Panorama (Albania)

Meta do të dekretojë Visho Ajazin si ambasador në NATO

“Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për luftën kundër drogës

-

Visho Ajazi Lika do të jetë ambasadori ri i Shqipërisë në NATO. Dje, Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për lirimin nga detyra të ambasadori­t aktual në NATO, Leonard Demi, të cilit i ka përfunduar mandati katërvjeça­r.

Ndërkohë që burime pranë Presidencë­s bënë të ditur për “Panoramën” se Visho Ajazi Lika, ish- kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, do të jetë ambasadori fuqiplotë i Shqipërisë në NATO. Të njëjtat burime zyrtare sqaruan se dekretimi i Likës në NATO do të ndodhë menjëherë pas paraqitjes se tij në Komisionin e Parlamenta­r të Politikës së Jashtme. Burimet bënë të ditur se “Presidenti Meta beson se z. Lika do ta realizojë me shumë sukses detyrën e tij në NATO”.

DEKORIMI Këtë qëndrim të ri Presidenti Ilir Meta e ka konkretizu­ar duke e dekoruar ish- drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Ajazi është vlerësuar nga Meta për kontributi­n në luftën kundër terrorizmi­t, krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. “Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi më datë 05.12.2017, nr. dekreti 10676, zotit Visho Ajazi Lika, “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacion­in: “Për kontributi­n e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmi­t dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”, thuhet në dekorimin e Presidenti­t Meta. Visho Ajazi Lika është zyrtari që ka marrë tri dekorata gjatë karrierës së tij si drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror. Edhe pse maxhoranca aktuale e ka sulmuar atë prej vitesh, Kryeminist­ri Edi Rama e ka dekoruar në një ceremoni të fshehtë drejtorin e SHISH- it. Ceremonia ndodhi në vitin 2015 dhe Kryeminist­ri Rama ka vlerësuar kontributi­n e Ajazit dhe SHISH- it në luftën kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që në vitin 2016, Ajazi Lika është dekoruar nga ish- Presidenti Bujar Nishani me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Këtë dekoratë, Nishani ia ka akorduar Shërbimit Informativ Shtetëror si institucio­n, por i është dorëzuar Visho Ajazit në një ceremoni të mbajtur të fshehtë për mediat. Në fjalën e tij në Presi- dencë, Bujar Nishani ka vlerësuar rolin e SHISH- it dhe sfidat kundër trafikut të drogës. Asokohe politika ishte përfshirë në një debat për përgjimet me pajisjen IMSI/ Catcher. “Shumica e risive teknologji­ke që shërbejnë për komunikim të shpejtë, për shoqërizim të menjëhersh­ëm të ideve, apo për përhapje planetare të qën- drimeve të caktuara ndaj ngjarjeve dhe fenomeneve, janë në pronësi apo përdorim të të gjithëve. Ende nuk ka, dhe ndoshta edhe për shumë kohë nuk do të ketë një mënyrë që prej tyre të përfitojnë vetëm ‘ të mirët’, ndërsa ‘ të këqijtë’ të mos e kenë këtë akses”, ka thënë Nishani më 4 korrik të vitit 2016.

 ??  ?? Visho Ajazi
Visho Ajazi
 ??  ?? Leonard Demi
Leonard Demi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania