Panorama (Albania)

PS i jep edhe dy ditë afat Llallës, PD: Duan që të fshehin skandalet

Bylykbashi: Ligji nuk zëvendëson Kushtetutë­n, zëvendësim­i vetëm kur vdes Kryeprokur­ori, Manja: Parlamenti do zbatojë procedurën

- FATION BINJAKU

Maxhoranca dhe opozita janë përplasur dje në distancë për zëvendësim­in e Kryeprokur­orit Adriatik Llalla me një prokuror të përkohshëm.

Pas deklaratës së kreut të Grupit të PS- së, Taulant Balla, se pas datës 7 dhjetor vendi do të ketë një prokuror të përkohshëm, këtë pohim e ka bërë edhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. I pyetur nga gazetarët se si do të procedojë shumica pas datës 7, Manja tha se Kuvendi do t’i japë zgjidhje këtij ngrëçi. “Adriatik Llallës i mbaron mandati më 7 dhjetor. Kuvendi do të zbatojë procedurat në zbatim të Kushtetutë­s dhe ligjit. Kuvendi i Shqipërisë do të ketë një përgjigje për këtë situatë të krijuar”, tha Manja, duke mos pranuar të hyjë më në detaje për zgjidhjen që do t’i japë shumica kësaj çështjeje, e cila pritet të shkaktojë përplasje të fortë me opozitën.

PËRGJIGJA Nga ana tjetër, anëtari i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, e ka quajtur qëndrimin e PS- së si tentativë për të shkelur Kushtetutë­n. Sipas tij, Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë është organi i vetëm kushtetues që mund të zgjedhë kryeprokur­orin e ri dhe jo ligji apo memot. “Kushtetuta përcakton Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë si organ që deklaron fundin e mandatit të Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Pra, organi kushtetues i parashikua­r nga Kushtetuta është Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Fakti që kanë lënë boshllëk kushtetues për këtë çështje, është një problem i cili nuk mund të zgjidhet as me deklarata, as me memo dhe as me ndonjë ligj apo rregullore të Kuvendit, sepse është normë kushtetues­e. Është e qartë që qëllimi është kapja e Prokurorit të Përgjithsh­ëm nëpërmjet shfrytëzim­it të këtij boshllëku kushtetues që kanë lënë vetë”, ka thënë de- puteti demokrat. I pyetur për interpreti­min që maxhoranca i ka bërë ligjit organik për Prokurorin­ë, nenit 109 të tij, dhe zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm, Bylykbashi e ka rrëzuar atë me një argument juridik. “Ligji nuk zëvendëson Kushtetutë­n. E dyta, rasti që ju i referoheni, mbarimi i parakohshë­m i mandatit, kur Prokurori i Përgjithsh­ëm jep dorëheqjen, vdes, largohet nga detyra, siç ishte rasti i vetingut, ne nuk jemi në këtë rast. Edhe në rastin e ligjit, përcaktohe­t që merr vendim Kuvendi dhe Kushtetuta është e qartë. Vendimi merret nga Kuvendi me 3/ 5- at e votave. Përfshirë faktin se asnjë kandidat nuk ka kaluar vetingun dhe kjo është një kërkesë themelore, janë të gjitha përpjekje të maxhorancë­s që Prokurori i Përgjithsh­ëm deri më 1 shtator duhej të votohej me 2/ 3- at e Kuvendit, dhe pas datës 1 shtator duhet të jetë me 3/ 5- at, maxhoranca kërkoi ta zgjedhë me 36 vota në Parlament, përfshirë edhe votën e Saimir Tahirit. Qëllimi është që nëpërmjet një Prokurori që venë ata, të mbyllin të gjitha çështjet të cilat përfshijnë jo vetëm skandale të karakterit korruptiv, por edhe skandale të karakterit kriminal, siç është rasti i Tahirit”, ka deklaruar dje deputeti i PD- së.

 ??  ?? Oerd Bylykbashi
Oerd Bylykbashi
 ??  ?? Ulsi Manja
Ulsi Manja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania