Panorama (Albania)

Deputeti i propozon të dashurit në Parlament

-

Në pritje të legalizimi­t të martesës së të njëjtit seks në Australi, një ligjvënës 37- vjeçar që debatonte çështjen në Dhomën e Përfaqësue­sve, e ktheu diskutimin në personal, duke iu drejtuar partnerit të tij me propozimin martesor. Tim Wilson, anëtar i Partisë Liberale, po fliste të hënën në një projektlig­j që kishte për qëllim lejimin për martesat e të njëjtit seks, një hap që ka fituar mbështetje të gjerë nga votuesit në atë vend. Gjatë fjalimit të tij, Wilson tha se debati i martesës mes personave të të njëjtit seks ka qenë fonogrami ndaj marrëdhëni­eve të tij me partnerin e tij të vjetër, Ryan Bolger, një mësues 33- vjeçar. “Ne të dy e dimë se kjo çështje nuk është arsyeja që na përfshiu në politikë; na japin reformën e taksave çdo ditë”, tha Wilson. “Por në fjalimin tim të parë, unë e përcaktova lidhjen tonë nga unazat që qëndrojnë në të dyja duart tona të majta dhe ato janë përgjigje për një pyetje që nuk mund ta bëjmë”, tha Wilson, duke iu referuar propozimit për martesë. “Pra, mbetet vetëm një gjë për të bërë”, tha ai dhe faqet iu skuqën, dhe zëri po i dridhej. Wilson emocional u kthye nga partneri i tij, i cili ishte i qeshur dhe u ul në galerinë publike: “Ryan Patrick Bolger, a do të martohesh me mua?”, Bolger dha përgjigjen e tij: “Po!”. Pasoi një përqafim mes tyre dhe duartrokit­je të forta. Legjislaci­oni u fut të hënën në Dhomën e Përfaqësue­sve dhe pritet të kalojë. Është një projektlig­j që mbështetet nga shumica e australian­ëve. Rreth 80 për qind e votuesve të mundshëm u përgjigjën në një anketë kombëtare postare më parë këtë muaj, me më shumë se 61 për qind duke thënë “po”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania