Panorama (Albania)

Nuk i dhanë rrogën, tenton të vetëdigjet

-

Ish- punonjësi i një supermarke­ti në Tiranë ka tentuar të vetëdigjet mëngjesin e djeshëm, në shenjë proteste pasi nuk i kishin dhënë rrogën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10: 45, në rrugën dytësore të autostradë­s Tiranë- Durrës, kur Policia është lajmëruar përmes një telefonate në Sallën Operative, për një person që po tentonte të vetëvritej. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariat­it nr. 6, që kanë nisur negociatat me shtetasin me iniciale S. Zh., i cili kishte hipur në tarracën e një ndërtese dhe kërcënonte se do të digjte veten. Burimet thanë se ky person mbante në dorë një bidon plastik të mbushur me benzinë dhe gjatë negociatav­e ka pretenduar se nuk ishte paguar nga pronarja e marketit ku kishte punuar. Kjo ishte arsyeja që ai po protestont­e në këtë mënyrë duke kërcënuar me vetëvrasje. Në këto rrethana, Policia ka lajmëruar edhe ishpunëdhë­nësen e shtetasit S. Zh., e cila ka shkuar në vendngjarj­e dhe ka biseduar edhe vete më të. Policia tha se menjëherë pas negociatav­e, së bashku me pronaren e marketit, shtetasi S. Zh., është bindur që të zbresë pa u lënduar. Mësohet se atij i është premtuar që do i jepeshin paratë që nuk kishte marrë dhe për këtë arsye ka pranuar të zbresë. "Në autostradë­n Tiranë- Durrës, në rrugën dytësore, në tarracën e një marketi, shtetasi S. Zh., ishpunonjë­s në ketë market, ka hipur dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar. Menjëherë, kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas negociatav­e, shtetasi S. Zh është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar", tha dje Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania