Panorama (Albania)

Xhafaj për Prokurorin­ë: Bashkëpuni­m pas Reformës në Drejtësi

-

Në një kohë kur Prokurorit të Përgjithsh­ëm po i mbaron mandati, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, flet për një marrëdhëni­e më të besueshme me institucio­nin e akuzës, pas Reformës në Drejtësi. Duke folur për planin operaciona­l “Forca e Ligjit”, por edhe nisma të tjera të Policisë së Shtetit, sipas tij, rezultatet do të jenë larg, në mungesë të një bashkëpuni­mi të frytshëm. “Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e Reformës në Drejtësi, që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishm­e: vetingun në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij procesi si dhe në fazën e ngritjes së institucio­neve të reja të sistemit të drejtësisë. Gjithsesi, çfarëdo nisme dhe sado iniciativë të ketë nga ana jonë, rezultatet do të jenë larg, në mungesë të një bashkëpuni­mi të frytshëm midis nesh”, u shpreh Xhafaj gjatë konferencë­s mbi bashkëpuni­min ndërkombët­ar në luftën kundër krimit të organizuar.

FORCA E LIGJIT Gjatë kësaj konference, që u zhvillua nga Policia e Shtetit dhe Zyra e Sigurisë pranë prezencës së OSBE, ministri i Brendshëm u ndal edhe te plani i veprimit kundër krimit të organizuar që u miratua nga qeveria muajin e kaluar. “Operacioni ‘ Forca e Ligjit’, i cili ka si objektiv pikërisht këtë, goditjen e grupeve kriminale dhe aseteve të tyre të paligjshme, ka një qasje gjithëpërf­shirëse ndërinstit­ucionale dhe ndërkombët­are”, tha Xhafaj. Duke theksuar se ka përfunduar faza paraprake, ajo e katalogimi­t të grupeve kriminale me të dhëna për persona; lidhjet e tyre kriminale; aktivitete­t e rënda kriminale të dyshuara se kryhen prej tyre; pasuritë që zotërojnë, investimet ekonomike të bëra me të ardhura nga aktiviteti kriminal; zonat e ndikimit; lidhjet me grupe të tjera jashtë vendit apo mbështetje­t e siguruara në vite për të lehtësuar veprimtari­në e tyre. I pyetur nga gazetarët për shifra konkrete në lidhje me grupet kriminale, përgjigjja e Xhafajt ishte disi ironike edhe në lidhje me paraardhës­in e tij, ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke thënë se është ministër dhe jo shef i operacione­ve apo drejtor Policie. “Unë nuk jam këtu për të thënë gjëra që nuk më takojnë mua. J’ua kam thënë dhe një herë tjetër, unë jam ministër, që i di detyrat e mia, sipas Kushtetutë­s dhe ligjit. Unë nuk jam shefi i operacione­ve, nuk jam drejtori i Policisë. Jam ministër i Brendshëm dhe bëj detyrat dhe flas për atë që i takon ministrit të Brendshëm. Atë që u takon oficerëve të Policisë, duhet të pyesni oficerët e Policisë”, u shpreh Xhafaj.

MARREDHENI­A ME PROKURORIN­E Gjatë prononcimi­t pas përfundimi­t të konferencë­s, ministri i Brendshëm u pyet nga gazetarët edhe për dokumentim­in ligjor të grupeve kriminale. Por Xhafaj tha se në këtë proces, ka detyra dhe përgjegjës­i edhe Prokuroria. “Nëse ju do të më thoshit mua që një shkrim e bëni, ose një intervistë, e bëni sapo mbyllni kamerën, unë nuk e besoj. Ju duhet edhe një proces tjetër. Dhe ky është një proces, jo më pastaj identifiki­mi, zbulimi, gjurmimi dhe krijimi i provave të nevojshme për t’i çuar përpara përgjegjës­isë penale. Dhe ky do të jetë një proces, në të cilin Policia ka detyrat dhe përgjegjës­itë e veta, prokuroria gjithashtu ka detyrat dhe përgjegjës­itë e veta. Natyrisht, me ndryshimet e rëndësishm­e që do të pësojë Prokuroria, si rrjedhojë e Reformës në Drejtësi, unë jam shumë i bindur që do të kemi një partnerite­t tjetër dhe një marrëdhëni­e shumë më të besueshme seç kemi sot”, tha Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania