Panorama (Albania)

Liliana Hoxha: Mehmet Shehun e vranë, si i ruan Nexhmija letrat e dashurisë me Fiqiretin dhe djemtë

INTERVISTE/ NUSJA E DJALIT TE DIKTATORIT: NEXHMIJA KA DOSJE SEKRETE PER KADARENE. Ç’ME THA ENVERI PAS “VETEVRASJE­S” SE MEHMETIT

- Liliana Hoxha

Vijon nga numri i djeshëm

Tashmë, publiciste e njohur, zonja Hoxha ka botuar dhe dy libra, “Tanët” dhe “Pushtimi i brendshëm”, ku ajo tregon marrëdhëni­et e komplikuar­a në familjen Hoxha dhe në Bllokun e drejtuesve të PPSH- së dhe aktiviteti­n agjenturor në Shqipëri. Duke insistuar se Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha punon për interes të UDB- së jugosllave, zonja Hoxha tregon se si u sabotua nga Ramiz Alia hapja e Shqipërisë me Landin e Bavarisë, kur Kryeminist­ër ishte Shtraussi, kur Enver Hoxha ishte ende gjallë. Në lidhje me vdekjen e Kryeminist­rit Mehmet Shehu, zonja Hoxha shprehet se atë e vranë interesat e UDB- së, pasi ishte planifikua­r ndërhyrje ushtarake e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës. Për Enver Hoxhën, vdekja e Mehmet Shehut, e treguar nga goja e nuses së djalit të tij, ishte një gjëmë e madhe, ndërsa për pjesëtarët e tjerë të familjes, Nexhmijen, por dhe djalin tjetër, Ilirin, ajo ishte një ditë gëzimi dhe çlirimi. Liliana Hoxha flet dhe për disa dosje tepër sekrete që Nexhmije Hoxha mbante të fshehura për Ismail Kadarenë, por dhe për Fiqirete dhe Mehmet Shehun, familjen e të cilit partia e internoi dhe e dënoi si armiq të popullit.

Në atë kohë është folur se kanë qenë reforma të ndërmarra nga qeveria dhe kryeminist­ri i asaj kohe, Mehmet Shehu?!

Nuk e di cilën reformë ka ndërmarrë Mehmeti, por asnjëherë pa aprovimin drejtpërsë­drejti të Enverit, që në planifikim­in e reformës. Më duken më shumë thashethem­e abuzive ndaj kryeminist­rit, kur vullneti, gjoja i Enverit, shprehej nëpërmjet Nexhmije Hoxhës e Ramiz Alisë, ndërsa pushtetin nuk mund ta arrinin kurrë pa vrasjen e Mehmet Shehut edhe për interes të UDB- së. E vranë në momentin kritik, kur me urdhër të Enver Hoxhës ishte përgatitur mësymja ushtarake në mbrojtje të Kosovës me strateg Mehmet Shehun. Kështu i hapën rrugën drejt pushtetit Ramizit e Nexhmijes, me pengesë vetëm Enver Hoxhën, edhe ky në trajtim mjekësor vdekjeprur­ës.

Me siguri them që, tufëzimi është ideuar nga Instituti Marksist- Leninist i Nexhmije Hoxhës, nga studiuesi Harrilla Papajorgji sipas modelit sovjetik, ndërkaq punonjës i Institutit dhe anëtar i Komitetit Qendror. Kush mund ta ketë bindur Enverin për këtë reformë, kjo është pyetja e duhur, kur ai, i shqetësuar, më ka thënë: “Si moj Lilianë, a mund të jetojë fshatari pa një pulë?!”

Di shumë shembuj që ajo e mashtronte hapur Enverin edhe në sy tonë, e sigurt prej presionit që na bënte, që nuk mund t’i tregonim Enverit. Por rasti më i rëndësishë­m i sabotimit dhe ndrydhjes së Shqipërisë përfundimi­sht në izolim, ishte çështja Shtraus. I ndodhur krejtësish­t i vetëm në ’ 82, Enver Hoxha vendos të mbështetet te Perëndimi, konkretish­t me Landin e Bavarisë me kryeminist­ër Shtrausin. Pala gjermane ishte e gatshme dhe përshëndet­i iniciativë­n e Enverit për hapjen e Shqipërisë me çdo kusht, pra me lëshime edhe politike. Ramiz Alia ndiqte negociatat. Personalis­ht, unë nxisja bisedën me Enverin duke u mbështetur në lajmet që vinin për këtë temë të bujshme në Agjencinë Telegrafik­e ku unë punoja. Enveri, në prani të Nexhmijes, që nuk i ndahej kurrë, fliste me entuziazëm, por shprehte çudinë që, megjithatë, çështja po vonohej, dhe pse vonohej?! Kur Shtrausi ishte krejtësish­t i gatshëm. Kjo çështje u sabotua nga Ramizi e Nexhmija, teksa Enveri iku nga jeta me këtë plagë në zemër. Qëndrimi zyrtar shqiptar, shumë i vonuar pas vdekjes së E. Hoxhës, ishte: Gjermania jep çikërrima dhe na kërkon të lejojmë fenë. Shtrausi dhe djemtë e tij reaguan duke akuzuar palën shqiptare, drejtuar nga Alia, që ishin bërë pengesë me lloj- lloj sanksiones­h ndaj Gjermanisë deri edhe për reparacion­et e luftës kur sa ishte E. Hoxha gjallë, qëndrimi zyrtar ishte hapje me çdo kusht.

Është shprehur me ju apo me familjarët për rastin e Mehmet Shehut? Çfarë mendonte Enver Hoxha për vrasjen apo vetëvrasje­n e Mehmet Shehut?

Ai na tha mua dhe Sokolit se kjo ishte një gjëmë për Shqipërinë. Unë dhe Sokoli e kemi përjetuar si gjëmë edhe për Enverin. Familjarët e tjerë të Enverit qeshnin, gëzonin. Nexhmija, atë ditë, shkoi në zyrë si pa gjë të keq, ndonëse duhet t’i rinte Enverit afër se ishte shumë i mërzitur nga akti i Mehmetit.

Po raporti sinoptik për Mehmet Shehun, që iu lexua popullit dhe lidhjet e tij me agjenturat e huaja?

Mendoj se Enverit i ofruan shumë argumente, si për të gjitha grupet armiqësore antiparti, të cilat s’mund t’i ndiqte personalis­ht dhe i besonte “partisë”. Siç ndodhi që M. Shehu dogji Beqir Ballukun apo Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha dogjën Kadri Hazbiun. “Partia” i dha informacio­nin Enverit që CIA donte ta helmonte nëpërmjet M. Shehut. Personalis­ht mendoj që Mehmeti këtë gjë nuk do ta bënte kurrë. Me dashje apo pa dashje, Mehmeti e respektont­e Enverin dhe pushtetin pas tij e kishte të sigurt, për më tepër edhe legjitim. Më thellë nuk mund të bëj hipoteza. Gjithsesi, Enveri duhet të thoshte diçka para popullit.

Nuk mendoni se mund të ketë qenë vetëvrasje, siç e kanë argumentua­r disa bashkëpunë­torë të tij, për shkak të karakterit të fortë, nga sedra apo dinjiteti i lënduar?

Edhe kjo ka të bëjë me detyrimin që ta çonin deri aty. Por fakti që Enveri i tha Ramizit natën e mbledhjes së Byrosë: “Mehmeti e mori kritikën dhe duhet ta falim”, ndërkaq që u “vetëvra” me ngut pa ardhur e nesërmja. Gjithashtu, ende pa u gdhirë, agjencia jugosllave e lajmeve, “Tanjug” dërgon lajmin pararendës në favor të autorëve të krimit: “Mehmet Shehu vritet në mbledhjen e Byrosë me armë, në dyluftim me Enver Hoxhën. Syzet e këtij të fundit u mbuluan me gjak”!!

Pra, del qartë se Mehmet Shehut e keqja i ka ardhur, pikërisht nga Ramizi dhe të interesuar­it e tjerë. Retrospekt­ivisht del: Nexhmija paska pasur zakon të ruajë nga koha e komunizmit dokumente nga personalit­etet më të spikatura, që ajo i shihte si rrezik permanent kundërshtu­es të saj. Kaq i fortë ka qenë pushteti i saj nëpërmjet fuqisë kulte ( agjenturat), sa shpjegon heshtjen absolute të gjithkujt për t’u bërë jo vetëm pjesë e kësaj çështjeje, por që Nexhmije Hoxha të mos përmendet kurrë. Kemi vetëm librin “Zonja e zezë” të Fahri Balliut dhe Kadarenë, që e quan Lady Makbeth. Po të vini re, ajo manipulon gjithfarës­h për ruajtje e emrit të saj, që, tek e fundit, në histori të jetojë çka i mbetet si gruaja e Enver Hoxhës. Siç i kam vënë në dukje te libri “Tanët”, kam pasur në dorë dosjen e Kadaresë, më vonë dosjen e Mehmet Shehut, që çuditërish­t na përfshinte dhe mua, Sokolin e fëmijët tanë. Dosje krejtësish­t sekrete të saj, që shprehin profilet e fshehta psikike, por sidomos frikën për t’u mbrojtur nga akuzat që e kriminaliz­ojnë posaçërish­t. Dosja e Kadaresë përmbante letra apo shkrime të tij, me të cilat mund ta luftonte, po qe se ai ngrihej kundër, siç edhe ka ndodhur. Dosja e Mehmetit, në të kundërt, përmbante letërkëmbi­me shumë miqësore e intime midis Enverit e Mehmetit, Nexhmijes e Fiqiretit e të djemve të tij drejtuar Enverit e familjes së tij. T’i ruash këto letërkëmbi­me dashurie kur i ke syrgjynosu­r familjaris­ht, është perversite­ti më i madh që na jep historia e letërsia botërore. Pse?! Në rast se dyshohet personalis­ht për të, siç edhe ka ardhur puna, ajo t’i përdorte, sipas saj, me alibinë qesharake që unë i kam dashur ata. Një fakt ky kaq ogurzi, sa zbeh edhe praninë e letërkëmbi­mit tonë në dosjen e krimit Mehmet Shehu. Aty gjenden letërkëmbi­mi i fëmijëve me ne dhe me Enverin, vlerësime të Enverit për fëmijët dhe mua, foto të mrekullues­hme me Enverin që nuk i kisha parë, shkurtimis­ht gjithçka që tregonte lidhjen tonë të fortë me Enverin. Kjo na bindi më shumë që pse mua dhe Sokolin na larguan jashtë Tirane në vigjilje të vdekjes së tij të papritur.

Enveri na tha mua dhe Sokolit se vdekja e Mehmet Shehut ishte një gjëmë për Shqipërinë. Unë dhe Sokoli e kemi përjetuar si gjëmë edhe për Enverin. Familjarët e tjerë të Enverit qeshnin, gëzonin. Nexhmija, atë ditë, shkoi në zyrë si pa gjë të keq, ndonëse duhet t’i rinte Enverit afër se ishte shumë i mërzitur nga akti i Mehmetit

 ??  ?? PORTRET I NEXHMIJE HOXHES I TITULLUAR “LADY MACBETH” NGA LILIANA HOXHA ( MAJTAS) LILIANA DHE ENVER HOXHA
PORTRET I NEXHMIJE HOXHES I TITULLUAR “LADY MACBETH” NGA LILIANA HOXHA ( MAJTAS) LILIANA DHE ENVER HOXHA
 ??  ?? TRUPI I PAJETE I ISH- KRYEMINIST­RIT MEHMET SHEHU
TRUPI I PAJETE I ISH- KRYEMINIST­RIT MEHMET SHEHU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania