Panorama (Albania)

FATION BINJAKU

-

Seanca plenare e thërritur dje për miratimin e rezolutës “Për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimi­n dhe parandalim­in e këtij fenomeni”, u devijua nga objekti i saj prej akuzave dhe sulmeve politike.

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha ka akuzuar maxhorancë­n se është duke konsumuar një vjedhje flagrante të 220 milionë eurove me ndërtimin e tre incenerato­rëve të mbetjeve në Tiranë, Fier dhe Elbasan. Berisha ka akuzuar dje dhe Kryeminist­rin Rama, ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, dhe aleatin e ri të opozitës, Lefter Koka, se kanë marrë pjesën në këtë vjedhje të fondeve publike. “Unë jam sot këtu për të paraqitur para jush një nga rastet më flagrante të vjedhjes së mirëfilltë të 220 milionë eurove të vërtetuara. Në kundërshti­m me çdo ligj të vendit, kjo qeveri me Edi Ramën dhe Arben Ahmetajn, apo dhe me ministrin Koka, në kundërshti­m me ligjin që kërkon tender ndërkombët­ar, brenda një dite bëjnë 9 veprime, e paimagjinu­eshme, dhe ia japin tenderin atij që deshën, një famozi me emër Klodian Zoto, ish- menaxheri dhe njeriu i Arben Ahmetajt në aferën e Hermes, ku ai vodhi miliona impulse dhe euro të taksapague­sve shqiptarë. Dhe ky zotëri e merr me 22 milionë djegësin e Elbasanit. Po ky zotëri, më datën 16 dhjetor 2014, ia shet koncesioni­n me 16 milionë euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 milionë euro nga paratë e taksapague­sve shqiptarë”, ka deklaruar dje Berisha në Parlament. E njëjta skemë, sipas Berishës, është bërë dhe me incenerato­rin e mbetjeve në Fier. “Ç’u bë me djegësin e Fierit? Ia dhanë po Klodian Zotos, duke ndërruar emra dhe kompanira, ortakut të Vilma Nushit. Po sa i dhanë thoni ju? 28 milionë euro. Zoto ia shiti italianit të tij Fonio me 15 milionë euro. Sa futi në xhep nga paratë e atyre të mjerëve që sot edhe bukë nuk kanë nga përmbytjet? 13 milionë euro, në kundërshti­m flagrant me çdo lloj procedure. Ligji thotë që bëhet tender ndërkombët­ar”, ka thënë Berisha. Ai ka vijuar akuzat dhe për incenerato­rin e Tiranës, ku në të ka marrë pjesën e tij dhe ish- ministri Koka. “Tani vjen Tirana. Në Tiranë djegësi do jetë 128 milionë euro. Nuk ka burrë nëne që të gjejë kontratën. Këta fshehin kontratën, sepse në buxhet kanë përcaktuar fiks 10 milionë euro për këtë vit. Këta janë një bandë që nuk ekziston kund në botë. Këtu është ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka marrë pjesën e vet. S’ka ministër Financash që guxon të bëjë një veprim të tillë kriminal pa mbështetje­n e kryeminist­rit”, ka deklaruar ish- kryeminist­ri.

PËRGJIGJJA Akuzave të ish- kryeminist­rit u është përgjigjur kreu i Grupit të PS- së, Taulant Balla, që e quajti gënjeshtër akuzën e Berishës, për të cilën, sipas tij, në seancën e kaluar ngatërroi dhe kreun e PD- së me shifrat. “Për parafolësi­n nuk ka asnjë lloj gjëje tjetër rëndësi përveçse lufta për karrige. E për sa i përket gënjeshtrë­s, ky është kampioni më i madh që ka njohur kjo foltore. Ngatërrove 220 milionët e Lulit te Rruga e Kombit, Sali. E mos ia bëj Lulit pas krahëve këtë punë, se ka ikur në Bruksel sot. Unë e kuptoj që ti Lulin nuk e do më, por inatin dhe dashurinë për Lulin mbaje brenda vetes. Luli nuk e shpjegoi dot mirë këtë histori javën e kaluar, erdhe ta shpjegosh ti. Edhe ti e katranose më keq se ç’ke katranosur çdo gjë”, deklaroi Balla. Socialisti ka ironizuar dje dhe me gafën e kreut të PD- së gjatë seancës së shkuar, ku u ngatërrua me shifrat. “Sa për shërbimet e Kuvendit, ju lutem, në procesverb­al të Kuvendit, kur të zbardhet, 7x4 bëjnë 49, edhe 36+ 49 bëjnë 85. Se do vijnë brezat pasardhës e do na qeshin, që paska pasur politikanë që s’dinë të shumëzojnë e mbledhin. Kurse këtë gjënë këtu mos e zbardhni se harxhoni kohën kot”, tha Balla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania