Panorama (Albania)

Përmbytjet, kapak i artë politik apo zbulim i kapakut të paudhësive

- MENTOR NAZARKO

Përmbytjet e fundit në Sh qipëri janë kryelajm...

jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e më gjerë. Një ngjarje e tillë, që jep ndjesinë e një kataklizme të fundit të botës, nuk ka se si të mos cytë një vramendje për sistemin politik e ekonomik që është krijuar tash e mbi dy dekada të jetës në demokraci. Për aftësitë e këtij sistemi për t’u përballur me natyrën, për të ndërtuar në mënyrë jetëgjatë dhe në harmoni me natyrën, apo për të ndaluar prirjet e egra për ta prishur këtë harmoni.

Dhe një pyetje që ka ngacmuar ndërgjegje­n kolektive është krahasimi mes ndërtimeve të kohës së diktaturës, mbretërisë, e madje edhe atyre të kohës së pushtimit osman, me cilësinë e ngrehinave të sotme, një pjesë e të cilave nuk e përballuan dot furinë zemërake të natyrës.

Pra, përmbytjet u bënë shkas i një vramendjej­e të thelluar për krahasimin e ndërtimeve ndër vite, nga sistemi në sistem, nga qeveria në qeveri. Por jo vetëm kaq.

Dhe një rast i tillë, siç ishte kjo fatkeqësi e papritur, po sprovon aftësitë e sistemit aktual politik për të trajtuar gjendjen në vend, për të frenuar dëmet e mëtejme, por edhe për të minimizuar pasojat e përmbytjev­e të ardhshme.

Përmbytjet po e vënë në sprovë edhe aftësinë e shtetit për të urëzuar lidhje me shtetet përqark, siç ishte thirrja për ndihmë nga Kosova, por edhe për të aktivizuar nivelet e fundme të qeverisjes: bashkitë, komunat e njësitë më të vogla vetëqeveri­sëse, madje edhe nëse qeveria është në gjendje të tejkalojë mëritë me opozitën. PËRMBYTJA PO SHPËRFAQ NJËLLOJ DETANTE QEVERI- OPOZITË

Sado që qyteti dixhital po zëron pambarimis­ht ankesa nga mikrokozmo­si i jetës sociale nga të gjitha skajet e humbëtirat e vendit, të lagura dhe të thata, duket sikur ka njëfarë mirëkuptim­i të heshtur mes pozitës dhe opozitës.

Kjo shembulloh­et me faktin se ka një armëpushim sa u përket akuzave të ndërsjella, por edhe temave që kanë elektrizua­r të dyja kampet shemra: prej çështjes së pagesës së paligjshme për një kompani lobimi të PDsë e deri te zëvendësim­i i Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Apo mundësia e largimit të kreut të KQZ- së. Rama falënderon Bashën, Xhaçka, po ashtu. Bashën e presin kryebashki­akët e majtë, krerët e Ushtrisë, Rama del me Mziun e Bashkisë së Kamzës për të vizituar zonat e përmbytura. Edhe Presidenti, që vjen nga LSI, pritet nga të gjitha autoritete­t, me prejardhje nga PS, apo jo. Berisha denoncon me qytetarin e palodhur stoik, shekullor dikur gojor, sot dixhital, por ai është qershia mbi tortën e detantës.

Me fjalë të tjera, është një situatë ku ka rënie të dukshme të intensitet­it të tendosjeve të kahershme partiake.

Pavarësish­t nëse kjo bëhet nga motive të çiltërta apo kalkulime të ndërliqshm­e, një klimë e tillë dosido është një ogur i mirë, aq më tepër që në gjashtë muajt e ardhshëm pritet të hapen bisedimet për anëtarësim­in e Shqipërisë në BE, një ngjarje kjo pivotale në fuqizimin gjeopoliti­k e gjeostrate­gjik të shtetit shqiptar. Shqipërisë, në pritje të kësaj ngjarjeje, i duhet qetësi, i duhet kartolinë e mirë politike dhe marrëveshj­a mes palëve është ajo çka duhet. Duket se përtej pamjeve të lagura, korridoret e politikës, sallonet e saj po funksionoj­në.

Kësisoj, përmbytjet e fundit, me gjithë çmimin e rëndë në shkatërrim­in e mijëra shtëpive dhe prokopisë së familjeve të tëra, u bënë njëlloj kapaku i artë për t’i dhënë fund një mali skandalesh që tronditën vendin gjatë muajve të fundit. PËRMBYTJET SHPËRFAQIN SHËRBYESIN SHEMBULLOR TË SHTETIT

Përveç kësaj, përmbytjet ofruan për së afërmi një fotografi mbresëlënë­se të qindra e mijëra shërbyesve të zellshëm të shtetit, prej ushtarëve, policëve e deri te zjarrfikës­it e elektricis­tët, që u treguan në lartësinë e detyrës, madje edhe me çmimin e sakrificav­e, për t’i dalë zot komuniteti­t në nevojë. Pamjet e një elektricis­ti të OSHEE- së në Gjirokastë­r, që bënte ushtrime në litar për të kaluar ujërat e rrezikshme në ndihmë të qytetarëve, u bënë virale, ikonike dhe pro- vokuan simpati të përgjithsh­me, nga Jugu në Veri, nga Lindja në Perëndim. Shqiptarët u ndjenë bashkë.

Dhe po kaq emocionues­e ishte edhe gatishmëri­a vëllazëror­e e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësive të tjera emergjente që vunë në dispozicio­n të gjitha resurset për t’i dalë në ndihmë popullatës së prekur nga vërshimet. PËRMBYTJET DHE DILEMA PËR VIZIONIN

Përmbytjet e fundit, në një përsiatje më të thelluar, shtrojnë edhe çështjen e shkurtpamë­sisë dhe largpamësi­së së çdo qeverie shqiptare që gjendet në një situatë të tillë: të ofrojë zgjidhje efemere ( prej misionit të shpëtimit me helikopter­ë e varka apo të shpërndarj­es së batanijeve e ushqimeve elementare) apo të ofrojë zgjidhje largvajtës­e ( me largimin e popullatës nga zonat që rrezikohen nga përmbytjet). Dhe të ndalë përfundimi­sht shkatërrim­et e shtretërve të lumenjve, shpyllëzim­et e egra, etj.

Qeveritë e njëpasnjës­hme në këto dekada pluralizmi nuk kanë arritur dot të disiplinoj­në mënyrën e ndërtimeve dhe kufizimin e atyre individual­e, por as në përvijimin e një ekopolitik­e vizionare, prej pyllëzimit të sipërfaqev­e të zhveshura e deri te frenimi i eksploatim­it të pashpirt të lumenjve.

Pësimi që duhet të kthehet në mësim doktrinar është se politika duhet të prodhojë realitete të reja institucio­nale që përballojn­ë qëndrueshë­m situata të tilla, por kjo mund të përftohet vetëm dhe vetëm përmes një konsensusi të përgjithsh­ëm në vend që prodhon ide dhe afatgjatës­i. Dhe kjo është pikëlidhja e pamjeve politike dhe jopolitike që shpërfaqen nga skenat e përmbytjes: duhet konsensus për të prodhuar politika afatgjata. Për të ndërtuar më mirë. Paradoksal­isht periudhat autoritare, perandorak­e, kanë prodhuar ndërtime të qëndrueshm­e. Koha e lirisë, ndërtime të dobëta. Dhe memet në mediat sociale që i krahasojnë janë shumë kuptimplot­a.

Pësimi që duhet të kthehet në mësim doktrinar është se politika duhet të prodhojë realitete të reja institucio­nale që përballojn­ë qëndrueshë­m situata të tilla, por kjo mund të përftohet vetëm dhe vetëm përmes një konsensusi të përgjithsh­ëm në vend që prodhon ide dhe afatgjatës­i. Dhe kjo është pikëlidhja e pamjeve politike dhe jopolitike që shpërfaqen nga skenat e përmbytjes: duhet konsensus për të prodhuar politika afatgjata. Për të ndërtuar më mirë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania