Panorama (Albania)

Romani për klerin katolik, Bashkim Shehu fiton çmimin “Ballkanika”

“Diktatura mund të shembet, të burgosurit politikë mund të dalin nga burgu, sikurse Bashkim Shehu, po burgu nuk del kurrë prej tyre”

-

Pas Kongolit dhe Kadaresë, Bashkim Shehu bëhet fitues i çmimit letrar “Ballkanika”. Mbrëmjen e së dielës në Shkup u ndanë trofetë për dy vitet letrare 2015 dhe 2016.

Për vitin 2015 u shpall pikërisht shkrimtari Bashkim Shehu me romanin “Loja, shembja e qiellit”, duke e bërë Shqipërinë për të tretën herë fituese e këtij çmimi, gjatë 19 viteve; ndërsa për atë 2016, ku garonte edhe poetja Luljeta Lleshanaku, u shpall shkrimtari turk Murat Özya º ar me “Laugh yellow”. Romani “Loja, shembja e qiellit” u botua në shqip nga botimet “Toena” në vitin 2013 dhe po gjatë këtij viti u vlerësua me çmimet “At Zef Pllumi” dhe “Autori më i mirë i vitit”. “Loja, shembja e qiellit”, i konsiderua­r si gjysmautob­iografik, na kthen pas në vitet e diktaturës komuniste, në vitet e persekutim­it të klerit katolik. Brenda qelive të errëta dhe më së shumti na tregon për traumat që ajo la pas.

“Ky roman merr trajtën e kujtimeve të Aleks Krastës, ish- bashkëvuaj­tës i rrëfyesit ( edhe njëri, edhe tjetri, dyzime të tejdukshme të autorit), “dhjetëra faqe të shkruara ethshëm, rrëmbyeshë­m, një pjesë e madhe shënime fragmentar­e, me një shtjellim të ndërlikuar, madje herë- herë të rrëmujshëm”. Një tekst limit ‘ me përjetime në kufijtë e së pamundurës’”, shkruan në parathënie­n e botimit në gjuhën frënge ( Les Editions des Quatre Vivants, me përkthim të Michel Aubry), botuesi dhe kritiku letrar, Eric Naulleau. “Autobiogra­fi e tërthortë, vite burgu pas vdekjes së babait përmendur kalimthi, variacion mbi Kontin e Montekrist­os ( hakmarrja e Aleks Krastës është po aq makiavelik­e sa ajo e Edmond Dantesit dhe roli i at Shtjefnit është jo më pak vendimtar se ai i abatit Faria), arritja e romanit ‘ Loja, shembja e qiellit’ buron gjithashtu nga një temë që rrallëherë është paraqitur me kaq vlefshmëri letrare: përvetësim­i i trashëgimi­së së katolicizm­it nga diktaturat komuniste”, shton ai më tej.

Vetë autori në një intervistë të dhënë katër vjet më parë, pas promovimit të romanit në Tiranë, do të shprehej se frymëzimin për të shkruar këtë vepër e gjeti teksa lexonte kujtimet e At Zef Pllumit, klerikut martir, të cilin ai nuk e njihte personalis­ht, por duke u zhytur në ato përjetime, si një bashkëvuaj­tës dhe i mbijetuar i burgjeve komuniste, iu duk bash se e kishte njohur vërtet. “Në këtë roman nuk jepet e gjithë historia e persekutim­it të klerit katolik, por vetëm një ngjarje që është e rëndësishm­e. Romani nuk është autobiogra­fik sepse personazhi që unë kam krijuar, pra protagonis­ti i romanit, është një personazh fiktiv i trilluar, ndërsa gjërat që kanë ndodhur realisht që janë historike, janë disa nga ngjarjet që kanë të bëjnë me persekutim­in e klerit dhe është ruajtur thelbi i tyre, por sigurisht që janë ndryshuar për t’iu përshtatur gjuhës së romanit, dhe tërësisë së fiksionit. Duke qenë një ngjarje e rëndësishm­e historike, duhej t’i qëndroja besnik vërtetësis­ë historike, në gjërat thelbësore”, është shprehur Shehu. Në një fjalë, në roman tregohet historia e një të riu që burgoset, që në qeli njeh një prift dhe kur del që andej, në vitin 1991 ( ashtu si edhe vetë Shehu), duhet të jetojë me pasojat dhe tronditjen psikologji­ke.

“Një diktaturë mund të shembet, si ndodhi në Shqipëri më 1991- shin, të burgosurit politikë mund të dalin nga burgu, sikurse u ndodhi atë vit Aleks Krastës dhe Bashkim Shehut, po burgu nuk del kurrë prej tyre. I pari, madje gjer në Milano, jeton në një botë që është “shndërruar në një karusel vegimesh që iknin pa reshtur”, i dyti jeton me kujtimin e shokëve të tij të burgosur: ‘ Sa herë më kthehet në mendje ajo pamje, më bëhet se ende janë atje, nën shiun e imët, sado që disa prej tyre i kam takuar pasi dolën së andejmi’. Që të dy në romanin që do të lexoni, ‘ jeta e tij ishte për të njëfarë libri, për të cilin kërkonte ngulmueshë­m, shqetësues­hëm, një kuptim, apo më saktë një domethënie’. Në një tjetër hapësirë, në një tjetër kohë. Përgjithmo­në”, shkruan Eric Naulleau.

 ??  ??
 ??  ?? Shkrimtari Bashkim Shehu
Shkrimtari Bashkim Shehu
 ??  ??
 ??  ?? Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve letrare “Ballkanika”
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve letrare “Ballkanika”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania