Panorama (Albania)

Basha- Daul: Të hapen bisedimet për anëtarësim

“Kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminaliz­imi i politikës”

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në takimin që pati dje në Bruksel me Presidenti­n e Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, akuzoi qeverinë se po pengon integrimin e vendit përmes mbrojtjes që po i jep krimit dhe kapjes së drejtësisë.

“Pozita e vështirë, në të cilën qeveria e ka vënë Shqipërinë dhe integrimin e saj europian, ishte tema kryesore e takimit.

Kryetari i opozitës ndau me Presidenti­n e PPE, shqetësimi­n se mbrojtja politike, përmes imunitetit parlamenta­r, e ish- ministrit të Brendshëm Tahiri, i akuzuar për trafik ndërkombët­ar droge, dështimi i Policisë për të arrestuar tre ish- drejtues të lartë të saj për të njëjtën dosje droge si dhe përpjekja për të emëruar një Prokuror te Përgjithsh­ëm vetëm me votat e PS, janë veprime të qeverisë për të penguar drejtësinë dhe që minojnë shanset e vendit për integrim europian”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Partisë Demokratik­e. Kreu i PD- së kërkoi një qeveri antimafia dhe Reformë Zgjedhore, që do lejojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Për të avancuar projektin europian të vendit, opozita ka parashtrua­r si zgjidhje politike krijimin e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, do të përgatisë një Reformë të vërtetë Zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kryetari Basha e falënderoi Presidenti­n e PPE- së Joseph Daul, si një nga zërat e parë të Europës, që denoncoi kriminaliz­imin dhe fenomenin e kanabizimi­t të Shqipërisë. Presidenti Daul i garantoi Lulzim Bashës mbështetje të plotë të PPE- së për Partinë Demokratik­e si alternativ­ë qeverisëse”, thuhet në njoftimin e PDsë. Sipas Bashës, BE duhet të nisë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë.

“Kreu i PD tha se interesi më i mirë i shqiptarëv­e, është nisja e bisedimeve për anëtarësim­in në Bashkimin Europian. Kërcënimi dhe pengesa kryesore mbetet kriminaliz­imi i politikës dhe ekonomisë së vendit. Me Presidenti­n Daul u bisedua edhe rreth shqetësimi­t të shumë vendeve anëtare të Bashkimit Europian në drejtim të hapave që vendi ynë duhet të ndërmarrë kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it. Rezultatet në luftën kundër krimit, drogës dhe korrupsion­it konsideroh­en si kushte të patejkalue­shme për integrimin europian të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Basha e Daul në Bruksel
Basha e Daul në Bruksel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania