Panorama (Albania)

Meta uron Ushtrinë: Jeni garanci për jetët e qytetarëve

-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, ka pritur dje në një takim pjesëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, përbërë nga përfaqësue­s nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Maqedonia, Rumania dhe Gjeorgjia. Për herë të parë, në këtë kurs merr pjesë dhe Mbretëria e Bashkuar. Në takimin e zhvilluar në Presidencë, Meta ndau vlerësimin se, Shqipëria, anëtare e NATO- s, do të përmbushë me përkushtim e profesiona­lizëm të gjitha angazhimet, detyrimet dhe objektivat përballë sfidave të sigurisë. Presidenti theksoi se Kursi i Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen do të vijojë të shërbejë për të promovuar vlerat e besueshmër­isë, bashkëpuni­mit dhe përpjekjev­e të përbashkët­a drejt së ardhmes europiane dhe euro- atlantike të vendeve të rajonit. Dje, Presidenti ka dhënë dhe një mesazh urimi për forcat e Armatosura për 105- vjetorin e krijimit të tyre. “Në mënyrë të veçantë përkulemi me mirënjohje të thellë për heronjtë dhe Dëshmorët e Atdheut, të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e vendit tonë. 105- vjetori i krijimit të Forcave tona të Armatosura, na gjen sot anëtarë të NATOs. Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe koordinimi i tyre me institucio­net e tjera dhe autoritete­t lokale është një garanci më shumë në ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimi­n e dëmeve të pronës private dhe publike. 105- vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura të Shtetit Shqiptar më jep mundësinë të konfirmoj edhe njëherë mbështetje­n e palëkundur për zhvillimin dhe modernizim­in e tyre. Ky moment historik më nxit, gjithashtu, që të inkurajoj Kuvendin e Shqipërisë, qeverinë dhe gjithë aktorët e tjerë në vend, që të vlerësojnë dhe trajtojnë me kujdes në rritje ushtarakët shqiptarë”, thekson Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania