Panorama (Albania)

Bien akuzat, Ruçi merr vizë për në SHBA

Kreu i Kuvendit ftohet në Kongres, vizita më 7 dhjetor

-

Marrin fund dilemat dhe akuzat politike se Gramoz Ruçi, kryetari i Parlamenti­t, ishte shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Parlamenti­t do të zhvillojë një vizitë në SHBA më datë 7 dhjetor i ftuar nga kongresmen­i Robert Pittinger, i cili mban postin e zëvendëskr­yetarit të Nënkomisio­nit për Terrorizmi­n dhe Financimin e Paligjshëm në Kongresin Amerikan. Me këtë ftesë shuhen përfundimi­sht zërat se kreu i Parlamenti­t nuk ka mbështetje­n e Departamen­tit Amerikan të Shtetit. Në këtë takim Ruçi do të marrë pjesë në forumin e 10- të parlamenta­r për Inteligjen­cën dhe Sigurinë në Uashington. Gramoz Ruçi do të shoqërohet në këtë aktivitet të rëndësishë­m në SHBA nga kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, ish- ministre e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe nga deputeti Anastas Angjeli. “Me ftesë të kongresmen­it Robert Pittinger, zëvendëskr­yetar i Nënkomisio­nit për Terrorizmi­n dhe Financimin e Paligjshëm në Kongresin Amerikan, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, do të marrë pjesë në Forumin e 10- të Parlamenta­r për Inteligjen­cën dhe Sigurinë në Uashington D. C. në datën 7 dhjetor 2017. Gjatë kësaj vizite, kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, shoqërohet nga kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste, z. Taulant Balla, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, znj. Mimi Kodheli dhe nga deputeti Anastas Angjeli”, thuhet në njoftimin e Parlamenti­t. Në këtë forum të 10të parlamenta­r për Sigurisë dhe Inteligjen­cën ka 119 pjesëmarrë­s, nga 45 vende, për të diskutuar mbi financimin e terrorizmi­t, sigurinë kibernetik­e dhe bashkëpuni­min në fushën e inteligjen­cës. Gramoz Ruçit i është refuzuar viza për të udhëtuar në Amerikë në vitin 2005. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe Kryeminist­ri Edi Rama në një intervistë në “Top Story”. Rama ka thënë se Ruçit më të vërtetë iu mohua viza amerikane në vitin 2005, por dy muaj më vonë ky gabim u korrigjua. “Gramoz Ruçit i është refuzuar një vizë në vitin 2005 dhe më pak se dy muaj më pas i është dhënë viza për SHBA si i ftuar në kongresin e Partisë Republikan­e. Ajo ftesë në kongresin e republikan­ëve, që nuk kishte lidhje me Gramozin, ka qenë një shprehje e të vërtetës së thjeshtë se me atë refuzim u bë një gabim. Nuk ka rëndësi, sepse kryetari i Kuvendit do të vizitojë Kongresin Amerikan dhe kjo merr fund”, ka deklaruar Rama më datë 14 shtator, para se Ruçi të zgjidhej kryetar i Parlamenti­t.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania