Panorama (Albania)

Ahmetaj: Rritje ekonomike 4.2%, 260 mijë vende të reja pune

Bregasi: Lehtësimi i procedurav­e dha ndikim pozitiv te biznesi

- TIRANE

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi dje se në katër vjet janë hapur 260 mijë vende të reja pune, ndërsa në zyrat e punës janë 36 mijë vende të lira pune.

Ministri Ahmetaj tha se papunësia në vend është ulur në 13,9 për qind për shkak të rritjes ekonomike, përmirësim­it të klimës së biznesit dhe luftës kundër informalit­etit. Shifrat e punësimit dhe ekonomisë ministri i Financave, Ahmetaj, i paraqiti dje gjatë konferencë­s së zhvilluar nga BiznesAlba­nia dhe Ilo për prezantimi­n e studimit, “Mjedis mundësues për sipërmarrj­e të qndrueshme në Shqipëri” dhe “5 Vështirësi­të kryesore që bizneset hasin në Shqipëri”. ” Lajmi i mirë është se dinamika e tregut të punës u është përgjigjur zhvillimev­e pozitive të ekonomisë shqiptare, si rritjes ekonomike, përmirësim­it të klimës së biznesit dhe betejës kundër informalit­etit. Është bërë e modës që në Shqipëri, edhe statistika­t pozitive të debatohen, por shumëkush e kupton që në finale ekonomia është reflektim pozitiv dhe negativ i perceptime­ve të zhvillimev­e ekonomike individual­e dhe familjare. Në 4 vitet e fundit, shifrat e punësimit kanë qenë tejet inkurajues­e. Duke iu referuar listëpages­ës së Drejtorisë së Tatimeve, në tetor të vitit 2013, numri i të punësuarve ishte 423 mijë. Në tetor të vitit 2017, janë mbi 680 mijë të punësuar në borderonë e tatimeve, pra janë 260 mijë vende pune të reja pune në 4 vite. Rritja është 61 për qind. Deri këtu kemi arritur për shkak të një modeli ekonomik dhe betejës kundër informalit­etit. Papunësia është 13,9 për qind dhe zbritëm nga 17,2 për qind që ishte. Pra, për herë të parë, papunësia, në 27 vjet, zbret në nivel 1 shifror. Për 10- mujorin e vitit 2017 janë të raportuara nga zyrat e punës 36 mijë vende të lira pune, ku sipërmarrj­a kërkon profesioni­stë”, tha Ahmetaj. Ministri i Financave, Ahmetaj tha se vitin e ardhshëm rritja ekonomike parashikoh­et 4,2 për qind. “Sipas parashikim­eve tona, vitin e ardhshëm ekonomia shqiptare do të rritet 4,2 për qind. Ritmi i rritjes ekonomike ka ardhur i qëndrueshë­m vit pas viti. Politikat tona fiskale kanë nxitur rritjen ekonomike dhe konsolidim­in. Synimi ynë është të shkojmë një hap më tej në zhvillim e qëndrueshë­m të rritjes ekonomike dhe gjithëpërf­shirëse, që garanton rritjen e punësimit dhe produktivi­tetit në punë”, u shpreh Ahmetaj.

BREGASI Presidenti i “BiznesAlba­nia”, Luan Bregasi, tha se lehtësimi i procedurav­e ka ndikuar pozitivish­t në klimën e biznesit. “Biznesi është ndjerë mirë me qeverinë ‘ Rama’ në mandatin e parë dhe treguesit e mandatit të dytë duken që janë pozitivë. Paketa e përmirësim­it të procedurav­e tatimore dhe doganore në fund të vitit 2016, ka krijuar një marrëdhëni­e relaksuese mes sipërmarrj­es, administra­tës tatimore dhe doganore. Nga 46 propozime që bëri sipërmarrj­a private për të përmirësua­r klimën e të bërit biznes në Shqipëri, pothuajse 43 nga këto propozime u bënë pjesë e procedurës tatimore”, tha Bregasi. Për studimin e prezantuar, presidenti i “BiznesAlba­nia” tha se evidenton edhe 5 probleme, të cilat do të ndihmojnë për të rritur më shumë eficiencën e administra­tës, për një klimë më të konkurrues­hme në treg dhe për një përputhje më të mirë të kërkesave të tregut të brendshëm me shkollat e arsimit profesiona­l. Ministri Arben Ahmetaj e vlerësoi studimin si një përpjekje shumë frytdhënës­e për administra­tën, për përmirësua­r qëndrimet dhe procedurat administra­tive e politikat.

 ??  ?? Ahmetaj e Bregasi, dje gjatë prezantimi­t
Ahmetaj e Bregasi, dje gjatë prezantimi­t
 ??  ?? Ministri Ahmetaj dhe presidenti i “BiznesAlba­nia”, Bregasi, dje gjatë konferencë­s
Ministri Ahmetaj dhe presidenti i “BiznesAlba­nia”, Bregasi, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania