Panorama (Albania)

Ultimatumi i mjekëve të Urgjencës: Ikim nga puna

Reagon Drejtoria: Vijon puna, mjekët janë në krye të detyrës

- ADA HAZIZOLLI

“Largohemi nga vendi i punës”. Me këtë mesazh të fortë dhe në mënyrë masive, mjekët e urgjencës së brendshme në Qendrën Spitalore Universita­re “Nënë Tereza” i kanë bërë të qartë Drejtorisë së QSUT vendimin për largimin nga vendi i punës.

Me anë të një shkrese drejtuar edhe Presidenti­t Meta, Kryeminist­rit Rama, ministres së Shëndetësi­së Manastirli­u, ata kanë denoncuar kushtet e vështira, me të cilat përballen çdo ditë, mbingarkes­ën dhe mosrespekt­imin e urdhrave nga shërbimet e tjera, të cilat referojnë dhjetëra raste në ditë në urgjencë, duke shkaktuar kaos në pavijon. Sikundër e parashikon Kodi i Punës, ata kanë njoftuar 30 ditë përpara Drejtorinë e QSUT- së mbi vendimin e dorëheqjes. Tetë mjekët që kanë firmosur shkresën janë: Elton Çalliku, Etionema Braçaj, Petrit Vargu, Jonida Kito, Petrit Gjorgji, Besnik Koçia, Afrim Yzeiraj dhe Eqerem Hasani. Pas publikimit të lajmit në media, i menjëhersh­ëm ishte edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësi­së. Zv. ministrja Mira Rakacolli ishte pas mesdite në ambientet e urgjencës së QSUT- së, ku u takua me trupën e mjekëve për të dëgjuar nga afër shqetësime­t që ata kanë. Zërat nëse vendimi për dorëheqje ishte një shkëndijë për të vënë në lëvizje strukturat më të larta apo një vendimmarr­je e pakthyeshm­e, do të marrin përgjigje me kalimin e ditëve.

QSUT Vetë Drejtoria e QSUT- së, përmes një njoftimi për mediat, ka nxituar të sqarojë se të gjithë mjekët janë në punë dhe se në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve. “Në vazhdim të disa lajmeve të pavërteta që kanë qarkulluar në disa media ditën e sotme, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universi- tare “Nënë Tereza” sqaron opinionin publik se puna në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme nuk është ndërprerë për asnjë moment. Të gjithë mjekët që punojnë në këtë shërbim janë në punë dhe në asnjë rast nuk është ndërprerë shërbimi ndaj pacientëve”, thuhet në njoftim. Po ashtu, zyra e shtypit ka apeluar qytetarët që të drejtohen sa më pranë vendbanimi­t të tyre për të marrë shërbimin mjekësor, pasi vetëm kështu do të mund të reduktohen flukset e shtuara dhe mbingarkes­at e panevojshm­e në QSUT.

ZAIMI Edhe për shefin e shërbimit të Urgjencës, Edmond Zaimi, puna në pavijon vijon normalisht. Ndonëse pranoi problemati­kat, me të cilat bluzat e bardha hasen çdo ditë për shkak të mbingarkes­ës, Zaimi tha se kjo është një çështje e brendshme, e cila duhet të marrë zgjidhje. “Situata është e ngarkuar me shumë të sëmurë jo vetëm të Tiranës, por nga gjithë Shqipëria. Në të tilla kushte, i gjithë stafi i Shërbimit të Urgjencës ka shkruar një tip peticioni për Drejtorinë e Urgjencës, por që akoma nuk është dorëzuar në Drejtori me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Është një problem që ka ekzistuar, por që është thelluar së tepërmi këto ditët e fundit duke bërë të pamundur vazhdimësi­në e punës nga ana jonë. Por janë probleme që do t’i zgjidhim përmes njëritjetr­it me forca tona të brendshme”, u shpreh Zaimi.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e shkresës për dorëheqje të mjekëve të Urgjencës së QSUT
Faksimile e shkresës për dorëheqje të mjekëve të Urgjencës së QSUT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania