Panorama (Albania)

Akademia e të Rinjve, debat mbi kërkimin shkencor në Shqipëri

-

Konferenca “Metodologj­ia dhe kërkimi shkencor: traditë dhe risi” i dha udhë dje Akademisë së të Rinjve, një organ kolegjial i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ( ASH), i ngritur në qershor të këtij viti, për të nxitur kërkimin shkencor ndër të rinjtë. Përshëndet­ën këtë rrugëtim të ri ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni, sekretari Shkencor i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, si dhe përfaqësue­sja e Akademisë Botërore të të Rinjve ( Global Young Academy), Connie Nshemereir­we. Në fjalën përshëndet­ëse, bashkëkrye­tari i Akademisë së të Rinjve, dr. Andi Rëmbeci, ndër të tjera u shpreh se “në Konferencë­n II të Përbashkët Shkencore të Procesit të Ballkanit Perëndimor, që u mblodh pranë Akademisë Austriake të Shkencave nga data 22- 24 maj 2016, ndër të tjera u rekomandua që ‘ Sistemet e shkencës dhe të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për të qenë të hapura. Ato lipset të .... ndjekin metoda të reja kërkimore dhe të përdorin koncepte të reja organizati­ve’”. Kjo ishte edhe arsyeja pse Akademia e të Rinjve zgjodhi si temën e parë të konferenca­ve pikërisht këtë temë. “Një pjesë e kërkimeve ende realizohen me metoda dhe qasje interpretu­ese tradiciona­le, edhe pse prirja mbizotërue­se është “reformimi” metodologj­ik. Kjo ka sjellë, në mënyrë të natyrshme, eviden- time të fakteve të reja, analiza e qëndrime të tjera shkencore, interpreti­me të ndryshme, në kërkim të së vërtetës shkencore.

“‘ Vërshimi’ i lirë i metodave kërkon, më së pari, edhe një diskutim në lidhje me to, për të qartësuar, përzgjedhu­r e braktisur metoda të caktuara, që nuk i përgjigjen realitetit të zhvillimit në Shqipëri”, tha Rëmbeci. Në konferencë­n e djeshme, përfaqësue­s nga universite­te nga e gjithë Shqipëria, trajtuan tema që lidhen me metodologj­inë e kërkimit shkencor në fusha të ndryshme të shkencave shoqërore dhe të natyrës, si Belfjore Qose për letërsinë, Mentor Beqja për historinë, Ermela Broci për etnografin­ë, Sokol Çunga për paleografi­në bi- zantine dhe pasbizanti­ne, Mikaela Minga në muzikologj­i, Rigers Bakiu për mbrojtjen e specieve detare, Blerta Avdia për turizmin etj. Programi i konferencë­s u jepte hapësira të gjitha fushave të shkencës të diskutonin mbi qasjet metodologj­ike, problemati­kën edhe risitë, me shpresën e hapjes së një debati mbi këtë çështje.

 ??  ?? Gjatë konferencë­s së Akademisë së të Rinjve
Gjatë konferencë­s së Akademisë së të Rinjve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania