Panorama (Albania)

Gruaja në Novoselë: Shpëtuam fëmijët, pajisjet s’bëjnë më

-

NOVOSELE- Në fshatin Fitore në Novoselë, pasojat e përmbytjev­e janë të rënda, sidomos në shtëpitë përdhese. Dëmet nuk janë vetëm në tokat bujqësore, por edhe në brendësi të banesave të tyre, duke filluar që nga pajisjet elektrosht­ëpiake, mobiliet etj., që tashmë janë jashtë përdorimit. Shkurte Kondaj jeton së bashku me bashkëshor­tin dhe fëmijët e saj, 9 dhe 6 vjeç, në një banese përdhese të këtij fshati, në kushtet e një varfërie ekstreme. Uji arriti deri në rreth një metër brenda shtëpisë. Siç ajo shprehet, në momentin e parë të vërshimit, ajo bashkë me të shoqin kanë pasur qëllim vetëm të shpëtonin jetën e fëmijëve. “Ka qenë një tmerr i vërtetë. Rreth orës 05: 30, uji ka vërshuar në shtëpi, ndërsa në momentin e parë, së bashku me bashkëshor­tin, kemi nxituar të largojmë fëmijët. Vetëm për ata kemi menduar, për asgjë tjetër. Pasi i çuam te disa të afërm, u kthyem të shpëtonim ndonjë gjë, por ishte e pamundur. Shtëpia jonë është një katëshe. Jetojmë katër veta në një dhomë, pasi këto janë kushtet tona. Niveli i ujit arriti deri në rreth një metër në brendësi të shtëpisë. Mundoheshi­m së bashku me bashkëshor­tin të largonim ujin, por ishte e pamundur. Tani, frigorifer­i, një sobë që përdornim për gatim janë jashtë funksionit. Edhe një lavatriçe të vjetër që kishim, e hodhëm se nuk punon më”, shprehet mes lotëve banorja e përmbytur. Ajo tregon se uji ka vërshuar edhe në teshat që përdorin për të fjetur, ndërsa një krevat druri që flinin e hodhën sërish pasi thuajse ishte kalbur dhe i hapur tërësisht, edhe si pasojë e përmbytjev­e të mëparshme. “Deri tani nuk ka ardhur askush në shtëpi për të na pyetur apo të shohë dëmet që kemi pësuar në shtëpitë tona”, shprehet ajo më tej.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania