Panorama (Albania)

"Atentati" ndaj Tom Doshit, Durim Bami kërkon lirinë

-

Durim Bami ka depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda një kërkesë për shuarje të masës së sigurisë ndaj tij. Bami, i cili ka rreth tre vjet që qëndron në arrest shtëpiak, ka kërkuar të lirohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Aktualisht, ai është nën akuzë për "kallëzim të rremë" për rastin e ashtuquajt­ur "atentati ndaj Tom Doshit". Masa e tij pritet të rivlerësoh­et nga Gjykata e Krimeve të Rënda ku edhe është transferua­r çështja. Më herët ajo ka qenë te Gjykata e Lartë, por ky organ ka shpallur moskompete­ncë, duke e kaluar edhe çështjen Doshi te Krimet e Rënda. Durim Bami u bë i njohur në vitin 2015, nga deklaratat dhe një video e publikuar nga deputeti Tom Doshi. Në këtë video, Bami pretendont­e se ishte paguar për të kryer një atentat ndaj ish- deputetit. Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e akuzës gjithçka ishte e rreme dhe tashmë, si Durim Bami, ashtu edhe Tom Doshi janë nën akuzë për kallëzim të rremë. Bashkë me çështjen "Bami", te Krimet e Rënda pritet që të nisë edhe procesi ndaj deputetit Tom Doshi. Durim Bami u arrestua më 4.3.2015 teksa po përpiqej të shkonte në Mal të Zi. Pas arrestimit ai është marrë në pyetje prej të paktën 10 orësh nga oficerët e Policisë Gjyqësore lidhur me atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit. Para prokurorëv­e, ai ka thënë se ishte paguar për të eliminuar deputetin Tom Doshi dhe ish- deputetin e PDsë, Mëhill Fufi, por ishte penduar. Me gjithë detajet që ka dhënë Durim Bami, hetuesit nuk janë bindur për skenarin dhe e vunë nën akuzë për "kallëzim të rremë". Durim Bami ka qenë një emër i lakuar për disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar asnjëherë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania