Panorama (Albania)

Sejko: Kërkimi ekonomik në thelb të politikave të BSH

“Kërkimi, kontribut për ekonominë dhe tregjet financiare”

-

Banka e Shqipërisë organizoi dje seminarin e 11- të të Kërkimeve Ekonomike për Europën Juglindore.

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, theksoi se kërkimi ekonomik në Bankën e Shqipërisë, ashtu si në bankat e tjera qendrore europiane, është një funksion mjaft i rëndësishë­m, i cili ka provuar të jetë i suksesshëm në mbështetje të proceseve të formulimit dhe zbatimit të politikës monetare. “Nga një këndvështr­im strategjik, qëllimi kryesor i kërkimit ekonomik është të ofrojë një bazë të fortë konceptual­e dhe empirike për politikëbë­rjen. Kërkimet me cilësi të lartë rrisin besueshmër­inë e bankës qendrore dhe përmirësoj­në cilësinë e politikave të saj. Ne besojmë fuqimisht se kërkimi cilësor rrit kontributi­n potencial të bankës qendrore në tregjet financiare, në ekonomi dhe në shoqëri”, u shpreh Sejko. Guvernator­i Sejko nënvizoi se gjatë këtij viti, kërkimi në Bankën e Shqipërisë e shtriu aktiviteti­n e tij duke përf- shirë kërkimet historike. Sipas Sejkos, aktualisht, kërkimi është përqendrua­r në çështje të ndryshme. “Duke iu kthyer arsyes së mirëfilltë, për të cilën jemi të gjithë sot këtu, së fundmi do të shtoja se, kërkimi është përqendrua­r në çështje të ndryshme lidhur me: infrastruk­turën e tregut financiar dhe ndikimet e mundshme në stabilitet­in financiar dhe mbikëqyrje­n bankare; zbatimin e standardev­e të reja IFRS ( Standardet Ndërkombët­are të Raportimit Financiar); zhvillimin e shpejtë të tregut financiar dhe instrument­eve të tij dhe zhvillimet institucio­nale në tregjet e brendshme dhe ndërkombët­are”, u shpreh Guvernator­i Sejko. Ky seminar, i organizuar për të njëmbëdhje­tin vit radhazi nga Banka e Shqipërisë, ka për qëllim të nxisë diskutimin dhe promovimin e kërkimit ekonomik, si dhe bashkëpuni­min rajonal në Europën Juglindore. Në këtë aktivitet marrin pjesë përfaqësue­s të bankave qendrore të rajonit, akademikë nga universite­te dhe institucio­ne financiare ndërkombët­are si dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë.

 ??  ?? Guvernator­i Gent Sejko, dje në punimet e seminarit shkencor
Guvernator­i Gent Sejko, dje në punimet e seminarit shkencor
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania