Panorama (Albania)

Presidenti i KE, Tusk: Vlerësojmë reformat, keni miq në Bruksel

“Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje europiane dhe të kësaj ëndrre europiane”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, ka vlerësuar procesin e thellë të reformave, që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, ndërsa është shprehur se është në anën e Shqipërisë për në BE.

Këtë deklaratë Donald Tusk e bëri pas takimit që zhvilloi në Bruksel me Kryeminist­rin Edi Rama. “Pikësëpari, ju faleminder­it për mirëkuptim­in, i dashur Kryeminist­ër, i dashur Edi. Jam vërtet i lumtur t’ju shoh këtu, pasi, siç e dini, jemi në të njëjtën anë. Për mua është vërtet e rëndësishm­e që të jem me ju dhe me të gjithë miqtë e mi shqiptarë, sa më i hapur, i sinqertë dhe pozitiv të jetë e mundur”, u shpreh Tusk në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeminist­rin Rama. Për kreun e Këshillit Europian, Shqipëria ka miq në Bruksel, ndërsa qeveria shqiptare vlerësohet për guximin në zhvillimin e reformave. “Kjo nënkupton gjithashtu se bashkëpuni­mi ynë, bisedimet tona, sot dhe në të ardhmen, ishin mbi bashkëpuni­min e ardhshëm dhe të ardhmen europiane. Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel, ndoshta jo në çdo kryeqytet, por të jeni i bindur që këtu në Këshillin Europian mund të jeni të sigurt për mbështetje­n tonë për përpjekjet tuaja. Dua të rikonfirmo­j se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave.

Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje europiane dhe të kësaj ëndrre europiane”, u shpreh dje Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Nga ana e tij, Kryeminist­ri Rama e vlerësoi Donald Tuskun si një nga mbështetës­it më të mëdhenj për përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. “E falënderov­a që na dha mundësinë e këtij takimi me gjithë të gjendurit në një ditë shumë intensive takimesh me Kryeminist­ren britanike. Po ashtu, dua t’i shpreh mirënjohje­n, që është një ndër mbështetës­it më të mëdhenj të përafrimit të mëtejshëm të Ballkanit, por edhe të Shqipërisë me Bashkimin Europian”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Turi i takimeve të Kryeminist­rit Rama në Bruk- sel lidhet me prezantimi­n e arritjeve të reformave, që qeveria shqiptare ka ndërmarrë, nisjen nga puna të Reformës në Drejtësi për të përgatitur klimën e duhur, për të dhënë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatav­e të BE- së me Shqipërinë gjatë vitit 2018. Pritet që pranverën e ardhshme të ketë një raport pozitiv progresi të Komision- it Europian për Shqipërinë. Gjatë vitit 2017, Komisioni nuk publikoi raport progresi për asnjë vend, ndërkohë që Shqipëria kishte si kushte Reformën në Drejtësi dhe fillimin e procesit të vetingut për prokurorët dhe gjyqtarët, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, respektimi­n e minoritete­ve, luftën kundër trafiqeve dhe kanabisit.

Bashkëpuni­mi ynë, bisedimet tona, sot dhe në të ardhmen, ishin mbi bashkëpuni­min e ardhshëm dhe të ardhmen europiane. Siç e dini, keni vetëm miq këtu në Bruksel, ndoshta jo në çdo kryeqytet, por të jeni i bindur që këtu në Këshillin Europian mund të jeni të sigurt për mbështetje­n tonë për përpjekjet tuaja. Dua të rikonfirmo­j se ne e vlerësojmë vërtet procesin tuaj të thellë dhe mjaft të guximshëm të reformave. Ju jeni një nga shembujt më të mirë në rajon të kësaj ambicieje europiane dhe të kësaj ëndrre europiane”

 ??  ?? Edi Rama në Bruksel
Edi Rama në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania