Panorama (Albania)

Labirintet e ëndrrave të zotit Daçiç

- LEONIDHA MËRTIRI

Njohja e shtetit të pavar ur të Kosovës nga Madagaskar­i, këto ditë u shoqërua nga deklarata e insinuata, copy- paste, sikurse është bërë zakon tashmë, të zotit Ivica Daçiç. Sikur ato të ishin të vetmet e tij, ndoshta nuk do t’u ktheheshim në këtë shkrim. Është vijimësia e tyre e njohur, linja e njëjtë që ato ruajnë. Ish- ministri i djeshëm i garniturës...

së Milloshevi­çit, aktualisht zëvendëskr­yeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, këtë radhë me një ton edhe më të prerë, përsëriti se shteti i Kosovës nuk ekziston. Duke shkuar dhe më tej, sipas tij, shqiptarët e Kosovës duhet të ikin në vendin e tyre në Shqipëri, se ata janë një pakicë brenda Serbisë.

Duket se është po ajo ambicie, po ai admirim, ndjekës i zellshëm i politikës së Milloshevi­çit, kryeminist­ri i viteve të fundit, sot numri dy i qeverisë dhe kryediplom­at i Beogradit, si dhe lideri kryesor i Partisë Socialiste Serbe. Ndryshimi i vetëm i sotëm: make up- i apo shtirja e tij, tani si europian. Duket, Daçiç nuk mund të ndahet nga betimi i kolegut tjetër të tij, ministër i Mbrojtjes në po këtë qeveri, sipas deklaratës publike të të cilit “sa të jetë gjallë, do të vazhdojë këtë rrugë”. Edhe më tej, për shefin e diplomacis­ë serbe, vetëm tanket mund t’i detyrojnë serbët të njohin pavarësinë e Kosovës. Por si mund të integrohes­h në familjen e madhe europiane, pa pasur marrëdhëni­e të mira, në radhë të parë me fqinjët? Anëtarësim­i në BE nuk mund të kuptohet pa këtë, përkundraz­i. Ndërkohë, Marrëveshj­a midis Kosovës dhe Serbisë, e muajit prill 2013, i shërben normalizim­it të marrëdhëni­eve mes tyre. Një qëndrim i hapur dyfaqesh, standardes­h të dyfishta, sho- qëruar nga një histeri e jashtëzako­nshme për mospranimi­n e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, nuk mund ta inkurajojë dialogun e filluar dhe, për rrjedhojë, të jetësojë Marrëveshj­en e mësipërme.

Ecejaket e Ivica Daçiç, me labirintet e ëndrrave të tij, janë shtuar kohët e fundit, sidomos në vendet që e kanë njohur Kosovën, me të vetmen ëndërr, për të rishqyrtua­r vendimet që kanë marrë. Edhe në një takim të ditëve të fundit me kryeminist­rin e Guinea- Bissau në Beograd, u përsërit ky qëndrim, madje Daçiç nuk ngurroi t’i bëjë jehonë mosnjohjes së Kosovës nga ky vend, duke e tërhequr atë, kur Guinea- Bissau është shteti i 74- t që e ka njohur atë mbi gjashtë vjet më parë. Ai flet dhe merr përsipër në emër të pesë vendeve anëtare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Kosovën, se ato kurrë nuk kanë për ta njohur atë. Ndaj dhe prania e tij në Greqi, Qipro, Spanjë, Sllovaki, Rumani do të jetë edhe më e shpeshtë dhe që flet për raporte të mira të Serbisë me këto vende. Në këtë mënyrë, qëndrimet e Daçiç vazhdojnë të bëhen objekt i propagandë­s së tij kundër shqiptarëv­e, të evokuara herë pas here të njëjtat gjëra, madje, deri në rrugët e vjetra të absurdit, që dhe më tej të shërbejnë si narkotikë për të mbajtur ndezur nacionaliz­min primitiv të serbëve. Ato synojnë gjithashtu të retushojnë momente të caktuara të realitetev­e të njohura të kësaj politike.

Ëndrrat e stisura të Daçiç, sikurse duket, marrin krah, së pari, nga qëndrimet e njohura të Rusisë, që mbajnë dhe zgjerojnë në të njëjtën kohë, frymëmarrj­en e forcave ultra nacionalis­ten ë vend, me ambicien gjithashtu për njëzë të fuqishëm të interesave të saj politike dhe strategjik­e, por edhe të Serbisë në Ballkan. Kësaj politike i bën jehonë dhe intervista e këtyre ditëve e ambasadori­t rus në Beograd, kur pohon se “për sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombët­are, Kosova mbetet pjesë e Serbisë dhe ne e mbështetim integritet­in serb”.

Qëndrime, si këto të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, dhe të politikës serbe në përgjithës­i, dashur pa dashur, sikur inkurajohe­n çuditërish­t dhe nga disa aleanca të tjera. Kështu, pas tri ditësh, në Beograd do të mblidhen kryeminist­rat e katër vendeve, tre prej të cilëve anëtarë të BE- së: Serbisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, takim, për të cilin u vendos vetëm dy muaj më parë në Varna, me të njëjtin format, ku nismëtare ishte Greqia, për të mos mbetur prapa afishimit të rolit të saj parësor në rajon. Një takim ky, i ngarkuar jo me pak pikëpyetje, që, për habi, lihen përsëri mënjanë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Por dhe që të krijon përshtypje­n e një gare, të veprimit në të njëjtën pistë me Takimin e Berlinit, pas të cilit janë zhvilluar dhe tri takime të tjera për integrimin europian të rajonit tonë.

Përballë qëndrimeve të mësipërme, mendojmë që Bashkimi Europian nuk duhet të flasë me gjysmë zëri, duke mos e zgjatur tolerancën e tij të tepruar ndaj veprimeve të Serbisë. Ndryshe nuk shpjegohet ky lloj qëndrimi, teksa Daçiç e shikon BE- në si të tillë ndaj Kosovës, që nuk mund të përcaktojë pavarësinë e saj dhe as atë që Serbia të njohë këtë pavarësi.

Shteti shqiptar nga ana e vet, diplomacia e tij nuk mund të jenë vakët para këtij realiteti, nga droja se mos na zbehen marrëdhëni­et. Kjo nuk e pengon aspak dëshirën, synimin e mirë për marrëdhëni­e sa më të mira me vendet fqinje dhe ato të rajonit në tërësi. Inferiorit­eti, mungesa e guximit, në të vërtetë, do t’i topitnin ato. Të mos harrojmë, është fjala për Kosovën, për interesat e saj, të kombit tonë në tërësi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania