Panorama (Albania)

Banori: Miliona humbje, uji shkatërroi 9 dynymë me grurë të mbjellë

-

VLORE- Banori i fshatit Bishan, Zagol Zenunaj, ka humbur të gjithë ushqimin e dimrit për gjënë e gjallë, si dhe shpendët. Fatmirësis­ht, ai arriti të shpëtonte pajisjet elektrosht­ëpiake, pasi nisur nga përvojat e mëparshme, kësaj radhe ata morën masa për të ngjitur gjithçka në katet e sipërme. Çfarë dëmesh keni nga përmbytja që u bë? Dalja e ujit nga lumi ishte disa herë më e madhe se në vitin 2015. Kam humbur ushqimin e bagëtisë, pasi niveli i ujit arriti në gati 1.5 metra. Ushqimi që kishim grumbullua­r gjatë gjithë kësaj kohe për bagëtitë tashmë nuk shërben për asgjë dhe është emergjente të na sigurojnë të paktën ushqim për gjënë e gjallë. I shpëtuam nga uji, por na rrezikojnë të ngordhin nga uria. Bagëtinë e shpëtuat të gjithën? Fatmirësis­ht, arrita t’i largoj në kohën e duhur dhe i shpëtova nga mbytja. Se në 2015- n humba disa krerë. Megjithatë, humba pata e shpendë të tjerë, madje konsiderue­shëm. Akoma nuk i kam llogaritur saktë, por mund të them për gati 20 copë shpendë, i ka marrë rrjedha e lumit. Ndërsa toka e përmbytur tashmë nuk shërben pothuajse për asgjë. Nuk marrim dot asnjë prodhim nga toka. Me çfarë e kishit mbjellë? Kryesisht me grurë, por edhe lakër. Janë gati nëntë dynymë tokë e mbjellë, por uji e ka dëmtuar totalisht grurin dhe lakrën e mbjellë. Nuk mund të marrim dot asnjë prodhim nga toka, pasi fara tashmë është dëmtuar plotësisht. Për këtë vit jemi plotësisht të humbur, nuk përfitojmë dot asgjë nga toka dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Sa mund të llogariten dëmet? Nuk mund të themi ende dot asgjë, por mendoj se pa llogaritur krahun e punës, jemi diku te 4- 5 milionë lekë të vjetër dëm të shkaktuar nga përmbytjet. Llogarisim këtu edhe dëmet që kemi pësuar nga humbja e shpendëve, por edhe puna, koha dhe mundi që kemi dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe për ta mbjellë tokën.

Keni informacio­n nëse do të vijnë grupet e vlerësimit të dëmeve?

Nuk i kemi parë ende, nuk dimë ende asgjë... Ajo që shohim është situata reale ku edhe jemi aktualisht, të dëmtuar, të humbur. Apeli jonë është që dëmet të evidentohe­n në kohën e duhur dhe të jepet vlerësimi dhe dëmshpërbl­imi sipas asaj që i takon çdo personi që ka pësuar dëme dhe jo si ka ndodhur dy vite më parë. ku nuk morëm asnjë dëmshpërbl­im.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania