Panorama (Albania)

Me pajisje përgjimi në Port, italiani: Jam inxhinier uji

Aparatura e dyshimtë dërgohet për t’u saktësuar në laborator

- DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

“Kam ardhur në Shqipëri pak ditë më parë dhe po largohem për në vendin tim. Kam ardhur bashkë me zonjën ( shoqëruese­n), pasi do të negocionim me një firmë uji të pijshëm.

Bllokohet në Pikën Kufitare të Portit të Durrësit një pajisje elektronik­e, që dyshohet se shërben për përgjime të telefonave, ndërsa posedues i saj është një italian që po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit shtetasit me iniciale G. I., 47 vjeç, iu gjet një aparaturë elektronik­e e dyshimtë, e cila është dërguar për ekzaminim në laboratori­n shkencor. Shtetasi italian, i cili shoqërohej nga një grua, do të hetohet në gjendje të lirë. Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se 47- vjeçari kishte ardhur para pak ditësh në Shqipëri dhe mbrëmjen e së dielës po largohej drejt Italisë me tragetin e linjës Durrës- Bari. Por, gjatë kalimit në Pikën Kufitare, policia zbuloi pajisjen e dyshimtë dhe shoqëroi në komisariat dy shtetasit italianë, 47- vjeçarin dhe shoqëruese­n e tij. Pas marrjes në pyetje, ai është shprehur se është inxhinier uji, ndërsa kjo pajisje shërben për të matur cilësinë e ujit. “Kam ardhur në Shqipëri pak ditë më parë dhe po largohem për në vendin tim. Kam ardhur bashkë me zonjën ( shoqëruese­n), pasi do të negocionim me një firmë uji të pijshëm. Unë jam inxhinier ujërash dhe kjo pajisje nuk është ashtu si mendoni ju ( për përgjime), por shërben për matjen e cilësisë së ujit. Merreni dhe verifikoje­ni. Është thjesht një pajisje që më shërben për profesioni­n tim që është inxhinier ujërash. Nuk kam të drejtë të jap më shumë shpjegime. Nuk ka rëndësi kush janë eprorët e mi. Siç ju thashë, jam inxhinier dhe kjo që po më ndodh këtu nuk është aspak normale. Nëse nuk njihni aparatet e matjes së cilësisë së ujit, ky është problemi juaj. Unë dua të largohem menjëherë nga Shqipëria, pasi bashkë me kolegen time jemi shumë të irrituar me situatën e krijuar”, është shprehur për ekspertët e policisë 47- vjeçari. Ndërkohë që policia vijon hetimet për pajisjen qe aktualisht është dërguar për ekspertizë në laboratori­n shkencor, italiani po hetohet në gjendje të lirë. Hetuesit dyshojnë se deklarimet e tij janë të rreme, pasi pajisja duket që kryen shërbime të tjera elektronik­e që nuk kanë lidhje me cilësinë e ujit. Burime nga Policia thanë se 47- vjeçari kishte disa ditë që qëndronte në qytetin e Durrësit, por ka qenë kontradikt­or në tregimin e tij para oficerëve të Policisë. “Nëpërmjet sistemit TIMS kemi zbuluar se ata kishin ardhur pak ditë më parë në vendin tonë nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit. Kemi dyshime se italiani po fsheh diçka, pasi pajisja duket qartë se nuk ka funksion matjen e cilësisë së ujit. Pajisjen elektronik­e e kemi çuar për ekspertizë në laboratori­n shkencor, i cili do të zbulojë funksionin e saj. Paraprakis­ht dyshojmë se është një pajisje përgjimi, por sikurse theksova, do të jetë laboratori shkencor ai që do të tregojë se për çfarë shërben realisht kjo pajisje elektronik­e. Ndërkohë po mbajmë nën monitorim dhe po hetojmë në gjendje të lirë 47- vjeçarin nga Italia”, sqaru- an burime nga grupi hetimor. Aktualisht, Policia dhe Prokuroria po kërkojnë informacio­ne nga Italia për shtetasin e kapur në Portin e Durrësit me pajisjen e dyshimtë. Nga të dhënat e para, sipas Policisë, ai rezulton person i paskeduar nga Policia ital- iane dhe nuk është në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpoli. Mësohet se ai nuk ka pranuar të tregojë se nga cili autoritet publik apo agjenci private është kontraktua­r për të ofruar shërbimet e tij.

 ??  ?? Aparatura e bllokuar në Portin e Durrësit
Aparatura e bllokuar në Portin e Durrësit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania