Panorama (Albania)

“Nexhmija, dosje sekrete Kadaresë e Mehmet Shehut”

Hoxha: Ruan letrat e shkrimtari­t dhe të fëmijëve të Mehmetit. Perversite­t i madh t’i ruash kur i ke syrgjynosu­r familjaris­ht

-

Ju flisni dhe për një kardiolog që është zhdukur, si është e vërteta?

Nikolla Shurbani, kardiologu që vizitonte Enver Hoxhën, ishte njeriu më kompetent dhe i pastër pranë shërbimit të tij. Ai ka thënë në ’ 76, se Enveri vuan pak nga miokardia apo qarkullimi i gjakut, ndërkohë që Enverin e kishin izoluar që në 1974. Por kujtohem që me të ardhur Isuf Kalo, janë kufizuar të gjitha vizitat nga mjekët e ekipit, përveç Fejzi Hoxhës dhe Ylli Popës. Nikolla Shurbani nuk u duk më.

Nuk kishte fuqi Enver Hoxha që t’i ndërronte mjekët e tij?

Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘ 76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti. Rreth vitit ‘ 77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshm­e, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri. Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimish­t në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikish­t nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. Gradualish­t, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetolog­u më i specializu­ar në Paris. Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektua­lizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo, e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos. Dëgjohen shumë shekspiria­ne këto që thoni... Më keq se një Lady Makbeth në krye të Shqipërisë. Vetëm për vdekjen e Enver Hoxhës mjafton të shtrosh disa pyetje thelbësore, të cilat mbeten pa përgjigje:

- Pse mbulohet sot skema e marrjes së ilaçeve jashtë shtetit vetëm nga Isuf Kalo?

Pas akuzave tona, Sulo Gradeci kundërshto­n marrjen e ilaçeve vetëm nga Isuf Kalo!

- Pse gënjen Nexhmije Hoxha, kur i kujtojmë që Kalo është zgjedhur prej saj të shkojë i vetëm të blejë medikament­et e Enver Hoxhës?!

- Pse u betonua varri i Enver Hoxhës me urdhër të Nexhmijes, Sulo Gradecit e Ramiz Alisë?!

Nexhmije Hoxha nuk përfaqëson vetëm veten, por fuqinë më të errët çubriloviç­iane, përmbi 70 vjet, nga ‘ 41 deri sot. Sa të jetë gjallë, mbetet kryeekspon­enti, së paku nyjë, në mos fuqi ekzekutive e agjenturës. Mbetet prova e gjallë e aktiviteti­t agjenturor që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatiki­sht minimalizo­jnë ro- lin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimili­min e shqiptariz­mit. Por, në fund, Enveri e ka kuptuar për mënyrën si e ka trajtuar kur ishte i paralizuar. Ju është shprehur Enver Hoxha për këto dyshime? Po, në mënyrën e tij. Hollësirat i kam shprehur në libër. E kam peng që nuk iu hapa Enverit për çka dinim dhe ndienim unë e Sokoli. Ne, që ishim të interesuar për të vetëm prej dashurisë. Iliri ka qenë i përgatitur për të trashëguar pushtetin bashkë më të ëmën, Ramizin dhe djalin e tij, Arben Alia. Mua kjo tendencë më dukej qesharake, se nuk ishim dinasti. Por nuk ishte qesharake. Ishte një plan shumë më i hershëm se Katovica. Kjo e fundit vetëm sa iu shpërndau pushtetin në disa duar, që do përfaqëson­in pozitë- opozitë krejtësish­t të kapura prej tyre. Pasi likuiduan të gjitha pengesat, iludoheshi­n që u erdhi radha atyre. Kush tradhtoi njeri- tjetrin, Ramizi Nexhmijen apo e kundërta, le ta zbulojë kush të dojë. E sigurt është që likuiditet­in ekonomik të Shqipërisë e përvetësoi Arben Alia, që punon bankier në Paris.

Ju keni vite që i jeni përkushtua­r kësaj çështjeje, madje keni shkruar dhe dy libra. A ia vlejti për jetën tuaj përkushtim­i ndaj saj?

Lufta për të vërtetën të martirizon. Siç kam theksuar shumë herë, vrasjen e Enver Hoxhës e shoh vetëm si çështje kombëtare. Nuk do ta bëja dot vetëm për një person. Për këtë nuk ndiej as mburrje, as vanitet, as protagoniz­ëm. Qëllova thjesht një shqiptare e ndërgjegjs­hme pranë kupolës qendrore të krimit, që duhej zbardhur për interesin e përgjithsh­ëm. Pas librit “Tanët”, ndodhi një tentativë tjetër vrasjeje ndaj meje, por për çudi divine, pa rezultat. Siç thashë, në dosjen e krimit Mehmet Shehu, qëndrojnë bashkë kryeminist­ri me gruan e tij të vdekur e familjen të persekutua­r, si dhe Sokoli bashkë me familjen e tij, djali i dytë i Nexhmijes, vetëm për dashurinë që kanë ndaj të atit. Rezulton që ajo, edhe pse me fuqi okulte, është ndierë potenciali­sht e cenuar vetëm nga Ismail Kadare, Mehmet Shehu e Sokoli me familje. Ndaj, si të mos ia ketë vlejtur lufta ime për të vërtetën kombëtare?! Unë as trembem e as bëhem më e guximshme, se çështja është tashmë më e madhe se unë. Ajo më dikton mua aq shumë sa në mungesën time, ( përjashto familjen dhe miqtë e afërt) do ta vazhdojnë shqiptarë si unë, me informacio­ne të mëtejshme përtej domosdoshm­ërisë për etikë, që deri diku më ka bërë të rezervuar.

 ??  ?? Liliana Hoxha me Enver Hoxhën
Liliana Hoxha me Enver Hoxhën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania