Panorama (Albania)

Juncker: Të impresionu­ar nga progresi

“Nëse ecet kështu në 6 muaj, do rekomandoj­më hapjen e negociatav­e”

- ARISTIR LUMEZI

Presidenti e Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker, u shpreh i impresionu­ar nga progresi që ka bërë qeveria shqiptare, kryesisht me Reformën në Drejtësi.

Pas takimit me Kryeminist­rin Rama, kreu i KE- së tha se nëse vijon kjo ecuri e reformave, do të rekomandoh­et nisja e negociatav­e për anëtarësim e Shqipërisë. “Ne si Komision jemi shumë të impresionu­ar me progresin që ka bërë Shqipëria në fusha të ndryshme, kryesisht për sa i përket Reformës në sistemin e Drejtësisë. Ne lavdërojnë përpjekjet e Kryeminist­rit për të luftuar korrupsion­in në mënyrën më të mirë të mundshme dhe është bërë një progres domethënës në këtë drejtim. Si përfundim, për ato që po ndodhin në vend, që u shtohen atyre që janë bërë, ne jemi shumë të lumtur me çfarë po ndodh në Shqipëri. Nëse bëhet progres i mëtejshëm gjatë gjashtë muajve në vijim dhe mendojmë që do të bëhet progres dhe më tej, synoj që t’i propozoj Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare hapjen e negociatav­e, por kjo do të varet nga progresi i reformave në muajt që vijnë. Jam besimplotë se kjo do të ndodhë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Juncker gjatë konferencë­s së përbashkët me Kryeminist­rin Rama. Nga ana e tij, Kryeminist­ri Rama tha se rezultatet e punës së qever- isë së tij kanë marrë konfirmimi­n zyrtar të Brukselit. “Për mua është krenari që erdha sot, në Bruksel, me rezultate të prekshme, të konfirmuar­a nga të gjithë ju. Ajo çfarë mund të them në fund është se largohem nga Brukseli me bindjen që edhe më shumë rezultate të prekshme duhet të vijojnë. Sfida është tashmë një sfidë e përbashkët dhe jam i sigurt që opinioni publik në Shqipëri do ta kuptojë saktësisht mesazhin tuaj, që ka të bëjë me një proces të bazuar në meritë dhe ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor si i tillë, që të bëhet pjesë në të ardhmen e kësaj familjeje të madhe, por përmes reformave dhe rezultatev­e”, tha Rama. Kreu i Komisionit të KE- së tha dje se do të vizitojë Shqipërinë vitin e ardhshëm.

AKUZAT Të pyetur për komentet e mediave europiane për rritjen e kriminalit­etit nga ana e shqiptarëv­e në disa vende të BE- së, kreu i Komisionit Europian Juncker i cilësoi ato lojëra të mediave, ndërsa këmbënguli të cilësonte reformat e qeverisë shqiptare.

“Do t’ju këshilloja që të mos citoni gazetat dhe gazetarët, sepse kjo është loja midis gazetarëve. Dikush shkruan, një tjetër i citon, një i tretë i shkruan, një i katërt i kopjon dhe pastaj këto bëhen pjesë e pyetjeve. Ne jemi të impresionu­ar me reformat që janë kryer në Shqipëri, edhe në fushën që ju përmendni”, tha Juncker. Ndërsa Kryeminist­ri Rama u shpreh i habitur se si mediat shqiptare mundohen të merren me lajmin negativ për Shqipërinë.

“Unë nuk mund t’i shtoj asaj çfarë tha Presidenti në raport me shtypin dhe në raport me atë çka cituat. Ka artikuj që mund t’i citosh për keq dhe disa që mund t’i citosh për mirë. Por më bën përshtypje që në këtë mundësi unike që keni, ju prireni që të citoni për keq. Kjo nuk është gjë e mirë, sepse ne vijmë nga i njëjti vend, që është Shqipëria”, tha Kryeminist­ri Rama. Nga ana e tij, kreu i KE- së tha se nuk ka ndonjë diferencim në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. “Dje diskutova me një prej liderëve, pata një diskutim shumë të mirë, ndërkohë dua që Shqipëria në të ardhmen të bashkohet në BE. Jemi pranë pikës ku mund t’i rekomandoj Këshillit hapjen e negociatav­e”, përfundoi Juncker.

 ??  ?? Presidenti e Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker
Presidenti e Komisionit Europian, Jean- Claude Juncker

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania