Panorama (Albania)

Dy persona të maskuar vjedhin zyrat e "Zjarr TV"

-

Dy persona të maskuar vjedhin me thyerje zyrat e një televizion­i, në zonën e Yzberishti­t në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është denoncuar nga vetë televizion­i, që ka publikuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë, ku shfaqen dy autorët. Bëhet fjalë për zyrat e "Zjarr TV", ku hajdutët, pasi kanë thyer derën e jashtme, më pas edhe atë të studiove të brendshme, kanë marrë dy kamera dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Në videon e publikuar nga vetë televizion­i, shquhen dy persona, të cilët futen në ambientet e brendshme në orën 03: 22 të mëngjesit. Fillimisht njëri nga autorët godet disa herë me shqelm xhamin e studios, më qëllim që ta thyejë për të depërtuar brenda. Por, duke qenë se nuk ia arrin dot, hajduti tjetër futet brenda dhe më një objekt hekuri, që duket si levë, arrin të thyejë xhamin. Të dy autorët futen brenda studios dhe për pak sekonda shfaqen duke u larguar njëri- pas tjetrit, duke mbajtur në dorë kamera dhe stativë. Nga pamjet e kamerave të sigurisë nuk shfaqen në asnjë moment fytyrat e autorëve, pasi të dy kishin vendosur në kokë kapuça të mëdhenj. "Dhunimi i një redaksie lajmesh është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambientin e vështirë mediatik në vend. Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizion­it ' Zjarr TV', PD u bën thirrje organeve të rendit e të ligjit të zbardhin sa më shpejt ngjarjen. Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias e krijon vetë Kryeminist­ri. T'i quash çdo ditë kazan televizion­et, gazetat, portalet dhe përfaqësue­sit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias", u shpreh Basha.

 ??  ?? Pamjet e kamerave të sigurisë gjatë grabitjes
Pamjet e kamerave të sigurisë gjatë grabitjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania