Panorama (Albania)

Liljana Hoxha: Kalo u vetëshpall mjeku personal i Enverit

-

Liliana Hoxha, nusja e Enver Hoxhës, akuzon Ramiz Alinë, Nexhmije Hoxhën dhe mjekun Isuf Kalo si pjesë të komplotit, që nën urdhrat e UDBsë jugosllave vranë përmes ilaçeve Enver Hoxhën, përmes një mjekimi që nisi në 1974- n deri në 1985- n. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, zonja Hoxha akuzon profesor Kalon se ishte ai që i pashoqërua­r udhëtonte jashtë vendit për të blerë ilaçet e zgjedhura për Enver Hoxhën. “Isuf Kalo u dëbua nga Enver Hoxha kur rrezikoi jetën e Sokolit në ‘ 76 për arsye krejt banale, siç është apandesiti. Rreth vitit ‘ 77 risillet me skemë shumë të çuditshme nga vetë Nexhmije Hoxha për të më ndjekur mua për një lodhje të vazhdueshm­e, pasojë e një sëmundjeje endokrine, që ata e dinin mirë, pa qenë në dijeni unë, Sokoli e Enveri. Çka u fsheh në depresion kronik për të vajtur vazhdimish­t në Paris për kurim të posaçëm. Kështu më nxirrnin jashtë loje praktikish­t nëse qe e mundur, por sidomos ishte pistë për të injoruar zërin tim. Gradualish­t, Kalo rikthehet tek Enver Hoxha si diabetolog­u më i specializu­ar në Paris. Për preferencë të Nexhmijes dhe vullnet të tij, vetëquhet mjeku personal, pa dijeni të Enverit, i cili shprehej se nuk donte një të tillë dhe me vetë Kalon tallej për vanitet intelektua­lizmi. Enver Hoxha nuk e ka ditur skemën e mjekimit të tij të organizuar në sekret nga Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha, Isuf Kalo e Sulo Gradeci, gjoja në mbrojtje nga rreziku i Perëndimit, e jo t’i besonte shëndetin e tij Kalos”, shprehet Liliana Hoxha në intervistë­n e saj. Këtë frymë komploti kundër Enver Hoxhës, Liliana Hoxha e ka shprehur edhe në pikturë, duke portretizu­ar disa personazhe që për të tregojnë realitetin e asaj që ndodhte në kupolën më të lartë të shtetit komunist. “Nexhmije Hoxha mbetet prova e gjallë e aktiviteti­t agjenturor, që ka uzurpuar Shqipërinë, qoftë e fundit për nga politikat europiane, që automatiki­sht minimalizo­jnë rolin e tyre. Ndaj, e kam projektuar në art jo si person, por si fenomenin më të rrezikshëm që ka punuar nëndheshëm për vetasimili­min e shqiptariz­mit...

... Ndaj terrorit psikologji­k të vrasjes nëpërmjet mjekimit nga Perëndimi, Enver Hoxha sigurisht që ka qenë dakord me idenë që masat e sigurimit t’ia besojë në parim partisë. Por aksioni “i partisë” konsistont­e me marrjen dorazi të medikament­eve vetëm nga Isuf Kalo, me vajtje- ardhje në Paris domosdoshm­ërisht i vetëm, si i besuari absolut i N. Hoxhës. Sipas Kalos, Gradecit e Nexhmijes një shoqërues i dytë dhe i tretë, siç ishte rregulli absolut diktatoria­l, përveç specifikav­e të sigurimit të drejtpërdr­ejtë të Enver Hoxhës, do të komprometo­nin sekretin e skemës së blerjes së ilaçeve, ndonëse Kalo “shpëtimtar­i” mburrej se i blinte çdo herë në farmaci të ndryshme. Alibi qesharake për mundësinë e autorit të helmimit. Kjo çështje kaq e madhe, që kalonte përmasat e “raison d’etat”, kryhej në formën më anekdotike për t’u besuar së paku parimisht, si skemë sigurimi antiperënd­im”, shprehet Liliana Hoxha në intervistë­n për gazetën “Panorama”.

 ??  ?? Pikturat e Liliana Hoxhës, “Lady Makbeth” dhe “Lëngata Kombëtare”
Pikturat e Liliana Hoxhës, “Lady Makbeth” dhe “Lëngata Kombëtare”
 ??  ??
 ??  ?? Liliana Hoxha
Liliana Hoxha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania