Panorama (Albania)

Rama i quan “spektakola­re” pamjet nga Semani, Basha: Fillo dëmshpërbl­imet

-

Kryeminist­ri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, pas kalimit të situatës së përmbytjev­e, u janë rikthyer akuzave ndaj njëri- tjetrit. Ishte kreu i qeverisë që mëngjesin e së hënës postoi pamjet nga lumi i Semanit, duke e cilësuar këtë pamje si spektakola­re. “Me këtë pamje spektakola­re nga lumi Seman, i tërhequr tanimë në shtratin e tij, ju uroj një fillimjave të mbarë. Faza e emergjencë­s kaloi, duke shënuar dëme shumë herë më të vogla se disa vjet më parë; gatishmëri­a dhe angazhimi maksimal vijojnë për rimëkëmbje­n e çdo zone dhe çdo familjeje të prekur prej motit të tërbuar të tri ditëve të shkuara”, u shpreh Rama në foton e publikuar të lumit të Semanit. Por, ndryshe nga Rama, kreu i opozitës ka kujtuar se s’ka parë asgjë spektakola­re në qytetet që ka vizuar dhe ka kërkuar që të nisin menjëherë dëmshpërbl­imet.

“Nuk ka asgjë spektakola­re në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit, ku balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. Dhe në Dërmenas po ashtu.

Asgjë spektakola­re nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjev­e, ka mungesa bazike, nga ushqimet te dritat dhe uji. Spektakola­re është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar!

Spektakola­re është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë! Edi Rama duhet ta lërë propagandë­n e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tri ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërbl­ejë për humbjet e pallogarit­shme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballu­eshëm në këto kushte”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania