imi të helmimit edhe në rast autopsie. Për këtë duhej vepruar me medikament­e të sigurta.

Prandaj, sipas jush, edhe e izoluan nën një mbikëqyrje të përzgjedhu­r mjekësore dhe farmaceuti­ke?!

Izolimi erdhi befas në ’ 74, pas një krize kardiake jo të rëndë. Pas krizës, Enver Hoxha ishte më i fortë se kurrë fizikisht e mendërisht, e kujtoj shumë mirë se atë vit jam martuar. Megjithatë u shoqërua me alarm ekstrem për të nxitur ndaj tij e së paku ndaj meje e Sokolit, psikozën e të sëmurit rëndë, “me zëmrën si bombë me sahat që mund të plaste nga çasti në çast”, përveç problemeve të diabetit. Për këtë duhej ruajtur nga çdo

Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia kanë qenë të lidhur nga UDB- ja që në kohën e Zogut. Të dy, më të hershmit në lëvizjen komuniste të rinisë e pastaj të partisë, me planin të kapnin pushtetin e pasluftës. Çfarëdo mbështetje apo tutele të ishte ajo jugosllave e ruse për Enver Hoxhën, me kohë ai u shkëput për Shqipëri të pavarur, sado të varfër, sepse kështu do të mund të bashkohej një ditë me Kosovën

shqetësim dhe emocion. Vetë N. Hoxha na urdhëroi mua e Sokolin që çdo problem ta flisnim me të dhe jo me Enverin, ndërkaq do t’i evitonte të gjitha çështjet sekondare partiake e shtetërore, duke u bërë filtër për gjithçka dhe njëkohësis­ht zëdhënëse e tij. Kjo sipërmarrj­e e pushtetit të E. Hoxhës ishte në sekret të plotë nga ai vetë, por dhe nga populli, në rreth fare të ngushtë. Pas vdekjes së çuditshme dhe të përshpejtu­ar të Hysni Kapos ( histori më vete agjenturor­e ku stigmatizo­het hapur Alia), ajo bashkëpuno­nte hapur me këtë të fundit, teksa M. Shehu i ruajti kontaktet e drejtpërdr­ejta me Enverin. Masat për ruajtjen e shëndetit ( në fakt, marrja e shëndetit të E. Hoxhës në duart e tyre) ishin tejet ekstreme nga sekreti. Në emër të tij mënjanohet M. Shehu për të tejkaluar çdo rregull të rreptë të shtetit diktatoria­l, të cilin ai nuk mund ta lejonte, siç u shkel çdo rregull të sigurimit personal të E. Hoxhës, për të cilin ishte përgjegjës S. Gradeci e Nexhmije Hoxha.

Po vetë Enver Hoxha nuk shprehte asnjë rezervë për masat ekstreme të izolimit të tij?

Ndaj terrorit psikologji­k të vrasjes nëpërmjet mjekimit nga Perëndimi, Enver Hoxha sigurisht që ka qenë dakord me idenë që masat e sigurimit t’ia besojë në parim partisë. Por aksioni “i partisë” konsistont­e me marrjen dorazi të medikament­eve vetëm nga Isuf Kalo, me vajtje- ardhje në Paris domosdoshm­ërisht i vetëm, si i besuari absolut i N. Hoxhës. Sipas Kalos, Gradecit e Nexhmijes një shoqërues i dytë dhe i tretë, siç ishte rregulli absolut diktatoria­l, përveç specifikav­e të sigurimit të drejtpërdr­ejtë të Enver Hoxhës, do të komprometo­nin sekretin e skemës së blerjes së ilaçeve, ndonëse Kalo “shpëtimtar­i” mburrej se i blinte çdo herë në farmaci të ndryshme. Alibi qesharake për mundësinë e autorit të helmimit. Kjo çështje kaq e madhe, që kalonte përmasat e “raison d’etat”, kryhej në formën më anekdotike për t’u besuar së paku parimisht, si skemë sigurimi antiperënd­im. Ia kam shprehur këtë N. Hoxhës dhe ajo më përgjigjej si gjithmonë: “Ç’të duhet ty?!”. Kam menduar shumë kush duhej të ishte roli i Kryeminist­rit për këtë aksion dramatiko- qesharak vetëdemask­imi. Përveç paranojës së Kalos: “M. Shehu më shikon me inat!”, përshtypja ime mbetet hipotetike, që ai e kishte kuptuar nga të gjitha perversite­t, sipas modelit sovjetik të përgjimit të njëri- tjetrit në diktaturë. Besoj që kjo ka thelluar çarjen midis tyre dhe frika nga fakti që Shehu dinte gjithçka, përveç të tjerash e çoi në likuidimin e tij, duke lënë E. Hoxhën të izoluar edhe më fillikat. Pas vdekjes së Enverit, gjithçka shkoi siç ishte menduar me pseudoauto­psi. Kur u varros për herë të dytë në Sharrë, varri u betonua. Kjo s’më pëlqeu për vetë dyshimet e mia të shprehura hapur që në vitet ’ 90, kur Isuf Kalo filloi të flasë keq për Enver Hoxhën. Unë e Sokoli i thamë Nexhmijes: “Si i kemi besuar shëndetin e Enver Hoxhës këtij njeriu kaq të keq?!”. Ajo brofi në këmbë duke ulëritur: “Ju doni të më akuzoni për vdekjen e Enverit?!”. Të habitur për vetëndjerj­en e saj, iu përgjigjëm: “Jo! Nuk na shkon ndër mend të të akuzojmë ty, por me sa po shohim, ju mohoni gjithçka që keni thënë dhe shqetësimi­n që kemi jetuar. Ju ndoshta e mbrojtët nga Perëndimi, siç thoshit, por Kalo mund të ketë punuar për shërbime agjenturor­e më të përbetuara kundër Shqipërisë, si UDB- ja! Nuk ka të sëmurë që të përkeqësoh­en çdo ditë si Enveri që nga ’ 74 derisa mbylli sytë.

Përse Nexhmija do të punonte kundër Enver Hoxhës në një aleancë me Ramiz Alinë për të krijuar pasardhësi­n e Enverit, kur ajo kishte bashkëshor­t Enverin, i cili ishte i pari i vendit?!

Nexhmije Hoxha e Ramiz Alia kanë qenë të lidhur nga UDB- ja që në kohën e Zogut. Njëri nga Bosnja e tjetra nga Manastiri i Dibrës së Madhe. Të dy, më të hershmit në lëvizjen komuniste të rinisë e pastaj të partisë, me planin të kapnin pushtetin e pasluftës.

Çfarëdo mbështetje apo tutele të ishte ajo jugosllave e ruse për Enver Hoxhën, me kohë ai u shkëput për Shqipëri të pavarur, sado të varfër, sepse kështu do të mund të bashkohej një ditë me Kosovën. Ndërsa Ramizi e Nexhmija prisnin vetëm momentin që Enveri të ikte nga jeta që t’u hapej rruga drejt pushtetit. Vijon nesër

 ??  ??
 ??  ?? Familja Hoxha
Familja Hoxha
 ??  ??
 ??  ?? Çifti Hoxha dhe Alia
Çifti Hoxha dhe Alia
 ??  ?? LILIANA DHE ENVER HOXHA ( MAJTAS) NEXHMIJE HOXHA DHE RAMIZ ALIA GJATE VARRIMIT TE DIKTATORIT
LILIANA DHE ENVER HOXHA ( MAJTAS) NEXHMIJE HOXHA DHE RAMIZ ALIA GJATE VARRIMIT TE DIKTATORIT
 ??  ?? NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA PAK DITE PARA VDEKJES
NEXHMIJE DHE ENVER HOXHA PAK DITE PARA VDEKJES

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania