Panorama (Albania)

Bushati: Rusia me prani më të madhe, por nuk mund të konkurrojë BE- në

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në një intervistë për gazetën online, “Euobserver”, shprehet se Rusia nuk mund të konkurrojë BE- në si perspektiv­ë për vendet e Ballkanit. “Rusia nuk mund të konkurrojë me BEnë si një shembull tërheqës për Ballkanin Perëndimor, por mund të luajë një rol ‘ pengues’, është shprehur ministri i Jashtëm shqiptar. Në pesë– gjashtë vitet e fundit, kemi parë një prani më të madhe të Rusisë. Por, të jemi të sinqertë, modeli që preferojnë shumica e njerëzve në Ballkanin Perëndimor, është Bashkimi Europian”, u shpreh ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në një intervistë për “Euobserver”. “Nuk kam dijeni për ndonjë politikë që ndiqet nga ndonjë prej fqinjëve tanë, që mund të vërë një pikëpyetje mbi procesin e tyre të anëtarësim­it në BE, siç është një partnerite­ti i veçantë me Rusinë ose një trajtim të veçantë nga Rusia”, shtoi ai. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme tha se, “BE është ‘ shumë më tërheqëse’ si për arsye politike, ashtu edhe për arsye ekonomike”. “Kjo ka të bëjë me mënyrën se si zhvillohet jeta publike [ në Europë], si është shpërndarë pasuria në shoqëri, me të drejtat e njeriut, respektimi­n e pakicave– këto janë normat dhe vlerat që dëshirojmë të zhvillojmë”, vijoi ai. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme u shpreh se ka një ndryshim midis fuqisë së butë ruse dhe masave të tjera. “Ekziston një dallim i qartë për sa i përket pranisë së Rusisë dhe aktiviteti­t të saj pengues në disa vende në lidhje me proceset e Euroatlant­ikut ose të pranimit në BE,” tha ai. Mali i Zi ka akuzuar Rusinë për përpjekjen për të inskenuar një grusht shteti atje, vitin e kaluar, në mënyrë që të pengojë hyrjen e saj në NATO. Me Maqedoninë, e cila gjithashtu po përpiqet t’i bashkohet aleancës perëndimor­e, Bushati tha se një lojë e pandershme nga ana e Rusisë, nuk mund të përjashtoh­ej.

“Ky është një skenar i mundshëm. Kjo nuk do të ishte e papritur,- nënvizoi ai, duke pasur parasysh sjelljen e Rusisë gjatë një krize politike të kohëve të fundit në Maqedoni, kur propaganda ruse u përpoq të ngjallte ndjenjën ndëretnike dhe antiBE.” “Rusia ka qenë mjaft aktive në fqinjin tonë, duke dalë me deklarata politike ( mbi krizën e Maqedonisë) më shpesh se BE- ja”, tha ai. Bushati tha se Shqipëria kishte ende punë për të bërë për krijimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsion­it.

Por ai tha se tashmë Shqipëria ka dëshmuar që është një ‘ kontribuue­se për sigurinë’ në BE, në trajtimin e saj të krizës së migracioni­t dhe në luftën kundër radikalizm­it islamik. Ai, gjithashtu, përmendi faktin që Shqipëria ka qenë anëtare e NATO- s që nga viti 2009, që do të thotë se ajo ka shfaqur “qartësi strategjik­e”. Bushati vuri në dukje se Shqipëria është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme të BE- së, edhe në vendosjen e sanksionev­e ekonomike të BE- së ndaj Rusisë. “Ne kurrë nuk e kemi lejuar veten të ulemi në dy karrige”, tha ai, duke aluduar për Serbinë, një kandidate e BE- së, që bojkotoi sanksionet e BE- së dhe që ka kultivuar lidhje më të ngushta me Rusinë.

 ??  ?? Bushati e Mogherini
Bushati e Mogherini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania