Panorama (Albania)

Rama kërkon sigurim të detyrueshë­m për shtëpitë, ja sa do paguhet

BB për tarifat: Të jenë 50 euro në vit për shtëpi, mbulimi i dëmit nga 20 mijë deri në 40 mijë euro

- DORINA AZO

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje në mbledhjen e Komitetit të Emergjenca­ve Civile se dy janë përparësit­ë e qeverisë për të shmangur dëmet e përmbytjev­e në të ardhmen.

Kryeminist­ri Rama kërkoi që sigurimi i shtëpive nga fatkeqësit­ë natyrore të bëhet i detyrueshë­m. Kreu i qeverisë e cilësoi të domosdoshm­e marrjen e kësaj nisme ligjore, pasi kjo do të sillte kompensimi­n e plotë të dëmeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. “Po ashtu është përparësi marrja e nismës ligjore për sigurimin e banesave dhe të bizneseve nga përmbytjet. Jemi ende i vetmi vend që nuk ka një masë të tillë me ligj dhe ku pastaj njerëzit e prekur mbeten në mëshirën e fatit dhe në pritje vetëm nga buxheti i shtetit, që nuk mund të përballojë gjithçka dhe gjithmonë, edhe pse këtë herë, ne do t’i përballojm­ë, si edhe herën e kaluar, të gjitha detyrimet që burojnë nga kjo krizë e rëndë. Por është shumë e rëndësishm­e që të gjithë qytetarët, të gjithë sipërmarrë­sit të stabilizoh­en dhe të kuptojnë se duhet si në çdo vend normal të marrin masa, të sigurohen nga fatkeqësit­ë natyrore, në mënyrë që dëmet e tyre të kompensohe­n plotësisht dhe në kohë reale në bazë të këtij mekanizmi”, u shpreh Rama. Kryeminist­ri Rama garantoi banorët e zonave të përmbytura se do të kompensohe­n nga buxheti i shtetit për të gjitha dëmet. Qeveria do të ketë përparësi edhe zbatimin e planit të Ministrisë së Bujqësisë, për riparimin e argjinatur­ave dhe digave.

PROJEKTLIG­JI

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare dhe Banka Botërore kanë përfunduar hartimin e projektlig­jit, që do të detyrojë çdo familje shqiptare të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet. Më herët, eksperti i Bankës Botërore konfirmoi për gazetën se, projektlig­ji, që e bën sigurimin e detyrueshë­m, është gati dhe në fillim të vitit i është dërguar për konsultim Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme. Drafti parashikon dëmshpërbl­im për familjet, në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lartë, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshm­e ose 21 ditë. Pavarësish­t se qeveria ka gati nismën ligjore, ende në të nuk është vendosur se sa do të jetë tarifa që do të paguhet. Për mënyrën e pagesës së tarifës, në draft specifikoh­et që ajo do të jetë vjetore ose mund të paguhet edhe me këste. Më herët, Banka Botërore, në një raport për përfshirje­n e Shqipërisë në programin kombëtar për sigurimin nga tërmetet, ku qendra e sigurimit nga katastrofa­t natyrore do të menaxhohej jashtë vendit, përcaktont­e që tarifat të jenë 50 euro në vit për shtëpi dhe kufijtë minimalë të mbulimit të dëmit, të variojnë nga 20 mijë deri në 40 mijë euro. “Programi duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit, që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballues­hme, nën 50 euro në vit”, rekomandon Banka Botërore. Në projektlig­jin e hartuar, qeveria parashikon ngritjen e Qendrës Shqiptare të Sigurimit nga katastrofa­t, me seli në Tiranë, e cila do të vetëfinanc­ohet nga tarifat e detyrueshm­e të sigurimit të shtëpive nga tërmetet dhe përmbytjet.

 ??  ?? Rama dje në Komitetin e Emergjenca­ve Civile
Rama dje në Komitetin e Emergjenca­ve Civile

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania