Panorama (Albania)

Përmbytjet, Rama kërkon sigurim të detyrueshë­m

Emergjenca­t Civile: Bilanci i rëndë, janë 4715 banesa, 41 biznese e 65 ura të dëmtuara

- VLORE/ FIER

Grupet e vlerësimit do të nisin përllogari­tjen e dëmeve në zonën e përmbytur nga ujërat e Vjosës.

Në Vlorë do të jenë katër grupe me nga katër ekspertë të prefekturë­s, të drejtorisë së bujqësisë etj., të cilët do të vlerësojnë një më një të gjitha dëmet e shkaktuara, sidomos në fshatrat e zonës së Novoselës, ku niveli i uji arriti në më shumë se 2 metra. Burime nga prefektura bënë të ditur se grupet në terren pritet të dalin ditën e sotme. Dje situata në këto fshatra ishte disi e normalizua­r, pasi niveli i lumit ka arritur në 3.8 metra, nga 8.9 metra që shkoi në momentet e vështira të daljes nga shtrati. Më e dëmtuar është zona e Novoselës, me shtatë fshatrat e saj Fitore, Bishan, Akërni, Fermë, Poro, Delisuf e Dëllënj. Edhe fshatrat e Fierit, Ferras, Cerven, Kashisht dhe Hambar, kanë pësuar përmbytje, ku niveli i ujit arriti në gati 2.5 metra. Sipas të dhënave nga prefektura, grupet e vlerësimit të dëmeve në Fier do të dalin në terren pas dy ditësh ( e enjte). Ndërkohë, Komiteti i Koordinimi­t dhe Menaxhimit të Emergjenca­ve Civile pranë Kryeminist­rit, raporton një bilanc paraprak të gjendjes, i cili është mjaft i rëndë. Ka 590 familje të evakuuara, 1552 persona të shpëtuar, 4715 banesa të dëmtuara, 41 biznese, 10.622 hektarë të përmbytur, 5526 hektarë me prani uji. Ndërkohë që dje 27 shkolla nuk e filluan mësimin për arsye të kushteve të papërshtat­shme. Bie në sy një fakt që ka shumë ura të dëmtuara, që është e pazakontë në raport me emergjenca­t e mëparshme dhe kjo lidhet me faktin se furia ka qenë shumë e madhe, ka pasur volum dhe shpejtësi të madhe, gjë që i ka bërë urat të parezistue­shme. Janë rreth 65 ura të dëmtuara. Ajo çka banorët e fshatrave të përmbytura kërkojnë tashmë, është ushqimi jo vetëm për veten, por sidomos për kafshët e tyre. Më së shumti kanë pësuar dëme te shpendët, ndërsa rrjedha e ujit u ka marrë para, por edhe dëm- tuar të gjithë ushqimin e gjësë së gjallë, të cilin ata e mblodhën gjatë gjithë verës. Ndryshe nga përmbytja e vitit 2015, kësaj here dëmet e shkaktuara nga vërshimi i Vjosës janë më të pakta. Banorët e shpjegojnë këtë me faktin se dy vite më parë, ata u gjendën krejt të papërgatit­ur. Për rrjedhojë, uji u dëmtoi elektro shtëpiaket dhe të gjitha pajisjet e tjera. Ndërsa përmbytja e shkaktuar të premten e javës së kaluar, i gjeti ata të përgatitur. Paralajmër­imi i dhënë disa ditë para, ka bërë që qindra banorë të zonave të prekura të marrin masa, duke larguar nga shtëpitë e tyre gjënë e gjallë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania