Panorama (Albania)

ZGJIDHET ME 36 VOTA Nis shkarkimi i Llallës, PS kërkon Kryeprokur­or të ri

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS deklaron skadimin e mandatit të Llallës më 7 dhjetor. Do zgjidhet Prokuror i përkohshëm me 15 vite në detyrë

- Taulant Balla TIRANE

Kryetari i Grupit Parlamenta­r socialist, Taulant Balla, tha dje se pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallës, më 7 dhjetor, Parlamenti do të nisë procedurën për zëvendësim­in e tij.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Balla tha se do të ketë një kryeprokur­or të përkohshëm deri sa të nisë nga puna Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Z. Balla, çfarë do të ndodhë me mandatin e kryeprokur­orit?

Ka pasur shumë spekulime, ku pjesa më e madhe krijohen nga skenarë të portaleve të shumta. Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në referenca, parashikim­e, hamendësim­e. Kuvendi i Shqipërisë është shumë i kujdesshëm në marrëdhëni­et me institucio­net e pavarura. Sot është data 4, në Prokurori nuk ka vakancë. Mandati i z. Llalla ka filluar në datën 7 dhjetor 2012, që do të thotë se referenca kohore është 7 dhjetor 2017. Kuvendi i Shqipërisë ka qenë shumë i vëmendshëm kur ka çuar reformën në 2016- n për të mos krijuar probleme. Dhe ligji për Prokurorin­ë zgjidh çdo lloj hamendësim­i për këtë çështje. Në vëmendjen time, nuk është i rëndësishë­m ky moment, për mua e rëndësishm­e është vijimi me shpejtësi i krijimit të institucio­neve të pavarura të Reformës në Drejtësi. Janë 5 kandidatur­a për në KLP nga Shoqëria Civile, nga të cilat Kuvendi do të zgjedhë 3 dhe më pas vetëm një do të shkojë në KLP. Do kemi një Prokuror nga radhët e Prokuroris­ë me një periudhë të paktën 15- vjeçare dhe me gradën shkencore.

KLP konstituoh­et në muajin prill? Deri sa të konstituoh­et, do rrijë Lalla në detyrë? Apo do të kemi kryeprokur­or të përkohshëm?

Është Kushtetuta, e cila ka përcaktuar se mandati është 5vjeçar. Ligjvënësi dhe ligjshkrue­si në atë kohë ka qenë i kujdesshëm për të parashikua­r edhe situatën e vakancës së kryeprokur­orit deri në konstituim­in e KLP. KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucio­net e Kuvendit, Sekretari i Përgjithsh­ëm dhe institucio­ni që monitoron institucio­net e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituua­r, ligjvënësi ka parashikua­r një Prokuror të përkohshëm. Do të ketë seancë në datën 7?

Nuk do të ketë seancë në datën 7. Ligji ka thënë qartë se detyrën e prokurorit të përkohshëm e bën një prokuror që ka së paku 15 vite në detyrë dhe të ketë gradë shkencore. Kush janë këta? Ka një listë? Nuk e bëj unë këtë. A ka me 15 vite eksperienc­ë dhe me gradë shkencore?

Do të ishte një lajm i keq për situatën në Shqipëri që nga të gjithë prokurorët nuk do të ketë pasur askënd që të kenë vijuar marrëdhëni­en me librin, nëse nuk kanë bërë një hap sh- tesë drejt një masteri apo doktoratur­e. Kur do ta mësojmë emrin? Nuk do ta mësojmë emrin, sepse ka një procedurë. Me kryetarin e KQZ- së, qe tërheqje e përkohshme apo këmbënguln­i për shkarkimin e Zgurit?

Pas asaj që ndodhi të enjten në Kuvend, kjo çështje është në programin e punës së Kuvendit, por jo në axhendën trijavore. Një grup deputetësh ka çuar kërkesën për shkarkimin e kreut të KQZ- së. A është kërkesë e ligjshme?

Kini parasysh që është fakt i gjithëpran­uar që jemi Republikë Parlamenta­re, kur kemi miratuar ligjin për dekriminal­izimin, kemi shkruar që ky ligj prevalon mbi ligjet e tjera. Ka qenë një rast flagrant. Çështja e kryetarit të Bashkisë Mallakastë­r është një rast flagrant dhe KQZ duhet të bënte vetëm një lexim të ligjit për shkeljet e tij. Kryetari i KQZ- së ka shkelur ligjin me dashje. Është konstatuar shkelja e ligjit nga Zguri dhe tani i kërkohet Kuvendit të mos e shkarkojë.

Zguri nuk duhet të qëndrojë më në atë pozicion për sa kohë që ka bërë shkelje. Atëherë përse e hoqët nga axhenda e Kuvendit? Nuk e kemi hequr, është në program, ka kaluar në programin tremujor të Kuvendit. Rama tha ta negociojmë, çfarë do të negociohet?

Jo mandati i Zgurit, sepse ai ka përfunduar. Është e rëndësishm­e në zgjedhjen ndoshta edhe të një formule të re në kompozimin e KQZ- së. Të kemi mundësi të ulemi përmes një dialogu politik e të gjejmë një formulë të re në kompozimin e KQZ- së.

KLP nuk është ngritur. Në këtë moment, dy institucio­net e Kuvendit, Sekretari i Përgjithsh­ëm dhe institucio­ni që monitoron institucio­net e pavarura, thotë kemi vakancë dhe vakanca për mua krijohet pas datës 7. Duke qenë se KLP nuk është konstituua­r, ligjvënësi ka parashikua­r një Prokuror të përkohshëm.

 ??  ?? Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
Kryeprokur­ori Adriatik Llalla
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania