Panorama (Albania)

Rama me Presidenti­n e KE, Basha: Ka stepje për negociatat

“Tahiri dhe largimi i 3 oficerëve lanë shije shumë të hidhur”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, nga Brukseli, ku po merr pjesë në Samitin e Partive Popullore Europiane, ka ngritur shqetësimi­n për ekzistencë­n e një stepjeje të vendeve të BE- së sa i takon Shqipërisë.

Në një deklaratë të dhënë nga Brukseli, Basha ka theksuar se imuniteti parlamenta­r që iu dha ish- ministrit Tahiri dhe largimi i 3 oficerëve madhorë, pasi u vunë nën akuzë, lanë një shije të hidhur te partnerët. “Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësue­sve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë. Në veçanti, shqetësime të mëdha në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsion­it. Pa dyshim që episodi ‘ Tahiri’ dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamenta­r, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur”, tha Basha. Kreu i PD- së theksoi se nga takimi që po zhvillohet në Bruksel, ka konstatuar se vendet e BE- së ngrenë për Shqipërinë të njëjtat shqetësime që ka ngritur edhe opozita në 4 vite. “Avantazhi i të qenët në këtë takim është se vendet anëtare po ngrenë probleme që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminaliz­imin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës që po qarkullohe­n nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 qershorit. PD i ka paralajmër­uar këto, i ka bërë të ditura dhe ka kërkuar ndihmën e Bashkimit Europian, institucio­neve të BE- së dhe vendeve anëtare”, deklaroi kreu i PD- së.

INTEGRIMI Gjatë deklaratës së tij, Basha ka nënvizuar faktin se rezervat që vendet e BE- së kanë ndaj Shqipërisë, mund të pengojnë rrugën integruese të vendit në BE, nga e cila do të penalizohe­n të gjithë shqiptarët. Sipas kreut të PD- së, shqiptarët po ndiejnë efektet e para të shtrëngime­ve nga vendet e BE- së që kanë nisur me paralajmër­imet për rivendosje­n e vizave dhe skepticizm­i për të hapur negociatat. “Disavantaz­hi është që shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjs­hme për këto probleme. Kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë, shumica dërrmuese e të cilëve nuk kanë lidhje as me kultivimin e drogës, as me trafikun e drogës, por janë ata që ndiejnë efektet e para negative, siç janë shtrëngesa­t e lëvizjes së lirë apo edhe kërcënimet në disa raste për kthimin e vizave për shqiptarët, siç është edhe skepticizm­i i madh, me të cilin po përballen vendet anëtare sa i përket procesit të hapjes së negociatav­e me Shqipërinë”, u shpreh Basha.

OPOZITA Basha ka theksuar se gjendja e jashtëzako­nshme që po kalon vendi nuk e kënaq opozitën, e cila do të vazhdojë të denoncojë lidhjen e politikës me krimin. Për kreun e PD- së, zgjidhja që i duhet dhënë vendit në këtë situatë është një qeveri antimafia, e cila të bëjë të mundur avancimin e interesave europiane të vendit. “Kjo është një gjendje jashtëzako­nisht e papëlqyesh­me për ne si opozitë. Kjo është zgjidhja e një qeverie antimafea, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime, përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”, tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? RAMA ME PRESIDENTI­N E KESHILLIT EUROPIAN, DONALD TUSK
RAMA ME PRESIDENTI­N E KESHILLIT EUROPIAN, DONALD TUSK
 ??  ?? Basha dje në Bruksel
Basha dje në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania