Panorama (Albania)

Koreja e Veriut provokon me transportu­esit e raketave

Nisi stërvitja SHBA- Kore e Jugut, Peniani: Do ta paguajnë shtrenjtë

-

Me gjithë tensionet e larta dhe kërcënimin real për nisjen e një lufte nukleare, Koreja e Veriut nuk po jep asnjë shenjë tërheqjeje, edhe pse kundërshta­ri i saj më i madh është SHBA shumë më të fuqishme.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong- un, ka vizituar një fabrikë prodhimi gomash pasi testoi me sukses një raketë balistike javën e kaluar, një vizitë, që u duk si një mënyrë e çuditshme për të festuar. Por gomat ishin për një transportu­es gjigant raketash, TEL apo mjeti transportu­es dhe hedhës elektrik i raketave të mëdha. Vizita ishte tregues se ky vend nuk ka ndërmend të ndalet ndaj testimit apo përdorimit më të rrezikshëm të raketave balistike ndërkontin­entale, një rrezik për vendet fqinje apo edhe më larg, të gjitha vendet që Koreja e Veriut i konsideron armike. Peniani deklaroi fitoren ndaj programit të saj nuklear dhe ka premtuar “hakmarrje të pamëshirsh­me kundër “Presidenti­t të pamend Trump”, ndërkohë që ka nisur stërvitja e përbashkët ushtarake ajrore SHBA– Kore e Jugut.

Qindra avionë, duke përfshirë dy të fshehtë, ishin pjesë e një stërvitjej­e të madhe të hënën, kur Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën stërvitjen më të madhe ajrore të ushtrive të tyre. Lojërat e luftës vijnë një javë pasi Koreja e Veriut provoi me raketën e saj më të fuqishme një raketë balistike ndërkontin­entale, që mund të jetë në gjendje të prekë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Stërvitja pesëdi- tore ka për qëllim të përmirësoj­ë aftësitë luftarake ajrore të aleatëve në kohë lufte, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut. Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë dërguar pajisje të mëdha strategjik­e ushtarake, që përf- shijnë gjashtë avionë luftarakë F- 22 dhe 18 avionë F- 35, për stërvitjen vjetore në gadishulli­n korean. Rreth 12,000 ushtarakë amerikanë po marrin pjesë në këtë stërvitje. Disa media vendase raportojnë se bombardues­it B- 1B, gjithash- tu, do të bashkohen me stërvitjet ajrore, por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë. Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se stërvitja e përbashkët e shtyn gadishulli­n korean në prag të luftës bërthamore dhe se kjo është provë se SHBA po përgjërohe­t për një konflikt bërthamor. Zyrtarët në Korenë e Veriut thanë se “Peniani do të konsideroj­ë seriozisht kundërmasa­t ndaj stërvitjes dhe SHBA e Koreja e Jugut do ta paguajnë shtrenjtë provokimin e tyre.”

 ??  ?? Mjeti që transporto­n raketën Hwasong- 15
Mjeti që transporto­n raketën Hwasong- 15

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania