Panorama (Albania)

Trafik droge në Itali, pranga nënkomisar­it të Fierit

Grupi i strukturua­r trafikoi 2.5 tonë drogë në Ankona

- ERALD DELIU

Një nënkomisar i Policisë së Fierit dyshohet se është organizato­r i një grupi të strukturua­r kriminal, që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Bëhet fjalë për shtetasin Festim Lelaj, i cili është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se është "koka" e grupit që trafikonte drogë me kamion drejt Italisë. Gjithashtu, bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, si pjesëtarë të grupit. Konkretish­t, shtetasit Arbi Mustafa dhe Skënder Siceqa. Këta persona dyshohen se janë pjesë e një grupi të strukturua­r kriminal, që trafikonte drogë në Itali. Grupi u zbulua në janar të këtij viti, ku në Ankona të Italisë, u ndalua një kamion me 2.5 tonë kanabis, që ishte nisur nga Shqipëria përmes Portit të Durrësit. Për atë ngjarje u arrestua shoferi i kamionit, shtetasi Dhimo Koraj. Më pas, më 9 janar, u arrestua edhe organizato­ri i parë i grupit, i cili ndodhet në burg, shtetasi Demo Progonati. Bashkë me të u arrestuan edhe Euron Hoti dhe Malton Lleshi, që janë në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafikun. Burimet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thonë për "Panorama" se, organizato­rët e trafikut janë Progonati dhe nënkomisar­i Lelaj. Ata dyshohen se kanë trafikuar edhe sasi të tjera droge drejt Italisë, kryesisht me kamionë. "Një operacion i Prokuroris­ë për Krime të Rënda përfundoi me ndalimin e disa personave, përfshirë edhe një oficer të lartë policie, i cili konsideroh­et në rolin e organizato­rit, të dyshuar si përgjegjës për trafikimin e 2.5 tonëve lëndë narkotike kanabis nga porti i Durrësit në drejtim të Italisë, ngjarje e ndodhur në janar 2017. Prokuroria për Krimet e Rënda nisi hetimin, pasi autoritete­t italiane në Ankona zbuluan një kamion me lëndën narkotike, i cili drejtohej nga shtetasi shqiptar Dhimo Koraj. Në bazë të informacio­nit fillestar, të përcjellë në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë nga homologët italianë, Prokuroria për Krimet e Rënda zhvilloi hetimin. Bazuar në veprimet procedural­e, deri më tani është arritur të identifiko­hen dhe arrestohen apo ndalohen disa persona, të cilët dyshohen se janë pjesë e këtij grupi të struk- turuar kriminal. Fillimisht, janë arrestuar para pak kohësh shtetasit, Demo Progonati, Euron Hoti dhe Malton Lleshi, të cilët tashmë hetohen me masë e sigurimit arrest në burg. Gjatë hetimit është vendosur caktimi i masës sigurimit arrest në burg për shtetasin Aurel Lazaj, masë, e cila është ekzekutuar para pak ditësh. Ndërkohë, është nxjerrë urdhërndal­imi për shtetasit Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariat­in e Fierit, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa, të cilat janë ekzekutuar nga Policia", shkruan njoftimi i Prokuroris­ë. Nga ana tjetër, Demo Progonati, i dyshuar si organizato­r, nuk e ka pranuar asnjëherë akuzën për trafik droge, si në Gjykatë, ashtu edhe në Prokurori.

 ??  ?? Demo Progonati, një prej të arrestuarv­e si organizato­r i trafikut
Demo Progonati, një prej të arrestuarv­e si organizato­r i trafikut
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Itali, janar 2017
Droga e sekuestrua­r në Itali, janar 2017

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania