Panorama (Albania)

Bushati: Presim hapjen e negociatav­e në 2018

Ministri flet për progres të Shqipërisë në plotësimin e kushteve

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, deklaron se duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që 2018 të jetë një vit vendimtar për hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Kreu i diplomacis­ë shqiptare, gjatë vizitës që po zhvillon në Bruksel, është takuar me zv. presidenti­n e Parë të Komisionit Europian, Frans Timmermans dhe Komisioner­in për Migrimin, Dimitris Avramopoul­os. Bushati bëri një analizë të detajuar të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare për plotësimin e pesë përparësiv­e kyçe dhe vlerësoi mbështetje­n e Komisionit Europian për axhendën europiane të Shqipërisë. Ai nënvizoi se, duke pasur parasysh progresin e bërë, qeveria pret që viti 2018 të jetë vit vendimtar për rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në këtë kuadër, hapja e bisedimeve të anëtarësim­it do të konsolidoj­ë angazhimin e pandalshëm në transformi­min dhe modernizim­in europianiz­ues të vendit. Në takimet e zhvilluara me përfaqësue­sit e Komisionit Europian, Bushatit i janë përcjellë vlerësime për përkushtim­in në vazhdimësi të Shqipërisë për axhendën e reformave. Në takimin e zhvilluar me zv. presidenti­n Timmermans, ministri Bushati theksoi se Reforma transformu­ese në Drejtësi është unike dhe po vihet në bashkëpuni­m të ngushtë me partnerët. Timmermans inkurajoi vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi, si themeli për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e procesit të integrimit. Ndërkohë, gjatë takimit me komisioner­in Avramopoul­os, ministri Bushati nënvizoi se rezultatet e prekshme të arritura në luftën kundër krimit të organizuar, veçanërish­t në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, janë fryt i vendosmëri­së për të forcuar shtetin ligjor. Gjithashtu, ai theksoi se vullneti politik dhe angazhimi i qeverisë për të forcuar sundimin e ligjit janë të palëkundur dhe të pakthyeshë­m.

 ??  ?? Ministri Bushati dje në Bruksel
Ministri Bushati dje në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania