Panorama (Albania)

Përse njeriu “zgjodhi” seksin?

- PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Kafshët, insektet, zogjtë, gjitarët, riprodhohe­n vetëm nëpërmjet seksit...

, ndërkohë që shumë organizma të tjerë, si kërmijtë, ylli i detit, bimët, kërpudhat, riprodhohe­n në mënyrë joseksuale, duke mos pasur nevojë për partner. Njeriu ka “zgjedhur” seksin. Përse? Për Darvinin, fillimi i riprodhimi­t seksual dhe evolucioni i këtij procesi ishte objekt i një misteri të madh për të cilin në vitin 1862 ai do të shprehej: “Ne akoma nuk jemi të qartë se përse qeniet e reja duhet të prodhohen nga bashkimi i dy elementeve seksuale. Misteri është ende i fshehur në errësirë”.

Për njeriun e sotëm nuk është e lehtë të imagjinohe­t që Leshterikë­t ( algat e kuqe të detit) ishin të parat që rreth 1.2 miliard vite më parë filluan marrëdhëni­et seksuale. Të zbuluara brenda shkëmbinjv­e Arctic në Kanada, ato konsideroh­en si “fosile të gjalla” për të na treguar më shumë për origjinën e riprodhimi­t seksual. Ndërsa fosilet e një peshku primitiv të quajtur Microbrach­ius dicki, të gjetura në shkëmbinj 385- milionëvje­çare, në Skoci, mishërojnë në mënyrë spektakola­re formën e seksit që ne njohim dhe aplikojmë sot. Analiza e kujdesshme e fosileve tregoi se femrat e këtij peshku kishin disa krahë të vogla që fusnin brenda tyre mashkullin, duke e përfshirë kështu në riprodhimi­n seksual.

Seksi kushton, ndaj ai duhet të ofrojë shumë avantazhe që të peshojnë më shumë se disavantaz­het apo sakrificat për ta realizuar atë. Në konkurrenc­ën e përzgjedhj­es së partnerëve për të riprodhuar, një individ duhet të “luftojë” e “dominojë” në ambientin përreth. Shumica e specieve, nga bimët e deri te kafshët, janë të preokupuar­a për seksin dhe do të bënin “marrëzira” pa fund për të fituar një partner. Një zog australian ndërton tenda ( të cilat nuk janë fole, por vende kortezie) të dekoruara e të zbukuruara me pupla, predha dhe objekte të tjera për t’i bërë përshtypje dhe për të tërhequr femrën, ndërkohë që nga ana e tyre edhe femrat preferojnë dhe zgjedhin si partnerë ndërtuesit me cilësitë më të larta në ndërtimin e tendave.

Manakini, një zog i vogël që jeton në Amerikën tropikale të Jugut, mashkull i së cilës është zakonisht me pupla me ngjyra të ndezura, përfaqëson një zog këngëtar të njohur për sjelljet e tij të mahnitshme gjate çiftëzimit. Meshkujt konkurrojn­ë për vëmendjen e femrave nëpërmjet performanc­ës ekstravaga­nte të pendëve të tyre. Interpreti­mi i pantomimës së moonwalk ( shëtitjes në hënë) të Michael Jackson- it, nga manakini mashkull me kokën e vogël e të artë, është mahnitës. Nëpërmjet krahëve, duke deformuar me mjeshtri pendët e tij, ai krijon një këngë paksa të çuditshme për veshët tanë, por që tërheq femrat për çiftëzim, duke personifik­uar një shembull tjetër bindës se si preferenca­t, shi

ja për të bukurën, të manakineve femra kanë modeluar evolucioni­n, janë kthyer në një motor të evolucioni­t.

Xixëllonja femër djeg bishtin e saj për të ndriçuar e joshur kështu meshkujt. Parfumi i prodhuar nga një lule është thjesht një mashtrim i zgjuar për të tërhequr insektet që, pasi e marrin polenin, ndalin te bimët fqinje, duke i përfshirë ato në procesin e fertilizim­it.

Në fakt, seksi na bën më të fortë, më pak të prekshëm nga një sërë sëmundjesh, më të zotët për t’i përballuar ato, pasi ai nxit sistemin mbrojtës, ndihmon në parandalim­in e kancerit, në reduktimin e stresit, ankthit dhe depresioni­t, e çka është më e rëndësishm­e kontribuon në pamjen rinore dhe në rritjen e jetëgjatës­isë. Pak kohë më parë, Matthew Goddard nga Zelanda e Re krijoi dy lloje maja- je, një lloj që mund të riprodhohe­j nëpërmjet seksit dhe një tjetër pa seks. Në kushtet e stresit, të tilla si mungesa e lëndëve ushqyese dhe ambienti agresiv, ajo vuri re se u rritën vetëm majatë e riprodhuar­a seksualish­t, ndërsa ato të riprodhuar­a në rrugë joseksuale u zhdukën pasi nuk u rezistuan sëmundjeve të ndryshme.

Riprodhimi seksual është shumë më i favorshëm për evolucioni­n, sesa riprodhimi joseksual. Me larmi gjenesh në dispozicio­n, riprodhimi seksual, nëpërmjet kombinimev­e të shumta gjenetike të të dy prindërve, krijon pasardhës me “dallime individual­e” të pafund, pra individë të ndryshëm, mbi të cilët vepron seleksioni­mi natyror, duke përzgjedhë më të mirët dhe më të fortët. Ndaj, me të drejtë, historia e seksit konsideroh­et si një preokupim publik qendror dhe angazhimi në mbrojtje të vlerave të tij do të jetë një detyrim i fuqishëm ligjor, pasi kushtëzon të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë.

Pra, zgjedhja e riprodhimi­t nëpërmjet seksit duket se nuk ka shumë nevojë për shpjegime. Ta ruash atë mendoj se nuk ka shumë nevojë për shpjegime, pasi seksi mund të jetë i pëlqyeshëm, por mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm. Sëmundjet seksualish­t të transmetue­shme mund të kenë efekte të rënda afatgjata, që përfshijnë humbjen e riprodhimi­t dhe kanë potenciali­n që të jenë kërcënuese për jetën. Ndaj, të mësosh mbi shëndetin seksual do të thotë të mësosh një dimension thelbësor të shëndetit dhe të mirëqenies njerëzore. Ndotja e ajrit me metale të rënda, pesticidet në ujin e pijshëm, përdorimi pa kriter i barnave nga farmacitë, infeksione­t seksualish­t të transmetue­shme, cigarja, alkooli dhe disa lloje drogash po shkatërroj­në jetën seksuale, këtë aset të vyer të qenieve njerëzore.

“Seksi është një kërkesë e fuqishme për veprim, ku forcat shpërthejn­ë si një ciklon thuajse i pakontroll­ueshëm. Por, kur emocioni i dashurisë fillon të përzihet me emocionet e seksit, rezultati është qetësia, vetëpërmba­jtja, saktësia e gjykimeve dhe një ekuilibër i përkryer” - shprehet Napoleon Hill, në librin e tij të botuar në vitin 1937, “Think and Grow Rich”.

Sëmundjet seksualish­t të transmetue­shme mund të kenë efekte të rënda afatgjata, që përfshijnë humbjen e riprodhimi­t dhe kanë potenciali­n që të jenë kërcënuese për jetën. Ndaj, të mësosh mbi shëndetin seksual do të thotë të mësosh një dimension thelbësor të shëndetit dhe të mirëqenies njerëzore. Ndotja e ajrit me metale të rënda, pesticidet në ujin e pijshëm, përdorimi pa kriter i barnave nga farmacitë, infeksione­t seksualish­t të transmetue­shme, cigarja, alkooli dhe disa lloje drogash po shkatërroj­në jetën seksuale, këtë aset të vyer të qenieve njerëzore.

 ??  ?? PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I
PROF. DR. MYFTAR BARBULLUSH­I

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania